24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. Informatat e evidentuara të bartësit të të dhënave mund të barten dhe ruhen te bartësi

tjetër i të dhënave me kusht që informatat të barten saktësisht dhe plotësisht dhe të

jenë të kapshme gjatë tërë afatit të ruajtjes obligative.

4. Personat të cilët në pajtim me dispozitat doganore janë të obliguar të mbajnë

evidencë, patjetër të njëjtën ta mbajnë në mënyrë e cila mundëson lidhje me

evidencën tatimore dhe evidencën tjetër nga paragrafi (1) i këtij neni.

5. Si evidencë nga paragrafi (4) i këtij neni konsiderohen të gjitha dokumentet doganore

që kanë të bëjnë me atë evidencë.

6. Evidenca duhet të jetë e organizuar dhe e ruajtur, përkatësisht bartësit e të dhënave

duhet të ruhen në mënyra e cila mundëson kontrollin e tyre nga organet doganore. Për

atë qëllim, personat të cilët janë të obliguar të mbajnë evidencë duhet të ofrojnë

ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe sigurimin e arsyetimit të hollësishëm për

formën, organizimin dhe funksionimi i sistemit të llogaritarisë.

Neni16

Të gjitha informatat të cilat sipas natyrës janë të besueshme ose janë fituar në bazë të

besueshmërisë, organi doganor obligohet t’i ruaj si sekret zyrtar. Informatat e

besueshme nuk do të zbulohen nga organi doganor pa pajtimin e personit ose organit

nga i cili të njëjtat janë marrë. Dorëzimi i informatave të besueshme lejohet nëse me

dispozitat në fuqi, për mbrojtjen e të dhënave, organi doganor është i obliguar apo i

autorizuar që ti zbuloj ose ti ofrojë informatat në lidhje me procedurat konkrete

juridike.

Neni 17

1. Personi pjesëmarrës në procedurën doganore obligohet t’i ruajë dokumentet nga neni

14 të këtij ligji për shkak të kontrollit nga ana e autoriteteve doganore, në afatin e

përcaktuar me dispozitat në fuqi, por jo më shkurtë se pesë vjet kalendarikë, pa dallim

te çfarë bartësi i të dhënave të njëjtat gjenden. Afati fillon të llogaritet:

a) në rastet e mallit të lëshuar në qarkullim të lirë përveç rasteve nga pika b) të këtij

paragrafi, ose mallit të deklaruar për eksport, nga dita e fundit e vitit kalendarik në të

cilën është pranuar deklarata doganore për lëshimin e mallit në qarkullim të lirë ose

deklarata doganore për eksport;

b) në rastet e mallit të lëshuar në qarkullim të lirë me aplikimin e detyrime të zvogëluara

ose detyrimeve zero të importit, varësisht nga përdorimit i fundit të saj, nga dita e vitit

të fundit kalendarik në të cilën përfundon mbikëqyrja doganore;

c) në rastet e mallit të lëshuar në procedurat tjera doganore, nga dita e fundit e vitit

kalendarik në të cilën ajo procedurë doganore ka mbaruar;

ç) në rastet kur malli është vendosur në zonën e lirë ose në depo të lirë, nga dita e fundit

të vitit kalendarik në të cilën ajo është nxjerrë nga zona e lirë ose depoja e lirë.

2. Kur me kontrollin nga organi doganore për borxhin doganor konfirmohet se duhet

doemos të bëhet përmirësimi i shkresës së caktuar në evidencë, afati për ruajtjen e

dokumenteve i paraparë në paragrafin (1) të këtij neni vazhdohet për periudhën që

është e mjaftueshme për përmirësimin dhe kontrollin e saj. Dispozitat e këtij ligji nuk

e përjashtojnë zbatimin e dispozitave nga nenit 246 i këtij ligji.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!