08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

pushon s'e lari mëkatin e vet me lot të

hidhur; Gjonin, që ngjitet në Kalvar e merr

nën kujdes, plot dashuri, Nënën.

Të tjerët kanë ikur. Por gjithsesi, edhe ata

kanë shkuar të shikojnë ç'do të ndodhë.

Pavarësisht nga ligështia, fati i Krishtit

ishte tepër i lidhur me fatin e tyre. Edhe ata

ishin në Udhën e Kryqit, të ngatërruar mes

turmës, për t'u ruajtur nga rreziqet. E panë

edhe ata, deri në fund të fundit, e shkuan,

me zemër të plasur e shpresa të

copëtuara. Nuk i kujtojnë më profecitë e

Mjeshtrit, që janë avulluar nga mendja e

tyre, e paaftë për të depërtuar në të

mbinatyrshmen. Për ta, ashtu si për

armiqtë, ndonëse në një mënyrë tjetër,

gjithçka ka marrë fund. Vdekja nuk lejon

epilogë.

Mbyllen në shtëpinë mike, që i ka strehuar

herën e fundit së bashku me Jezusin. Juda

ka vdekur. Nuk do t'i spiunojë askush.

Mund ta konsiderojnë veten të sigurt, në

se nuk do të bien në sy. Pastaj, si të ketë

kaluar tronditja e thellë, do të kthehen në

shtëpitë e tyre, larg rreziqeve, në Galile,

për të rifilluar jetën e tyre të paemër, të

pashpresë, në të cilën nuk pritet më asgjë

e jashtëzakonshme.

Përveç dishepujve, ka edhe të tjerë, që

interesohen për Jezusin: Nikodemi e Jozefi

i Arimatesë, të cilët i përkasin shoqërisë së

kamur të Jerusalemit, madje vetë Sinedrit,

që e dënoi Jezusin. Jetuan në hije, nuk i

miratuan metodat e kolegëve, madje edhe

protestuan, gjithnjë me druajtje, pa rënë

shumë në sy. Por tani që ai vdiq, nuk kanë

ç'të humbasin më e dalin haptazi, pa

kurrfarë droje. I bëjnë nderimet e fundit e

pastaj edhe ata shkojnë në punë të vet,

sepse edhe për ta gjithçka ka marrë fund.

Vetëm grupi i vogël i grave nuk dorëzohet.

As ato nuk e mendojnë ringjalljen. Por

kanë një dashuri që s'njeh vdekje e presin

t'u krijohet mundësia për ta shprehur

edhe një herë mbi kufomën e njeriut të

dashur. Edhe ato kthehen në shtëpi; edhe

për ato gjithçka ka marrë fund. E

megjithatë, janë gjithë sy e veshë, në një

pritje, për të cilën u jep të drejtë dashuria.

Thua shkuan në shtëpinë e asaj që, e

vetme pret ende, me bindje se mund të

ndodhë gjithçkaNëna është pritur me

krahë hapur në shtëpinë e Gjonit, birit të ri

që ia dha Krishti nga Kryqi. E Gjoni bën

çmos të gjejë mënyra për të zëvendësuar

Birin e pazëvendësueshëm, të vetmin,

Birin e Hyjit.

Askush nuk merr guxim t'i thotë një fjalë

Marisë, e as ajo s'e kërkon. Shpirti i saj nuk

është i vetmuar. Rri në pritje të zbulesës së

re, duke kaluar nëpër mend çaste të tjera

pritjeje, shprese, që nga çasti i parë, kur e

lajmëroi Engjëlli, tek ditët e amësisë së saj

të pazakontë, tek hapat e para të Jezusit,

fakte që i meditonte e i ruante në

fshehtësinë e zemrës së saj, ashtu si ruante

në arkë petkat e birit misterioz, që dukej

sikur e mohonte, që e priste, pastaj, në

majën e kodrës e i besonte misionin e një

amësie të re, për Gjonin, për njerëzimin e

shëlbuar, për të gjithë ne.

E ne, e lënë nën kujdesin tënd, duam të

rrimë me ty, Nënë, për ta jetuar me ty këtë

natë, plot me fe, shpresë e dashuri. Nata

jonë shpesh është e ngarkuar me

dëshpërim. Edhe ne, si dishepujt, nuk

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!