24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1) Kur organi doganor pas realizimit të procedurës vendos të kthejë mall nga jashtë të

marrë përkohësisht, kthimin mund ta bëjë vetëm nëse organi doganor të ketë lejuar

një nga veprimet lejuara doganore ose përdorimin e mallit edhe pse eventualisht

borxhi i krijuar doganor është paguar.

2) Borxhi doganor i cili paraqitet në rastin e paragrafin 1 të këtij neni paguhet nga

borxhliu doganor.

Neni 87

1) Malli i cili është marrë në dobi të shtetit sipas dispozitave të këtij ligji sipas rregullit

shitet. Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozim të ministrit të Financave,

mallin e marrë pa pagesë tu a lë organeve shtetërore dhe organizatave humanitare,

nëse bëhet fjalë për sende me vlera historike, arkeologjike, etnografike, kulturore,

artistike, ose vlerë shkencore organit

kompetent për mbrojtjen e monumenteve kulturore.

Përpunimet e duhanit dhe pijeve alkoolike të marrë në dobi të shtetit, sipas

dispozitave të këtij ligji zhduken nën mbikëqyrjen doganore në pajtim me dispozitat

doganore.

2) Malli i cili nuk mund të shitet, respektivisht të përdoret për nevojat shëndetësore,

veterinare, fitosanitar, të sigurisë ose arsyeve tjera të rregulluara me ligj, zhduken nën

mbikëqyrjen doganore në pajtim me dispozitat doganore.

3) Zhdukja e mallit nga paragrafi 2 i këtij neni bëhet në shpenzim të pronarit ose

deklaruesit të mallit. Nëse ato janë të panjohura ose nuk janë të kapshme, zhdukja

bëhet në shpenzim të organit doganor.

4) Mënyrën e shitjes dhe veprimin me mallin nga paragrafi 1 të këtij neni, si dhe për

shpërndarjen e mjeteve të fituara nga shitja i përcakton Qeveria e Republikës së

Maqedonisë.

2. Procedura më të thjeshta

Neni 88

1) Me qëllim që të thjeshtësohen formalitetet dhe procedurat sa më shumë të jetë e

mundshme dhe njëkohësisht të sigurohet mbajtje e rregullt e procedurave, organi

doganor, në mënyrë të përcaktuar me dispozitën nga neni 257 të këtij ligji, lejon:

a) deklarata doganore nga neni 72 të mos përmbaj të dhënat e përmendura në nenin 72

paragrafi 1 nga ky ligj ose të mos i bashkëngjiten disa nga dokumentet deklaratës

doganore nga neni 72 paragrafi 2 nga ky ligj;

b) paraqitjen e dokumentit tregtare ose administrative, bashkërisht me kërkesën për

vendosjen e mallit në procedurë doganore lëndore në vend të deklaratës doganore të

theksuar në nenin 72 nga ky ligj.

c) vendosjen e mallit në procedurën doganore lëndore me regjistrimin në evidencën e

poseduesit të lejes. Në atë rast organi doganor mund të mos kërkoj nga deklaruesi të

vendos mallin në shikim.

Deklarata doganore e thjeshtësuar, dokumenti tregtar ose administrativ ose shënimi në

evidencë duhet t’i përfshijë së paku të dhënat e nevojshme për identifikimin e mallit.

Kur malli regjistrohet në evidencë e poseduesit të lejes, doemos duhet shënohet edhe

data e regjistrimit.

2) Deklaruesi është i obliguar të paraqesë deklaratë plotësuese e cila mund të jetë e

përgjithshme, periodike ose natyrës përmbledhëse, përveç në rastet të cilat

përcaktohen me dispozitën nga neni 257 nga ky ligj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!