17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 24 mars 2012 25

Fjalët e Botës

Sjellja e tyre vazhdon

të vrastare dhe

plotësisht e papranueshme

në sytë e botës.

legjitimitetit të tyre demokratik. Pierre

Manent, në librin e tij Një botë përtej

politikës, shkruan se “europianët janë

përfshirë në një aventurë të pasigurt

për të ndërtuar një demokraci pa një

popull”. Sipas tij, ndërsa “amerikanët

duket se gjithnjë e më shumë e identifi

kojnë çdo gjë që ata bëjnë (dhe çdo

gjë që ata janë) me demokracinë, europianët

përpiqen t’i ndajnë virtytet e

tyre demokratike nga të gjitha karakteristikat

e tjera të tyre dhe, në këtë

mënyrë, të shkëputen nga mëkatet e

tyre të së kaluarës”.

Edhe pse Bashkimi Europian mund

të mendohet se është bërë sot “blloku

më i madh ekonomik dhe unioni

më i madh demokratik, i përbërë nga

gjysmë milliard njerëz”, BE-ja ndoshta

nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të

sigurojë atë unitet në marrjen e vendimeve

që e gjejmë në Shtetet e Bashkuara,

ose në të gjitha fuqitë e mëdha

tradicionale, sidomos kur është fjala

për krijimin dhe zbatimin e një politike

të përbashkët europiane të jashtme

dhe të sigurisë, e cila t’i shërbente

një interesi të përbashkët europian.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk ka një

“interes kombëtar europian”. Në fushën

e politikës së jashtme, BE-së i

mungon ajo çfarë Robert Schuman e

quante “solidaritet de facto”. Në Bashkimin

Europian nuk gjen as kohezion

të brendshëm apo solidaritet, dhe as

vullnet politik për të patur një politikë

të përbashkët europiane të jashtme

apo të sigurisë. Kjo e bën Bashkimin

Europian esencialisht inefektiv dhe

legjitimon shqetësimin real që ndërsa

Ballkani po europianizohet gjithnjë

e më shumë, vetë Europa mund të

ballkanizohet.

Me gjithë arritjet e mëdha në drejtim

të një integrimi gjithnjë e më të

thellë ekonomik, politik, juridik dhe

social, Bashkimi Europian vazhdon

të mbetet një grupim vendesh tepër

heterogjene, pa objektiva afatmesme

dhe afatgjata, të cilat të përputheshin

në çdo rast me interesat dhe objektivat

e veçanta të shteteve anëtare.

Paradoksi i një Europetë tillë është,

siç vë në dukje Brzezinski, se “Komuniteti

Europian, me zgjerimin e tij, u

vetequajt Bashkimi Europian. Por,

ajo që ka ndodhur në të vërtetë është

se, si rrjedhojë e zgjerimit, Bashkimi

Europian është bërë Komuniteti

Europian”. Për arsyet e mësipërme,

BE-ja ka sot një aftësi të kufi zuar për

të vepruar si një organizëm i vetëm

politik. Ndërsa në nivelin e shteteve të

veçanta Europa vazhdon të jetë vitale,

kolektivisht ajo është shumë më pak

WILLIAM HAGUE,

sekretar i Jashtëm britanik,

për sanksionet e vendosura

të premten ndaj katër

anëtarëve të familjes së

Bshar al-Assad, përfshirë

këtu gruan e tij Asma, dhe

ndaj tetë ministrave të

qeverisë siriane.

se shuma e pjesëve të saj.

Aktualisht, Bashkimi Europian

ndodhet në një udhëkryq të tillë, në

të cilin ai ende nuk di se ç’drejtim

duhet të marrë për të vazhduar më

tej. Arsyet për të qenë pesimistë për

të ardhmen e tij janë po aq të shumta

dhe të rëndësishme sa edhe ato që

motivojnë optimizmin e disave. Kriza

aktuale e Eurozonës dhe ndikimi i saj

në ekonominë europiane dhe atë globale

na bën të mendojmë se Projekti

Europian edhe mund të dështojë.

Qysh në kohën kur në Bon, në Paris

dhe në Bruksel fi lluan të mendojnë

seriozisht dhe të planifi kojnë krijimin

e euros, si monedhë e përbashkët e

vendeve të BE-së, Gjermania, e cila

përfaqëson ekonominë më të fuqishme

në Europë dhe kondiserohet si

“shkëmbi” i Unionit Monetar Europian,

nuk e fshihte shqetësimin e vet

se, me euron, një krizë fi nanciare në

Europë do ta “ngrinte” ekonominë e

saj. Kancelari gjerman në atë kohë,

Helmut Kohl, paralajmëronte se,

nëqoftëse për anëtarësimin në Eurozonë

nuk viheshin kushte dhe nuk

zbatoheshin rregulla strikte, unioni i

ri monetar do të ishte i paqëndrueshëm.

Me krijimin e aurozonës, në

vitin 1999, Milton Friedman, fituesi

i Çmimit Nobel në ekonomi (më

1976), paralajmëroi se euro nuk do

të mund t’i rezistonte krizës së parë

ekonomike në Europë. Kriza e sotme

fi nanciare dëshmon se Kohl dhe Friedman

kishin plotësisht të drejtë.

Londra, gjithashtu, e shqetësuar për

fatin e ekonomisë britanike, nëse ajo

do të hiqte dorë nga monedha e saj e

fortë, vazhdon të refuzojë hyrjen në

Eurozonë. Kohët e fundit, madje, në

Britaninë e Madhe, janë intensifi kuar

zërat e atyre që kërkojnë daljen e

vendit të tyre edhe nga vetë Bashkimi

Europian.

Unë mendoj se vizioni i Hygosë për

“Shtetet e Bashkuara të Europës”, sado

i iluminuar që është, nuk ka gjasa të

materializohet në një kontinent, i cili,

pavarësisht paqes së gjatë dhe prosperitetit

të arritur qysh nga mbarimi i

Luftës së Dytë Botërore, vuan një krizë

strukturore, një krizë legjitimiteti dhe,

ipso facto, dëshmon defi citin demokratik

të Bashkimit Europian. Nëse

integrimi europian nuk thellohet në

drejtim të federalizimit të Europës,

mund të ndodhë që pesha dhe roli i

kontinentit tonë në ekonominë dhe

në politikën globale të bien përballë

Amerikës, Kinës dhe fuqive të tjera që

po ngrihen.

(Mapo.al)

Mendimi im është se në

vitin 2013 do të na

nevojitet një forcë e

konsiderueshme luftarake.

GJENERALI JOHN R. ALLEN,

komandant i Forcave

Ndërkombëtare të Sigurisë

dhe Asistimit (ISAF), në

Afganistan, lidhur me

nevojën e prezencës

ushtarake amerikane gjatë

vitit të ardhshëm.

Është ky një hap i

madh, shumë i

madh, për demokracinë.

SOUMAILA CISSE,

ish-ministër i shtetit

perëndimor afrikan Mali, ku

përmes një grusht-shteti

të enjten është rrëzuar

qeveria e presidentit

Amadou Toumani Toure.

Ta shënosh 100 vjetorin

e pavarësisë me libra!

Naim Berisha

Shpeshherë këto ditë e kemi

dëgjuar togfjalëshin “100 vjetori

i pavarësisë”. Muaji janar

ishte muaj feste në shumë

vende në mbarë trojet shqiptare,

në mënyrë solemne

fi lluan aktivitetet për këtë jubile.

Këtë vit bëhen 100 vjet

nga shpallja e pavarësisë së

Shqipërisë, kremtohet rruga

e gjatë kombëtare me shumë

peripeci për shtetëndërtim

dhe shtetëformim. Rëndësinë

e këtij përvjetori jubilar e

dëshmon fakti se këshillin

organizativ që merret me

organizimin e aktiviteteve festuese

e udhëheq kryeministri

i Shqipërisë z. Sali Beisha. Shumë

qytete në mbarë hapësirën

shqiptare tashmë i kanë fi lluar

aktivitetet për festimin e këtij

përvjetori shumë domethënës

për mbarë popullin shqiptar.

Në shumë fjalime e shkrime,

protagonistet e tyre e fi llojnë

apo e theksojnë togfjalëshin

“për nder të 100 vjetorit”. Nderimi

ndaj atdheut do ta merrte

kuptimin e tij të vërtetë me

punë konkrete, me aktivitete

të cilat në të vërtetë e nderojnë

gjithë kombin. Ndonëse tashmë

është formuar këshilli që

do të merret me organizimin

e këtyre aktiviteteve, për t’ia

shtuar madhështinë këtij jubileu

shumë të rëndësishëm,

“dikujt” i ra në mend ta nderoj

veten dhe kombin me diçka

për të cilën shqiptarët luftuan

dhe derdhën gjak për breza

me radhë.

E si mund ta nderosh veten

dhe kombin?, e njëkohësisht

të festosh në mënyrë shumë

dinjitoze me mbarë vëllezërit

dhe motrat shqiptare, një

shtëpi botuese nga Shkupi

e ka zgjedhur një mënyrë të

veçantë, me libra! Libri, pjesa

e munguar e shpirtit shqiptar

për shumë kohë, burimi i dijes

dhe forcës kombëtare, është

“monumenti” identifikues

i kësaj rruge të Shqipërisë si

shtet. Mënyra më e veçantë

për ta festuar 100 vjetorin e

shpalljes së pavarësisë, për

mendimin tim, është ajo e

shtëpisë botuese LLOGOS-A

nga Shkupi, e cila këto ditë ka

fi lluar një aktivitet me moton

“ 100 mijë libra për 100 vjetorin

e pavarësisë” .

Ndoshta askush nuk mund

ta marrte me mend që një

shtëpi botuese nga Shkupi

të shpërndajë me rastin e

100 vjetorit të pavarësisë së

Shqipërisë dhe fl amurit shqiptar

mbi 100 mijë libra shqip

falas! Sipas organizatorëve të

këtij aksioni 30 mijë libra do

të shpërndahen në Maqedoni,

30 mijë në Shqipëri dhe 40

mijë në Kosovë. Duke i pasur

parasysh rrethanat kulturorepolitike

në të cilat po kalon

kombi ynë, këto shifra librash

dhe ky aktivitet të bën të ndihesh

mirë si dashamirës i librit

dhe si shqiptar njëkohësisht.

Me të dëgjuar këtë lajm,

të them të drejtën, u ndjeva

krenar se jam shqiptar dhe e

harrova zhgënjimin që isha

duke e përjetuar nga ngjarjet e

fundit, si në Shqipëri, Kosovë

dhe Maqedoni. Menjëherë

më erdhi në mend t’i shkruaj

dy fjalë falënderimi për ta, dy

fjalë gëzimi për të gjithë shqiptarët

kudo që janë, e të jap një

mesazh modest për shtëpitë

botuese në përgjithësi.

100 mijë tituj është një shifër

shumë e madhe, besoj se

shumë institucione arsimore

dhe shkencore do të nderohen

me një numër të caktuar të

këtyre librave. Këtë punë besoj

se shtëpia botuese nga Shkupi

e ka menduar mirë. Sipas një

lajmi të publikuar në medie,

këto libra do të shpërndahen

dhe shumëkush do të pyeste

se cilat janë ato institucione që

do ta kenë fatin e marrjes së

një numri të caktuar të tyre? Si

një shqiptar që ndjehet krenar

me këtë aktivitet, si një njeri i

librit, ndoshta kam të drejtë të

jap edhe një propozim!

Pakkujt mund t’i ketë

shkuar në mendje që për këtë

përvjetor të rëndësishëm dhe

njëkohësisht për këtë aktivitet

shumë të qëlluar, librin shqip

ta dërgoj aty ku njerëzit kanë

kohë më së shumti për lexim,

aty ku shpirti i tyre vetëm me

libra do të mund ta plotësonte

sadopak zbrazëtinë shpirtërore

që e kanë. Është fjala për

burgjet, vendi ku njerëzit

janë aty për vuajte dënimi,

për t’u penduar për veprat e

bëra, për t’ia dhënë vetes dhe

familjes një shans të dytë për

një fi llim të mbarë nga e para.

E si do të mund ta plotësonin

nevojën shpirtërore për

këtë?, e ta zhvillonin dijen për

të gjykuar drejtë për veprimet

në të ardhmen, vetëm se me

libra! Dhurimi i librave për të

burgosurit, besoj se do të ishte

një veprim i qëlluar dhe një

“standard plus” i plotësuar i

shoqërisë tonë demokratike,

andaj, u propozoj organizatorëve

të kësaj nisme që ta

marrë në konsideratë këtë

propozim! Sipas informacioneve

që unë kam, burgjet

e kanë nga një bibliotekë

për lexim. Duke e krahasuar

kohën e tyre të mjaftueshme

për lexim dhe fondin e librave

në dispozicion, na rezulton se

libri nëpër burgje nuk është i

mjaftueshëm. Andaj, një pasurim

sado modest i këtyre

bibliotekave, nga shtëpitë

botuese në përgjithësi dhe

nga LLOGOS-A në veçanti,

besoj se do të ishte shumë e

mirëseardhur.

Uroj që ky shembull shumë

domethënës i dhurimit

të librave t’i prekë mendjet

dhe zemrat e shqiptarëve që

të festojnë dinjitetshëm, të

ndihmojnë secili në mënyrën

e vet në këtë organizim dhe të

bashkohen për këtë 100 vjetor

jubilar drejt të ardhmes evropiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!