08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

IKONA E NËNË TEREZËS: NËNË NË EMËR TË HYJIT ATË

Një sari, një palë sandale, një kryq i vogël.

Kjo është ikona e Nënë Terezës së Kalkutës

të cilën Papa Gjon Pali II e shpalli të Lume

vetëm gjashtë vjet pas vdekjes, duke

përmbushur kështu dëshirën e miliona

burrave e grave nga të katër anët e botës, që

e patën konsideruar shenjte që më të gjallë.

E quajtën shenjte për bamirësinë e saj,

sepse e kishin parë duke u shërbyer me

dashuri të pakufishme njerëzve më të

papërfillur të botës, në Indi e gjetiu. Por

gjithsesi figura e Nënë Terezës nuk mund të

krahasohet me figurën, sado heroike, të një

përfaqësueseje të Kryqit të Kuq, ose të

"Mjekëve pa kufij". Pikërisht procesi i

lumnimit sqaron pse nuk duhen bërë

thjeshtëzime e as paralelizma të tilla.

Procesi dioqezan i kryeipeshkvisë së

Kalkutës nxori në dritë, përmes dëshmive

dhe letrave, të cilat ajo vetë ia pati drejtuar

atit shpirtëror dhe kryeipeshkvit të Kalkutës,

më shumë përmasën mistike, se sa atë

bamirëse, theksimi i së cilës ndonjëherë

edhe është tepruar. Motra shqiptare, fytyra

e rrudhur e së cilës të kujtonte gjeografinë e

vuajtjes në botë, nuk jetoi si e varfër

ndërmjet të varfërve thjeshtë për t'u

shërbyer njerëzve të braktisur nga shoqëria:

kishte një qëllim më të lartë: të ndiqte

varfërinë e kryqit, të zbatonte një për një

planin hyjnor. Shpirti im është përplot me

dashuri, me gëzimin e papëshkrueshëm të

bashkimit të pandërprerë me dashurinë e

Krishtit. Jezusi nuk më kërkon gjë tjetër,

veçse t'i dhuroj atij vetveten, varfërinë time,

hiçin tim - shkruante.

Për ta kuptuar më mirë ç'u tha më sipër,

tregohet kjo anekdotë: Një gazetari

amerikan, i cili, duke e parë të përkulur, tek

mjekonte plagët e një të gërbuluri, që

kullonin gjak e qelb, i pati thënë se ai nuk do

ta kishte bërë këtë as për një milion dollarë,

Nënë Tereza i qe përgjigjur aty për aty: As

unë nuk do ta bëja kurrë për aq para. Por e

bëj falas për Krishtin!

Diçka të ngjashme i pati thënë Nënë Terezës

dhe motrave të saj një ministër indian:

Bëjmë të njëjtën punë, por me një ndryshim

të vetëm: ne e bëjmë për diçka, ju për Dikë.

Megjithatë, duhet theksuar se misticizmi i

saj nuk është ishull izolimi: përkundrazi, ajo

nuk mbyllet kurrë në vetvete, ia hapë

portën kujtdo, e gatshme për t'i shërbyer

me të gjitha forcat, siç ishte mësuar që në

moshë ende të njomë. Në se nuk e kryen një

gjest bamirësie me dashuri, të lutem, më

mirë mos e bëj fare - i thoshte e ëma. E

akoma: Ti duhet të jesh dora e Provanisë

Hyjnore kur nuk të shikon askush, në mënyrë

që ata të cilët marrin, t'i jenë mirënjohës

Zotit e jo ty. Kështu krahët e saj u bënë

krahët e vetë Zotit e ajo, simbol i dukshëm i

dashurisë së tij. Mori mbi supet e brishta

barrën e rëndë të të gjithë varfanjakëve të

botës, duke e ditur se kështu kënaqte Zotin

e vet. Ky është thelbi i përshpirtërisë së saj,

që i ka themelet në dashurinë e pakufishme

të Atit për të varfrit e të braktisurit, e cila

gjen shprehjen më të lartë në misterin e

Kryqit e të ringjalljes së Krishtit. E kjo është

edhe forca e vërtetë mistike e mësimit që na

lë trashëgim Nënë Tereza. Nënë në emër të

Zotit At! Ajo është krenaria e Kishës dhe

Popullit tonë, të cilën duhet ndjekur, jo

vetëm për bamirësi, por mbi të gjitha

përshpirtëri!

Përgatiti: M Monika Kolmuçaj

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!