08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

Ati është në veprim, duke dhënë të Birin e

vet, me këtë edhe vetveten. Kryqi nuk qe

mbarimi i jetës së Jezusit, as kulmi i veprës

së Tij, por pika qendrore e jetës së Tij.

Drejtimet e brendshme të Kryqit siç

shtjellohen në Besëlidhjen e Re përfshijnë

disa elemente: Në kryq Jezusi u jepet

njerëzve dhe për njerëz ju jepet Hyjit. Po

ashtu në kryq Hyji vepron dhe e jep

vetveten për njerëz. Pra, ne të krishterët

nuk besojmë në Krishtin e vdekur, por të

Ringjallur.

Jezusi mbi ngjalljen e vet

Ungjijtë dëshmojnë mjaftë qartë

mbi ngjalljen e Jezusit. Kryesisht fjalët mbi

ngjalljen i flet vet Krishti. Kur Jezusi një ditë

ende gjendej i shoqëruar nga nxënësit e vet

filloi t`u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet

të pësojë shumë dhe se pleqtë,

kryepriftërinjtë e skribët do ta përbuzin; se

do të vritet dhe se do të ngjallet pas tri

ditësh. Krah. Mk 8,31 – 32; Mt 16, 21- 28;Lk

9,22-27. Fjalët e Jezusit thënë për vdekjen

dhe ngjalljen e vet ishin për nxënësit mjaft

rrëqethëse dhe dëshpëruese. Këta që ende

nuk e kuptonin tërësisht Mësuesin e tyre,

shpresonin edhe në ndonjë mbretëri të re,

ku ata do të zënin vendet e para. Por, mu

këta nxënës të hutuar pas ngjalljes së

Jezusit, mundimet dhe vdekjen e Tij do t`i

kuptojnë si shpërblim dhe jetë. Atëherë do

t`u kujtohet fjala e Jezusit: Unë jam

ringjallja dhe jeta: kush beson në mua, edhe

nëse vdesë do të jetojë. Edhe kush jeton e

beson në mua, nuk do të vdesë askurrë. Gjn

11,25-26.

Ungjijtë ringjalljen na e paraqesin si

ngjarje historike e vepër e kryer nga Hyji.

Ringjallja e ka edhe një domethënie të

kategorisë objektive. d. t. th. çka ka

ndodhur nëpër ringjallje, çka është

ndërruar dhe çfarë realitetesh janë zbuluar.

Në radhë të parë mund të themi se ringjallja

është vetë shpallja e Hyjit. Ringjallja e

Jezusit është vepër kulmore e veprës eshatologjike

të Hyjit. Jezusi na bënë me dije

se kush është Zoti, dhe e zbulon si atë i cili e

përmban jetën dhe vdekjen, qenien dhe

hiçin. Ringjallja e Jezusit ka një karakter

universal dhe është fillimi dhe paradhënia e

ringjalljes së përgjithshme. Jezusi është

pararendës i të vdekurve Krah 1Kor

15,20,Kol 1,18, Vap 26,23, Zbu 1,17. Jezusi

është dera dhe e vetmja rrugë e parajsës.

Qenia e jonë njerëzore ka nevojë gjithnjë e

më tepër t`i bashkëngjitet Jezusit, i cili

është Gurra e jetës sonë në këtë shekull

plotë me lot.

Në emër të Motrave, don Kolës dhe

në emrin tim, të gjithë besimtarëve brenda

dhe jashtë famullisë sonë: Për shumë mot e

me gëzime Pashkët!

Don Albert Demaj

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!