24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

detyrimeve të importit, janë bërë formalitet për lëshimin e mallit në qarkullim të lirë

dhe formalitetet e përcaktuara në nenin 139 nga ky ligj.

3) “Malli në gjendje të pandryshueshme” do të thotë mall i importit i cili në procedurën

e importit për fisnikërim ose në procedurën për përpunim nën kontroll doganor nuk

kanë qenë lëndë e asnjë lloj forme të përpunimit.

Neni 98

Për përdorimin e çfarëdo procedure doganore me efekt ekonomik nevojitet leje nga

organi doganor.

Neni 99

Lejet nga neni 98 dhe 112 paragrafi 1 nga ky ligj i jepen vetëm.

- personave të cilët i ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për zbatimin e drejtë të

veprimeve në procedurë, dhe;

- kur organi doganore mund të bëjë mbikëqyrje dhe përcjellje të procedurës pa nevojë nga

implementimi i aktiviteteve administrative në mënyrë jo proporcionale me dobi

ekonomike nga procedura e lejuar.

Neni 100

1) Leja doemos duhet të përmbajë të gjitha kushtet nën të cilat zbatohet procedura e

lëndës.

2) Poseduesi i lejes është i obliguar që ta lajmërojë organi doganor për të gjitha rrethanat

që ndodhin pas dhënies së lejes së atillë, të cilat mund të ndikojnë për vazhdimin e

vlefshmërisë ose përmbajtjes së saj.

Neni 101

Në rastet nga neni 4 pika 6 alineja 1 fjalia e dytë të këtij ligji të gjitha prodhimet ose

mallrat e përfituara nga malli i vendosur në procedurë të shtyrë llogariten si të

vendosura në procedurën e njëjtë.

Neni 102

1) Autoritetet doganore mund ta kushtëzojnë vendosjen e mallit në procedurë të shtyrë

me depozitimin e garancisë për sigurimin e pagesës së borxhit doganor i cili do të

mund të krijohej në lidhje me mallin.

2) Për procedura të caktuara të shtyra mund të përcaktohen dispozita të posaçme të cilat

kanë të bëjnë me garancinë për sigurimin e pagesës, në pajtim me dispozitat nga neni

257 të këtij ligji.

Neni 103

1) Procedura e shtyrë me efekt ekonomik përfundon kur organi doganor ka miratuar

veprim të ri doganor ose përdorim të mallit:

- për mallin i cili ka qenë i deklaruar në procedurën me efekt ekonomik ose

- prodhimet e fituara

- për nënproduktet e fituara në ndonjë fazë të procedurës me efekt ekonomik.

2) Organi doganor i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për rregullimin e gjendjes me

mallin për të cilën procedura nuk ka mbaruar në pajtim me kushtet e caktuara.

Neni 104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!