01.02.2015 Views

Kjo është dita që na e fali Zoti Alleluia, Alleluia - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e fali Zoti Alleluia, Alleluia - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e fali Zoti Alleluia, Alleluia - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mars 2008

Kisha dhe jeta

3

Krishti u ngjall - Pashkët e ringjalljes

në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Predikimi i Sh. T. Imzot Rrok Mirdita

Arqipeshkëv Metropolit i Arkiodioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës

di se kërkoni Jezusin, të kryqëzuarin.

E Nuk është këtu, është ringjallur.”

Shumë të dashur vëllezër e motra, këto

fjalë të engjëllit pranë varrit të zbrazur të

Krishtit, nuk kanë tronditur dhe shndërruar

vetëm jetën e Marisë Magdalenë dhe

të Marisë tjetër që kishin shkuar tek varri,

nuk kanë tronditur dhe shndërruar vetëm

jetën e apostujve dhe të disa të krishterëve,

por kanë tronditur dhe shndërruar historinë.

“Ai është ringjallur!” Kush është ai që është

ringjallur dhe pse është vdekja dhe ringjallja

e tij themeli i jetës së botës

Historia e Krishtit, e zhvilluar në një

province të vogël të perandorisë së madhe

romake, prek historinë e të gjithë njerëzve,

sepse Krishti është njeriu. Ponc Pilati, gjatë

gjyqit të këtij njeriu të jashtëzakonshëm që

kishte trazuar ndërgjegjet e papastra të pushtetit

fetar e politik të kohës së vet, ua paraqiti

Jezusin hebrenjve që kërkonin vdekjen e tij,

duke u thënë: “Ja njeriu!”Gjyqi i Krishtit dhe

dënimi i tij me vdekje në Jeruzalem, kryqëzimi

i tij jashtë qytetit të shenjtë, vdekja

e tij mes dy mëkatarëve nën gozhdat dhe

heshtat e ushtarëve romake dhe nën ironinë

e hidhur të priftërinjve hebrenj, janë historia

e njerëzimit, sepse Krishti është njeriu. Në

Krishtin e dënuar me vdekje padrejtësisht,

të përqeshur e të fyer, të vuajtur e të varur

në kryq, shohim njeriun, mbi të cilin rëndon

mëkati që mbulon me shëmtimin e vet tërë

shkëlqimin e bukurisë.

Historia e njerëzimit është e prekur thellë

nga realiteti i mëkatit i cili e shëmton tokën

duke shpërfytyruar njeriun. Dhe pasoja e

fundit e mëkatit është vdekja, ky realitet i

pashmangshëm që mbulon me errësirën e

vet bukurinë e jetës dhe forcën e shkëlqimit

të saj.

Në kryqin e Krishtit dhe në vdekjen

e tij gjendet e shprehur tërë varfëria

njerëzore dhe dëshira e fuqishme e njeriut

për të mos qenë i braktisur nga Hyji.

Përballë mjerimit dhe vdekjes duket sikur

Hyji ose nuk ekziston, ose është i pafuqishëm.

“Nëse je Biri i Hyjit, zbrit nga kryqi” i thonë

kryqëzuesat Jezusit. Nga ana e tij Jezusi përjeton

në kryq vetminë e tmerrshme dhe ndjenjën

e braktisjes nga Hyji, prandaj thërret: “Hyji

im, Hyji im, përse më ke braktisur” Kureshtja

e atyre që gjenden tek kryqi i Krishtit pa

dashuri ndaj Hyjit dhe njeriut të kryqëzuar, i

shtyn të thonë: “Ka thirrur Hyjin, të shohim

a do te vijë për ta shpëtuar”.

Por në orën e kryqit Hyji hesht dhe në

heshtjen e Hyjit vdes Biri i tij, duke thënë: “O

Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim”.

Përballë situatës së dhimbjeve njerëzore,

përballë tragjedive që vërshojnë mbi botën,

përballë kryqit të ekzistencës së përditshme

që rëndon në një mënyrë apo në një tjetër

mbi shpirtrat e njerëzve të çdo kohe, lind

vetvetishëm thirrja njerëzore: “Hyji im, Hyji

im, përse më ke braktisur”. Një njerëzim i

braktisur nga Zoti, një njerëzim dhe një shoqëri

që e braktis Zotin, nuk mund ta njohë

shkëlqimin e shpresës, ngushëllimin e besimit,

forcën e dashurisë. Tek kryqi i Krishtit, kryqëzuesat

thonë: “Ka thirrur Hyjin, të shohim

a do të vijë për ta shpëtuar”.

Pasi Krishti vdes, të gjithë largohen, duke

menduar se vdekja është fundi, duke pandehur

se Hyji e ka braktisur njeriun e kryqit, duke

lënë gjithçka nën pushtetin e vdekjes. E nëse

Ai, i drejti, Biri i Hyjit, ka vdekur i braktisur

nga Ati qiellor, atëherë duket sikur vdekja e

tij është provë se njeriu është një eksperiment

i dështuar i Hyjit.

Nëse njeriu, kjo krijesë kaq madhështore,

është krijuar për të vdekur, krijimi është

një ironi e hidhur ose një fitore e së keqes.

Por, pikërisht kur të gjithë e kanë humbur

shpresën, kur gjithçka është krejtësisht e pamundur

për njerëzit, kur duket sikur vdekja ka

vënë në heshtje edhe hirin e Hyjit, pikërisht

në vdekje, në vendin e braktisjes së skajshme,

Hyji ndërhyn me fuqinë e jetës, ndërhyn tek

varri i Jezusit nga Nazareti, duke i dhënë fund

shterpësisë së varrit, dhe duke ringjallur në

jetë Birin e tij të vdekur për ne, për të shpaguar

me vdekjen e tij mëkatin tonë, për të prekur

me vdekjen e tij vdekjen tonë e për të na dhënë

me ringjalljen e tij forcën e jetës dhe shpresën

e ringjalljes.“Po thërret Hyjin, të shohim a do

të vijë për ta shpëtuar”.

Shumë të dashur vëllezër e motra, pashkët

janë shpëtimi i Hyjit, sepse shpëtimi nuk është

shmangia e vdekjes, por mundja e saj, duke i

kaluar mes per mes. Në mes të vdekjes Hyji

na ka shpëtuar nga vdekja me anë të vdekjes

dhe të ringjalljes së Birit të vet. Në mes të

vdekjes ai është zbuluar si Hyji i jetës. Në mes

të vdekjes na ka treguar se nuk e ka braktisur

njeriun dhe me praninë e tij e ka shndërruar

vdekjen në jetë.

Skena e ungjillit sipas Mateut që na tregon

ngjarjen e ringjalljes në paraqet më mënyrë

të mrekullueshme dinamikën e jetës që

shpërthen nga vdekja dhe ringjallja e Krishtit

dhe vërshon në shpirtrat e njerëzve, duke e

gjallëruar historinë.

-vijon në fq. 3-

fotot M. Pici

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!