24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2) Shpenzimet e zakonshme të transportit dhe sigurimit dhe shpenzimeve të tjera lidhur

me transportin dhe sigurimin e bërë në Republikën e Maqedonisë;

3) Shpenzimet e shënuara në nenin 35 paragrafi (1) pika d) e këtij ligji, atje ku zbatohen;

4) Taksave të importit dhe taksave të tjera të cilat paguhen në Republikën e Maqedonisë

gjatë importit ose shitjes së mallit.

b) Nëse as malli i importuar as malli identik ose i ngjashëm i importuar nuk është i

shitur në kohën e njëjtë ose përafërsisht të njëjtë të mallit të importuar i cili

vlerësohet, vlera doganore e mallit që i shtrohet dispozitat nga paragrafit (1) pika a) e

këtij neni, përcaktohet në bazë të çmimit të veçantë me të cilin malli i importuar ose

malli identik apo i njëjtë i importuar është shitur në Republikën e Maqedonisë në

gjendje siç është importuar, në datë më të hershme pas importit të mallit i cili

vlerësohet, por para kalimit të 90 ditëve pas importit të këtillë.

2. Nëse në Republikën e Maqedonisë nuk është shitur malli i importuar ose malli identik

apo i ngjashëm i importuar në atë gjendje siç është importuar, në atë rast, nëse

importuesi këtë e kërkon, vlera doganore do të përcaktohet në bazë të çmimit unik me

të cilën malli i importuar, pas përpunimit të mëtejmë, është shitur në sasi më të madhe

të përgjithshme, personave në Republikën e Maqedonisë që nuk janë të lidhur me

personat prej të cilëve e blejnë mallin, me kusht që gjatë vlerësimit të merret parasysh

vlera e shtuar me përpunim e këtillë dhe zvogëlimet e shënuara në paragrafin (1) pika

a) e këtij neni.

Neni 33

1. Vlera doganore e mallit të importuar sipas dispozitave të këtij neni, përcaktohen në

bazë të vlerës së përllogaritur. Vlera e përllogaritur paraqet shumën e:

a) vlerës së shpenzimeve materiale dhe të prodhimit ose llojeve tjera të përpunimit të

zbatuara në prodhimin e mallit të importuar;

b) shumës së fitimit dhe shpenzimeve të përgjithshme që janë të barabartë me shumën e

cila zakonisht paraqitet gjatë shitjes së mallit të klasës ose llojit të njëjtë, siç është

malli i cili vlerësohet, e të cilat janë bërë nga prodhuesi në vendin eksportues për

eksport në Republikës e Maqedonisë;

c) shumës ose vlerës së të gjitha shpenzimeve të shënuara në nenin 35 paragrafi (1) pika

d) e këtij ligji.

2. Nuk mund të kërkohet e as të detyrohet çdo person i cili nuk është rezident në

Republikën e Maqedonisë të mundësojë inspektimin ose lejojë ofrimin te cilado

llogari ose dokument tjetër për përcaktimin e vlerës përllogaritëse. Organi doganor

mund të kontrollojë të dhënat të cilat janë paraqitur nga prodhuesi i mallit për

përcaktimin e vlerës doganore në pajtim me këtë nen, në një vend tjetër, me pajtim

paraprak nga prodhuesi dhe nën kusht që me kohë të njoftohen organet e venit dhe ato

të mos i kundërshtojnë kontrollit.

Neni 34

1. Nëse vlera doganore e mallit të importuar nuk mund të përcaktohet në bazë të neneve

28, 29, 30, 31, 32 dhe 33 të këtij ligji, ajo përcaktohet në bazë të të dhënave që janë

në disponim në Republikën e Maqedonisë, me përdorimin e mjeteve të arsyeshme që

janë në pajtim me parimet dhe dispozitat që përmbahen në:

- Marrëveshjen për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes së përgjithshme për dogana dhe

tregti nga viti 1994 ;

- neni 7 të Marrëveshjes së përgjithshme për dogana dhe tregti nga viti 1994 dhe;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!