24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2) shpenzimet për ngarkim, shkarkim dhe manipulim me transportin e mallit të

importuar deri në vendin e futjes në territorin doganor të Republikës së Maqedonisë.

2. Shtesat në çmimit të vërtetë të paguar ose që duhet paguar, përcaktohen sipas këtij

neni, vetëm në bazë të të dhënave objektive dhe matëse.

3. Gjatë përcaktimit të vlerës doganore nuk do të shtohen kurrfarë shtesash në çmimin e

vërtetë të paguar ose që duhet paguhet, përveç ato që janë paraparë në pajtim me këtë

nen.

4. Në këtë Kre, shprehja me “provizione blerëse” nënkuptohen shpenzimet të cilat

importuesi i ka paguar përfaqësuesit të tij për shërbimet për prezantimin jashtë vendit

gjatë blerjes së mallit që vlerësohet.

5. Me përjashtim të paragrafi (1) pika c) nga ky nen: ;

a) shpenzimet e krijuara për të drejtën e riprodhimit të mallit të importuar në Republikën

e Maqedonisë nuk i shtohet çmimit të vërtetë të paguar ose që duhet të paguhet për

mallin e importuar gjatë përcaktimit të vlerës doganore dhe

b) pagesat e bëra nga blerësi për të drejtën e distribuimit ose rishitjes së mallit të

importuar nuk i shtohet çmimit të vërtetë të paguar ose që duhet paguar për mallin e

importuar nëse pagesa e tillë nuk janë kusht për eksportin të mallit në Republikën e

Maqedonisë.

Neni 36

1. Me kusht, kur në mënyrë të veçantë janë të ndara nga çmimi i vërtetë i paguar ose që

duhet paguar në vlerën doganore nuk futen:

a) shpenzimet për transportin e mallit pas arritjes së saj në vendin e futjes në rajonin

doganor të Republikës së Maqedonisë;

b) shpenzimet për ndërtimin, montimin, puthitje, mirëmbajtjen ose ndihmë teknike, të

krijuara pas importit të aparateve industriale, makinave ose pajisjeve;

c) shpenzimet për interesat, që dalin nga marrëveshje financiare të lidhur me blerësin

dhe të ndërlidhura me blerjen e mallit të importuar, pa marrë parasysh se mallrat a

janë siguruar nga shitësi ose nga një person tjetër, me kusht që marrëveshja financiare

të jetë lidhur në formë të shkruar dhe nëse kjo kërkohet, blerësi të mund të dëshmojë

se;

1) këto mallra janë shitur realisht, me çmimin e deklaruar si çmim i vërtetë i paguar ose

që duhet paguar, dhe

2) shkalla e treguar e interesit nuk e tejkalon nivelin e shkallës së rëndomtë të interesit

për transaksione të tilla edhe atë gjatë kohës kur në vend është lejuar financimi;

ç) shpenzimet për fitimin e të drejtës për riprodhimin e mallit të importuar në Republikën

e Maqedonisë;

d) provizionet blerëse;

e) detyrimet për import ose detyrime tjera që duhen paguar në Republikën e Maqedonisë

gjatë importit ose të shitjes së mallit.

Neni 37

Të gjithë zbritjet e çmimit nuk futen në vlerën doganore, në pajtim me nenin 28 nga

ky ligj, nëse janë marrë vesh para importit të kryer dhe të realizuar në afatin e

kontraktuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!