17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Fletarrestet e

paralajmëruar

të Serbisë fushatë

elektorale.

HAJREDIN KUÇI,

Zëvendëskryeministër i Kosovës,

i ka bërë këto komente pas

pohimeve të zëvendësprokurorit

serb për krime lufte, Bruno

Vekariq, se deputeti Fatmir Limaj

dhe ish-luftëtarët e UÇK-së do të

arrestohen sapo të dalin jashtë

Kosovës.

Të zbatohen të

gjitha

marrëveshjet.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 17 °C

Min: 4 °C

Nesër

MAJA KOCIJANCIC,

Zëdhënëse e shefes për

politikë të jashtme të

BE-së, Catherine Ashton.

Prishtina dhe Beogradi

kanë arritur marrëveshjen

për prezantimin rajonal të

Kosovës me fusnotën që

përmban Rezolutën 12 44

dhe mendimin e GjND-së në

lidhje me aktin e shpalljes

së pavarësisë.

Me e pa

zgjedhje, i

ruajmë institucionet

serbe.

OLIVER IVANOVIC,

I ashtuquajtur Ministër serb

për Kosovën, i ka bërë këto

komente përkitazi me zgjedhjet

lokale të 6 majit. Prishtina dhe

bashkësia ndërkombëtare kanë

kundërshtuar mbajtjen e tyre

në Kosovë.

Max: 16 °C

Min: 3 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Ferizaj në këto

zgjedhje të

jashtëzakonshme

futet jo vetëm

fi zikisht i

degraduar,

por edhe

shpirtërisht,

sepse, ndër të

tjera, kultura

e banimit

nënkupton

këtë. Ndryshe

zgjedhjet në

Ferizaj do të

jenë një test

i mirë për

zgjedhjet e

rregullta që na

presin në nivel

të Kosovës

E shtunë, 24 mars 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

SHIK-u përballë

SIA-s në Ferizaj!

Përkundër spekulimeve në disa media se

tashmë dihen kandidatët për zgjedhjet

e jashtëzakonshme që do të mbahen

në komunën e Ferizajt, për të zgjedhur

njeriun e parë të kësaj komune, në fakt ende

nuk ka ndonjë konfi rmim zyrtar për këtë. Në

anën tjetër lirisht mund të thuhet se ka shumë

kohë që çarshia nuk diskuton ndonjë alternativë

tjetër, pos asaj se PDK-ja, partia që udhëheq me

pushtetin lokal, do të ketë si kandidat të vetin

Ilmi Reçicën, aktualisht deputet në Kuvendin

e Kosovës, të njohur si njeri i grupit më të ngushtë

udhëheqës të SHIK-ut (Shërbimit Informativ

të Kosovës), ndërsa LDK-ja, partia më e

madhe opozitare, do të ketë kryetarin e Degës,

përkatësisht Adem Salihajn, i njohur gjithashtu si

njëri nga udhëheqësit e SIA-s (Sigurimi i Atdheut).

Pavarësisht nëse do të përballen përnjëmend

këta dy tipa apo jo, gjë për të cilën unë shumë

dyshoj, gara për kryetarin e komunës së Ferizajt

edhe ashtu do të zhvillohet në këtë frymë. Kjo për

faktin se Reçica, një politikan në ngritje, është

personi më me ndikim në Degën e PDK-së, sikundër

që Salihaj, një politikan në përpjekje për

kthimin e fuqisë, është në atë të LDK-së. Në këtë

pikë çarshia e Ferizajt ka të drejtë që ka legjitimuar

këta të dy si kandidat të mundshëm, qoftë

edhe në nivel diskutimi dhe mbase përfoljeje,

konform logjikës dominuese në hapësirat tona

të informimit publik dhe jopublik.

Bazuar në leksikun dominues të shkrimeve dhe

komentimeve që kohëve të fundit është bërë

identifi kues për një luftë të ashpër në nxjerrjen

e të palarave të njëri-tjetrit, fushata elektorale

në komunën e Ferizajt nuk mund të zhvillohet

përtej kësaj skeme leksikore. Kjo gjë bëhet e dukshme

edhe nëpër diskutimet e kafeneve, përkatësisht

salloneve të popullit, të cilat politikanët

tanë provojnë t’i shohin si diçka primitive karshi

improvizimeve të debateve institucionale. Sigurisht

që në këtë fushatë gjuha e Bllacës, Kelmendit

dhe Dakës do të jetë dominuese, pavarësisht

përpjekjeve të mundshme për ta fshehur atë nga

publiku. Bazuar në këtë, del se, në një mënyrë,

në Komunën e Ferizajt, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme,

do të përballen dy shërbime informative,

përkatësisht SHIK-u dhe SIA.

Për më keq kjo gjë bën edhe një dëshmi se tashmë

është ngushtuar tej mase hapësira për alternativa

të reja. Edhe për më keq, shoqëria civile në

këtë qytet, e cila ishte më e organizuara në nivel

të Kosovës, tash nuk mund të jetë më shumë

se pjesë e këtyre sehirxhinjve që kanë humbur

vullnetin për t’u ngritur nga karrigia e kafenesë

dhe për të shkuar deri tek kutia e votimit. Inicia-

tivat qytetare në këtë qytet u dogjën nëpërmjet

subjekteve politike fantome siç ishin ORA dhe

FER-i. Tash kanë mbetur vetëm militantët partiak

ata që do të përcaktojnë fatin tonë të udhëheqjes

politike.

Sigurisht që kësaj klime i ka kontribuar edhe

mungesa e vullnetit të kryetarit të Komunës,

Bajrush Xhemaili, për të ofruar një dorëheqje

menjëherë pas aksidentit të ndodhur. Xhemaili

bëri keq që mori edhe mandatin e dytë të kryetarit,

ndërsa ishte i vetëdijshëm se po e priste

një gjykim moral dhe institucional. Ai e dinte se

jo vetëm brenda opozitës, por edhe brenda partisë

së tij po bëheshin kalkulime të shumta për

zëvendësimin e tij. Ai mandatin e dytë e mbajti

nën këtë presion. Kur këtij presioni i shtohet

edhe ai publik dhe ai i medieve, që në të shumtën

e rasteve kanë keqinterpretuar një deklaratë të

tij shumë të sinqertë para aksidentit, zvarritja

e dorëheqjes së tij nga posti i njeriut të parë të

komunës nuk u ka shërbyer bashkëqytetarëve

të tij, përkundrazi. Duket Xhemaili u bë viktimë

e moralit të dyfi shtë edhe nga njerëzit e tij që e

përkrahën dhe e joshën për mandatin e dytë, por

edhe e kundërshtarëve të tij të drejtpërdrejtë që

gjatë fushatës elektorale asnjëherë nuk ia përmendën

këtë rast, i cili për të përbënte thembrën

e Akilit!

Ndryshe Bajrush Xhemaili ishte i vetmi politikan

që kishte marrë vota të konsiderueshme të

qytetarëve edhe jashtë subjektit të tij. Ai iku me

një dorëheqje shumë të vonuar pasi realizoi një

nga synimet që i kishte vënë vetes kur mori këtë

post; krijoi hapësira të gjelbra publike të cilat i

kishte premtuar. Por në anën tjetër, përkundër

që u shfaq si bager në rrënimin e objekteve në

hapësirat publike, iku duke qenë i pafuqishëm

në ndaljen e ndërtimeve të egra, për çka qyteti i

Ferizajt mund të merret për shembull të keq jo

vetëm në nivel Kosove, por edhe më gjerë. Xhemaili

nuk pati forcë t’i ndalë këto ndërtime që

morën hov nga koha e Adem Salihajt, e për çka

shoqëria civile ka akuzuar se ky ishte investimi

më i dukshëm i mafi së prej betoni.

Kështu Ferizaj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme

futet jo vetëm fi zikisht i degraduar, por

edhe shpirtërisht, sepse, ndër të tjera, kultura e

banimit nënkupton këtë. Ndryshe zgjedhjet në

Ferizaj do të jenë një test i mirë për zgjedhjet

e rregullta që na presin në nivel të Kosovës. Jo

vetëm që partitë do të testojnë forcën e tyre me

këtë rast, por edhe statistikat tjera që prodhojnë

këto zgjedhje do të kenë shumë rëndësi për të

shprehur indikacionet e nevojshme për zgjedhjet

që na presin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!