17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 24 mars 2012

Një pjesë po i kërkojnë dhe Merkelit në veçanti, dhe partive

konservatore në Parlamentin europian në përgjithësi, që

të distancohen prej praktikave të Orbanit. Mirëpo, sulmet

e kritikat nga brenda kampeve ideologjike nuk janë një

praktikë e njohur në politikën europiane.

E kemi tepruar kur

kemi folur për regjimin

e Orbanit? Asnjë çik

Mustafa Nano

Vizita e Kryeministrit tonë në Hungari, ku u ftua

dhe u prit nga homologu i tij, Victor Orban, ndolli

natyrshëm vëmendjen e mediave të Tiranës, sidomos

të atyre që janë kritike me pushtetin, të cilat

e përshkruan ngjarjen si një takim diktatorësh. U

përcoll mesazhi pra, se Kryeministri hungarez, Victor

Orban, po ndërton një regjim që s’ka lidhje me

demokracinë e me praktikat ‘rule of law’, dhe se ai

është macja e zezë e Europës. Tek-tuk këto kritika

janë parë si teprime, që kanë synuar të shfryjnë

disi faktin që Orbani e priti me pompë të madhe

Berishën. Tani, që Orbani i bëri një pritje të mirë

Berishës, kjo s’mund të mohohet (e në fakt, s’e ka

mohuar askush); por duhet thënë se në komentet

mbi Orbanin nuk kanë pasur asnjë teprim. Madje,

duhet thënë e kundërta. Shtypi ynë nuk u fokusua

ashtu si duhet në fenomenin ‘Orban’, që – ata që

janë të informuar e dinë mirë këtë gjë – është shumë

më problematik sesa mendohet në Shqipëri.

Victor Orban fitoi zgjedhjet parlamentare në

vitin 2010. Në maj, Orbani u votëbesua si Kryeministër

nga mbi 260 deputetë të vetët në një

Parlament me 386 vende. Siç shihet, bëhej fjalë

për një mazhorancë, që e lejonte atë deri dhe të

ndryshonte Kushtetutën. Dhe ai bëri pikërisht këtë

gjë. Hungaria ka tanimë një Kushtetutë të re të stilit

orban-ian (është miratuar vjet në prill, dhe ka

hyrë në fuqi qysh në janar të këtij viti). Është një

Kushtetutë, ku bien në sy nënvizime autoritariste

e nacionaliste. Hungaria përkufi zohet në ligjin e ri

themeltar të shtetit, jo më si Republika e Hungarisë,

por thjesht si Hungaria, dhe ky përcaktim, tok me

përcaktimin se krishterimi është vlerë konstituive

e kombit hungarez e me përcaktime të tjera të këtij

lloji, krijojnë bazat për një diskriminim të pakicave

të tjera etnike, që nuk e gjejnë veten të përfshirë te

nocioni ‘Hungari’. Në fi llim mund të fl itej për një

diskriminim në teori, por tanimë është fjala për

një diskriminim në praktikë. Viktimat më të para

e më të kollajta janë romët, të cilët kapin shifrën

e 700 mijë vetëve në Hungari. Nuk ka ditë që ata

të mos dhunohen nga banda të një partie ultra të

djathtë, Jobbik. Kjo e fundit është në opozitë sot,

por Fidesz, d.m.th partia në pushtet nuk bën asgjë

për shkurajuar banda të tilla; madje, sipas një shkrimi

të gazetës italiane “La Repubblica”, bën çmos

t’i bëjë të vetat teoritë e frymëzimet doktrinore të

kësaj partie ksenofobe. Në këto rrethana po ndodh

që në shkolla të ketë një veçim e izolim të romëve.

Ndërsa policia, sa herë këta të fundit kanë nevojë,

ose nuk shkon, ose shkon për të bërë sehir.

Problemet nuk mbarojnë me Kushtetutën. Me të,

fi llojnë. Madje, tendencat e praktikat e kontrollit

të mass-media-s nga ana e pushtetit kanë fi llu-

ar shumë më përpara se të hartohej e miratohej

Kushtetuta e re. Një nga aksionet e para në fushën

legjislative të Victor Orban-it ka qenë miratimi i një

pakete mbi mass-media-n. Ai ka krijuar – kjo duket

e papërfytyrueshme, por është e vërtetë – një autoritet

nacional të kontrollit të informacionit, të cilit

(autoritetit) i njeh të drejtën për të penguar informacionin

që gjykohet se është në dhunim të ca rregullave

të caktuara, e për të sanksionuar gazetarët

që e bëjnë këtë informacion. Agjencitë publike të

informacionit, dhe mediat e këtij lloji (si televizioni

publik) janë spastruar nga gazetarët mistrecë, dhe

janë në dorë të gazetarëve që mbështesin regjimin.

Janë pushuar nga puna një mijë gazetarë.

Në Budapest verifi kohen pothuaj të njëjtat probleme

që kemi në Tiranë, veçse në një formë jo

kaq brutale (fjala vjen, as mund ta mendojë njeri

që në qendër të Budapestit të qëllohet me armë

mbi opozitën). Orbani ka nisur qysh në krye të

herës një sulm mbi të gjitha institucionet publike

e shtetërore, e mbi pushtetet e tjera. Këshilli i Europës

dënoi me një deklaratë më 19 mars faktin që

qeveria hungareze ka krijuar një agjenci a strukturë

të vetën, e cila ka për detyrë të kontrollojë sistemin

e drejtësisë, dhe në krye të kësaj strukture është një

grua, mikeshë e familjes së Kryeministrit. Përveç

kësaj, për të bërë dalje ca gjyqtarë ‘jashtë kontrollit’

e për të marrë nën komandë ca gjykata të rëndësishme,

mazhoranca ka miratuar një ligj, me anë të

të cilit detyrohen të dalin në pension gjyqtarët që

janë mbi 62 vjeç.

Sa për në Parlament, atje Orban-i bën ç’të dojë,

pasi ka dhe 2/3 e votave. Nëse ka një projektligj,

që i duhet shpejt e shpejt i miratuar, ai e injoron

axhendën parlamentare, dhe e fut me procedurë

të përshpejtuar. Dhe është Parlamenti që e ka

ndihmuar për të vënë në jetë të gjithë projektin e

vet autoritarist. Aty janë miratuar shkurtimet nga

puna të opozitarëve, gjë që është maskuar pas ligjesh

e projektligjesh, ndërtimi i një administrate

publike të mbushur me militantë partie, e deri te

miratimi i Kushtetutës së re.

E bukura është se armiku më i madh i Orban-it

në këtë paudhësi nuk është BE-ja, që ka reaguar në

mënyrë të ndrojtur, por ekonomia e vendit, që po

heq prej krizës, prej borxhit publik e prej default-it.

BE-ja dhe FMN-ja kanë bërë gati një fond prej 15-

20 miliardë eurosh për qeverinë e Orban-it, dhe të

dyja këto organizata janë nën presion që këtë kredi

ta lidhin me kushte të caktuara. Mirëpo, Orban-i

nuk po lëshon pe (“Nuk jemi koloni; ligjet tona do

t’i bëjmë vetë”, vijon të thotë ai), dhe në këto rrethana

të gjithë janë në pritje të qëndrimeve të BE-së.

Një pjesë po i kërkojnë dhe Merkelit në veçanti,

dhe partive konservatore në Parlamentin europian

në përgjithësi, që të distancohen prej praktikave

të Orbanit. Mirëpo, sulmet e kritikat nga brenda

kampeve ideologjike nuk janë një praktikë e njohur

në politikën europiane. Prandaj, shpresa mbetet te

një reagim i BE-së. Që deri tani, e thamë, ka qenë i

matur dhe i kujdesshëm.

BIG

BROTHER 5

ËSHTË

KËTU!

Big Brother 5 për tërë

edicionin ju kushton vetëm 7€,

për të gjithë abonuesit e

TV Digjital IPKO.

Për më shumë informata

vizitoni dyqanet e IPKO-së.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!