17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

TV TIP

E SHTUNË, 24 MARS 2012

Faqe 22

RIKTHIMI I AGJENTIT NGA PE

“Killer Elite” është

fi lmi i radhës që do të

shfaqet në javën e ardhshme

në DigiGold.

Filmi bazohet në një

ngjarje reale, që e ka

shkruar agjenti Ranulph

Fiennes. Një fi lm

përplot përrallë do ju

bëjë të gozhdoheni

me minuta të tërë

para televizionit.

Filmi “Killer Elite” është i bazuar

në ngjarjen e vërtetë, që frymëzoi

librin mjaft të vlerësuar të ish agjentit

të forcave speciale Ranulph Fiennes.

Një ish agjent i forcave speciale

rikthehet në detyrë për të shpëtuar

mësuesin e tij të rrëmbyer.

Por, për të qenë i suksesshëm,

ai duhet të përballet me tre prej

vrasësve më të mirë të një shoqërie

sekrete të ushtrisë dhe liderin e tyre

shumë të rrezikshëm.

Shumë analistë të filmit kanë

menduar se kemi të bëjmë me një

fi lm krejt tjetër.

Por, mos lejoni që titulli t’ju

mashtrojë pasi që fi lmi “Killer Elite”

nuk ka të bëjë asgjë me fi lmin e

vitit 1975 me të njëjtin titull, por me

një nyje përpara “The Killer Elite”, të

cilët fi lma kanë titull të njëjtë e që

nuk kanë asgjë të përbashkët.

Filmi i vjetër bazohet në romanin

“Monkey in the Middle”, kurse ky i

riu ka origjinë origjinale, bazohet në

jetën e vërtetë të një agjenti special.

Në filmin e mëparshëm rolet

kryesore luhen nga James Caan dhe

Robert Duvall, që luajnë vrasësit

profesionistë; i riu ka në rolet kryesore

aktorin Jason Statham dhe Robert

de Niro që i takojnë elitës së

mercenarëve.

Regjia e këtij fi lmi është bërë nga

një regjisor i ri, jo shumë i njohur në

botën e fi lmit, Gary McKendry, që

pos aksionit e bën këtë fi lm edhe

një parodi interesante.

Por, mos mendoni se keni të bëni

me ndonjë fi lm me burleska.

Dhuna e hiperbolizuar dhe dialogu

me humor satirik janë rutinë

dhe kulm i fi lmave aksion sot, por

pavarësisht se ata sjellin kujtesë nga

e kaluara e ushtarëve të dhunshëm,

siç është shembulli i filmit “The

Expendables’ të Sylvester Stallone,

në të ka edhe sharm interesant të

bukurisë mashkullore.

Kjo ndoshta ua jep atë shijen e

hidhur të disa personave, të cilët

kanë dëshirë të futen në lumin dhe

rrëke të gjakderdhjeve dhe luftës

kundër një armiku.

Por, “Killer Elite” është e kundërta

e kësaj gjëje.

Aty përfshihen disa biznesmenë

të fuqishëm britanikë dhe disa

burra të këqij që shesin naftë dhe

janë nga Lindjen e Mesme, që paraqet

inspirimin e një kurioziteti

nëse Clive Owen, si një tip i forcave

speciale do të luftojë kundër një

agjenti të liruar nga pozita që luhet

nga aktori i njohur i fi lmave aksion

Statham.

Por, ai kishte dalë në pension

para kohe sepse nuk kishte dashur

që në karrierën e tij të ketë probleme

të mëtejshme, por në këtë rast

do t’i rikthehet profesionit për të

zbuluar personin që dëshiron t’i

bëjë keq shokut të tij.

Pikërisht këtu është edhe katarzisi

i këtij filmi pasi që Owen

dhe Statham paraqesin një çift

të përshtatshëm për të bërë pak

aksion, buzëqeshje të rëndë të dy

agjentëve dhe klishe që nuk i shohim

aq shumë të pranishëm nëpër

fi lmat aksion.

“Killer Elite” pasi që është një fi lm

përplot luftë dhe intriga, mund të

shikohet vetëm nga personat mbi

moshën 17 vjeçare.

Ai do të transmetohet në kanalin

DigiGold gjatë javës së ardhshme, e

të cilin kanal në Kosovë e sjell Kompania

IPKO.

KILLER ELITE

Regjia: Gary McKendry; skenari:

Matt Sherring, inspiruar në librin

me titull “The Feather Men” nga

Ranulph Fiennes; drejtor i fotorafisë:

Simon Duggan; montazha:

John Gilbert; muzika: Johnny Klimek

dhe Reinhold Heil; dizajner:

Michelle McGahey; producentë:

Sigurjon Sighvatsson, Steven Chasman,

Michael Boughen dhe Tony

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!