08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

NËPËR BURIMET HISTORIKE

Në raportin e konsullit malazez në Shkodër dërguar qeverisë së tij, më 15.III.1900

shkëpusim: …Edhe libra, edhe fletushka jepen falas. Kush paguan Kuptohet se Austria.

Autorët e këtyre pamfleteve janë të një komitetit të patriotëve shqiptarë e këta janë:

Abati i Mirditës Padre Zubaq dhe dy priftërinj: dom Mark Shllaku dhe don Nikolla. Ky

komitet po harton edhe libra shkollorë, për shkollat që Austria mendon t`i hap nëpër

fshatra. Në shkolla do të mësohet vetëm gjuha shqipe dhe do të rritet edhe më tepër

urrejtja ndaj nesh.

Himni i Flamurit është këngë që i kushtohet atdheut dhe që simbolizon njësinë e kombit

dhe të shtetit shqiptarë. Himni i Flamurit u krijua nga atdhetarët e kolonisë shqiptare të

Bukureshtit, prej ku e solli në Shqipëri Hil Mosi. Vjersha është e Asdrenit. Himnin e mësoi

dhe i pari e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë grupi koral i Korçës. Prej

asaj kohe mori përhapje dhe u bë himni kombëtar i Shqipërisë.

Tek e E Vërteta… Pashko Vasa shpjegon edhe përçarjen apo ndasinë jug veri të

shqiptarëve. Shpesh janë bërë insinuata në opinionin publik se midis gegëve dhe toskëve

paska ekzistuar që herët njëfarë mosmarrëveshje, bile njëfarë armiqësie tradicionale.

S`ka gjë më të pasaktë se kjo. Grindja që ndonjë herë është shfaqur midis gegëve dhe

toskëve duhet t`iu atribuohen jo ndjenjës së popullsisë përkatëse, por rivaliteteve midis

pashallarëve të Shkodrës dhe të Janinës, rivalitet krejt personale dhe të frymëzuara nga

ambiciet e tyre si familje feudale.

Nëpërmjet letrës që dërgon më 22.VII.1880. Foreign Ofice- it, Lord Fitzmaurice, duke

kundërshtuar pretendimet e ngritura prej serbëve për origjinën e banorëve të Mitrovicës

dhe Kosovës, thekson se të gjithë hartat me të cilat është konsultuar, dëshmojnë për një

origjinë shqiptare dhe jo sllave të këtyre viseve. Ndonëse këto vise përfshiheshin në

mbretërinë e vjetër serbe, banorët vendas të këtyre viseve sipas Hahnit konsullit austriak

të Janinës, kanë qenë shqiptarët e shpronësuar prej serbëve në shek. XIV.

Përgatiti: Engjëll Azizi

Boton: Sh.R. “Imzot Mark Sopi”

Binçë, Viti, Kosovë.

Tel. 044 211 081; 0280 380 645

E-mail: shr.imzotmarksopi@hotmail.com

Ad usum internum

Përgjegjës: Don Albert Demaj, famullitar

Lektor: Gjon Toma

Redaksia: Nue Beka, Alfred Pjetri, Vilson

Marku, Emiliana Marku, Nue Marku,

Valentin Dodaj, Klodina Gashi.

Vizitoni web faqen e famullisë

www.famulliabinqes.com

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!