24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- Person juridik, i cili në Republikën e Maqedonisë ka të regjistruar selinë në pajtim me

ligjin;

3) “Organ doganor” - është njësia organizative e Drejtorisë doganore e përcaktuar me

ligj, e cila është kompetente për zbatimin e rregullave doganore ose të tjera ku mund

të kryhen të gjitha ose disa nga formalitetet e përcaktuara;

4) “Vendim” – është secili akt zyrtar i miratuar nga organi doganor që ka të bëjë me

rregullat doganore me të cilin rregullohet një rast i caktuar, ndërsa akti i këtillë ka

veprim juridik për një ose më tepër persona konkretë që mund të identifikohen. Me

këtë nocion, mes tjerash, nënkuptohen edhe informatat e obligueshme sipas nenit 11

të këtij ligji.

5) “Status doganor” - është status i mallit, si i vendit ashtu edhe i jashtëm.

6) “Mall i vendit” – është malli:

- I fituar tërësisht në rajonin doganor të Republikës së Maqedonisë me kushte të

përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, në të cilën nuk është futur malli i importuar nga

vendet tjera. Malli i fituar nga malli i lënë në procedurën prolonguese konsiderohet se

nuk ka status të mallit vendas,

- Malli i importuar nga vendet tjera dhe i lëshuar në qarkullim të lirë dhe

- Malli i marrë ose i prodhuar në rajonin doganor të Republikës së Maqedonisë, qoftë

nga malli i shënuar vetëm në alinenë 2 ose nga malli i shënuar në alinetë 1 dhe 2 të

kësaj pike.

7) “Mall i huaj” – është mall që ndryshon nga ai i shënuar në pikën 6 të këtij neni.

Statusin e mallit të huaj do ta fitojë edhe malli i vendit pasi të nxirret nga rajoni

doganor.

8) “Borxh doganor” - është obligimi i personit që ta paguaj shumën e targave importuese

(borxhi doganor gjatë importi) ose shumën e detyrimeve eksportuese (borxhi doganor

gjatë eksportit) që janë të përcaktuara për një mall të caktuar sipas dispozitave të

Republikës së Maqedonisë.

9) “Detyrimet importuese” – janë dogana dhe detyrimet tjera me efekt të njëjtë si

dogana, të cilat paguhen gjatë importit të mallrave.

10) “Detyrimet eksportuese” – janë dogana dhe detyrimet tjera me efekt të njëjtë si

dogana, të cilat paguhen gjatë eksportit të mallit;

11) “Debitor” – është secili person përgjegjës për pagesën e borxhit doganor.

12) “Mbikëqyrje doganore”- janë masat e përgjithshme që i ndërmerr organi doganor për

sigurimin e zbatimit të dispozitave doganore, e kur nevojitet edhe të dispozitave të

tjera, të cilat vlejnë për mallin që është lëndë e mbikëqyrjes doganore;

13) “Kontroll doganor”- është kryerja e veprimeve konkrete siç janë: kontrolli i mallit,

kontrolli i ekzistimit, besueshmërisë dhe saktësisë së dokumenteve, kontrolli i librave

afariste dhe evidencave tjera, kontrolli dhe bastisja e mjeteve transportuese, kontrolli

dhe bastisja e bagazhit personal dhe mallit tjetër që e bartin personat me vete ose në

vete, zbatimi i procedurave zyrtare dhe veprime të tjera të ngjashme në aspektin e

respektimit të dispozitave doganore, e nëse nevojitet edhe të dispozitave të tjera që

vlejnë për mallin që është lëndë e mbikëqyrjes doganore.

14) “Veprimi i lejuar doganor ose përdorimi i mallit” - është:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!