24.12.2014 Views

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

LIGJI DOGANOR KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2) vlerën doganore të mallit identik ose të ngjashëm, të përcaktuar në pajtim me nenin 32

të këtij ligji;

3) vlerën doganore të mallit identik ose të ngjashme të përcaktuar në pajtim me nenin 33

të këtij ligji.

Gjatë zbatimit të kontrolleve paraprake, duhet të merren parasysh ndryshimet e

paraqitura në nivele komerciale, sasitë, elementet e numëruara në nenin 35 të këtij

ligji dhe shpenzimet që bien në llogari të shitësit gjatë shitjes në të cilën shitësi dhe

blerësi nuk janë të lidhur, e të cilët nuk janë paraqitur gjatë shitjes në të cilën shitësi

dhe blerësi janë të lidhur.

c) Kriteret e paraqitura në paragrafin (2) pika b) e këtij neni, zbatohen me kërkesën e

deklaruesit dhe vetëm për nevojat e krahasimit, e jo edhe për zëvendësimin e vlerave.

3. a) Çmimi i vërtetë i paguar ose çmimi që duhet të paguhet është pagesa e plotë që

është kryer ose që duhet të kryhet nga blerësi ndaj ose për interes të shitësit për mallin

e importuar, dhe i përmban të gjitha pagesat që janë kryer ose duhen të kryhen si

kusht për shitjen e mallit të importuar nga blerësi ndaj shitësit ose nga blerësi ndaj

personit tjetër për plotësimin e obligimeve të shitësit. Pagesa nuk duhet gjithmonë të

kryhet me bartjen e parave. Pagesa mund të kryhet përmes akreditivit ose

instrumenteve bartëse, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësim.

b) Aktivitetet, duke përfshirë edhe aktivitetet e marketingut, që i merr blerësi në llogari

të vet, tjera nga ato për të cilat është përcaktuar adaptimi i vlerës në pajtim me neni

35 të këtij ligji, nuk konsiderohen si pagesë me ndërmjetësim ndaj shitësit, edhe pse

mund të konsiderohen se janë me interes për shitësin ose janë ndërmarrë në

marrëveshje me shitësin. Shpenzimet për këto aktivitete nuk i shtohen çmimit që

vërtetë është paguar ose që duhet të paguhet gjatë përcaktimit të vlerës doganore të

mallit të importuar.

Neni 29

1) a) Nëse vlera doganore e mallit të importuar nuk mund të përcaktohet në pajtim me

nenin 28 të këtij ligji, si vlerë doganore konsiderohet vlera e transaksionit të mallit

identik të shitura për eksport në Republikën e Maqedonisë dhe të eksportuara në kohë

të njëjtë ose përafërsisht të njëjtë si malli i cili vlerësohet.

b) Nëse zbatohet ky nen, gjatë përcaktimit të vlerës doganore, përdoret vlera e

transaksionit të mallit identik i cili shitet në nivelin e njëjtë komercial dhe kryesisht

në sasi të njëjtë, si dhe malli i cili vlerësohet. Kur shitja e këtillë nuk është gjetur,

përdoret vlera e transaksionit të mallit të njëjtë e shitur në nivel të ndryshëm

komercial ose sasi të ndryshme, me adaptimin e nevojshëm për shkak të dallimeve në

nivel komercial ose sasior, e me kusht që adaptimi i këtillë mund të kryhet në bazë të

dëshmive prej të cilave del qartë arsyeja dhe saktësia e adaptimit, pa dallim nëse me

adaptimin rritet ose po zvogëlohet vlera.

2) Nëse shpenzimet e shënuara në nenin 35 paragrafi (1) pika d) e këtij ligji janë

përfshirë në vlerën e transaksionit, duhet të bëhet adaptimi për të marrë parasysh

ndryshimet e konsiderueshme të atyre shpenzimeve ndërmjet mallit të importuar dhe

mallit të njëjtë, e të cilat dalin nga largësia e ndryshme dhe lloji i transportit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!