24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 156

1) Shuma e detyrimeve të importit e cila paguhet për mallin e vendosura në procedurë të

importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga pagesa e detyrimeve të importit

është 3% nga vlera e detyrimeve që do të paguheshin nëse malli i njëjtë do të lëshohej

në qarkullim të lirë në ditën kur ai mall vendoset në procedurë të importit të

përkohshëm, për çdo muaj ose për një pjesë të muajit kur malli është i vendosur në

procedurë të importit të përkohshëm me lirim të pjesshëm.

2) Shuma e detyrimeve të importit që paguhet, nuk guxon t tejkalon shumën që do ta

paguhej nëse malli lëndor do të lëshohej në qarkullim të lirë në ditën kur është

vendosur në procedurë të importit të përkohshëm, me atë që në këtë shumë nuk hyjnë

kamatat që do të mund të zbatoheshin.

3) Bartja e të drejtave dhe obligimeve që dalin nga procedura për import të përkohshëm

në pajtim me nenit 104 të këtij ligji, nuk do të thotë se lirimi i njëjtë, plotësisht ose

pjesërisht, doemos duhet të zbatohet në çdo periudhë të përdorimit të procedurës që

merret parasysh.

4) Kur bartja nga paragrafi (3) i këtij neni është kryer me lirim të pjesshëm për të dy

personat të cilëve u është lejuar përdorimi i procedurës gjatë muajit të njëjtë,

poseduesi i parë i lejes është përgjegjës për pagesën e shumës së detyrimeve të

importit për tërë muajin.

Neni 157

1) Kur është krijuar borxh doganor për mall nga importi, shuma borxhit të atillë caktohet

në bazë të elementeve për përcaktim të detyrimeve të importit që vlejnë për mallin në

momentin e pranimit të deklaratës doganore për vendosjen e tij në procedurë të

importit të përkohshëm. Kur ajo është e paraparë me dispozitat e caktuara në pajtim

me nenin 154 të këtij ligji, shuma e borxhit përcaktohet në bazë të elementeve për

caktimin e detyrimeve të importit që vlejnë për mallin lëndor në momentin e theksuar

në nenin 230 të këtij ligji.

2) Kur borxhi doganor, për mall i cili është vendosur në procedurë për import të

përkohshëm me lirim të pjesshëm nga pagesa e detyrimeve të importit, është krijuar

nga shkaqet të tjera, e jo për arsye të vendosjes së mallit në procedurë të theksuar,

shuma e borxhit të atillë është e barabartë me dallimin në mes të shumës së

detyrimeve të llogaritura në pajtim me paragrafin (1) të këtij neni dhe shumën e atyre

detyrimeve që paguhen në pajtim me nenin 156 të këtij ligji

E. Eksporti për fisnikërim

1. Dispozita të përgjithshme

Neni 158

1) Me procedurën e eksportit për fisnikërim, organi doganor jep leje për mall të vendit

që të eksportohet përkohësisht nga rajoni doganor që t’i nënshtrohet operacioneve të

fisnikërimit, ndërsa produktet e fituara nga operacionet e atilla të lëshohen në

qarkullim të lirë me liri të plotë ose të pjesshëm nga pagesa e detyrimeve të importit.

2) Për eksportin e përkohshëm të mallit të vendit zbatohen detyrimet e eksportit, masat

të politikës tregtare dhe formalitetet tjera të parapara për eksport dhe nxjerrje të mallit

të vendit nga rajoni doganor.

3) Shprehjet vijuese e kanë domethënien vijuese;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!