08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

kraharori i Tij rrodhi gjak e ujë – shenjat e

misterit të fesë. Po mos të ishte kjo dashuri,

atëherë me siguri nuk do të kishte as

dashuri mes të fejuarve, as dashuri

bashkëshortore, as dashuri ndaj të

afërmve, as dashuri ndaj armiqve…

Ata të cilët e përqeshën, e rrahën, e

munduan dhe në fund e kryqëzuan,

menduan se me vdekjen e Tij gjithçka u

krye, e hoqën qafësh. Mirëpo, harruan se

dashurinë nuk mund askush ta mbysë,

dashuria nuk mund të vritet. Vdekja e tij

është ngadhënjim i dashurisë. Fitore më e

madhe e cila është korrë ndonjëherë.

Fitore e cila zgjatë dhe jeton, këtë e tha

edhe vet; E unë, kur të jem lartësuar nga

toka, do t'i tërheq tek unë të gjithë njerëzit

/Gj.12.32/. Ky fryt i dashurisë e cila tërheq

u shfaq menjëherë që në Kalvar dhe këtë e

përjetoi po ato momente ai i kryqëzuari

tjetër i cili luti Jezusin ta pranoj në

mbretërinë e tij kur të arrij tek Ati i tij

qiellor, dhe ky fitoi u shpërblye nga

Dashuria me dashuri dhe për dashuri, me

jetë të pasosur në parajsë! Jezusi i tha: Për

të vërtetë po të them:sot do të jesh me mua

në parriz. Kurse, lulëzimi i dashurisë filloi

pikërisht atë moment kur dashuria

ringjallet, le varrin e errët të zbrazët! Pra,

nga ky moment fillon jeta, bota e re, bota e

dashurisë të cilën duhet ta shpallim çdo

moment, në çdo kohë e vend, kështu që

me këtë të na njoh bota se jemi bijtë e

dritës, bijtë e bijat e dashurisë së

përjetshme. Lum ai njeri i cili mund dhe

dëshmon ringjalljen me fjalë dhe vepra

dashurie!

Sa më mirë e përvujtëri që kemi kaluar

kohën e kreshmëve, e që jemi përgatitur

me lutje, pendesë, agjërime duke i mohuar

vetvetes shumëçka për të qenë sa më afër

Jezusit në mundime, Jezusit të përgjakur, aq

më me gëzim dhe lumturi do të ndiejmë,

përjetojmë dhe kremtojmë festën e

ringjalljes sonë shpirtërore - Pashkët!

Edhe në diasporë!

Edhe në diasporë, këtu në Gjermani,

besimtarët tanë përgatitën që sa më mirë të

festojnë Pashkët, por kuptohet jo të gjithë

këtë ditë të madhe të bashkuar në një

Kishë! Mundohemi të jemi së paku

shpirtërisht e me lutje, afër famullisë sonë,

ku festat kanë krejt ngjyrë tjetër, ngjyrë më

të hareshme! Po ata që nuk kanë mundësi

t'i bashkëngjiten gëzimit në famullinë tonë

të dashur, por është më se e vërtetë se me

mallëngjim e nostalgji kujtojnë Pashkët e

përparshme me gjitha traditat cilat

sadopak ende ruhen në familjet tona këtu,

si p.sh. ngjyrosja e vezëve, buka e bekuar

dhe ushqimi etj që përshkojnë festën më të

madhe të Krishterimit dhe mbarë

njerëzimit. Më pas, këtyre ditëve festive,

gjithë urojnë njëri tjetrin, bëhen vizitat

familjare me urime e përgëzime më të

përzemërta… me vetëdije dhe porosi: Jeta

më e fortë se vdekja!

Me këto mendime të shkurtra edhe unë në

emër tim dhe në emër të diasporës tonë në

Hamburg /Gjermani/ nga zemra gjithë

besimtarëve të famullisë Binçës, Urime

Pashkët, për shumë mot!

Marjan Sebaj – Sopi

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!