17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 23 mars 2012

A do të hapë

rrugë?

Dosti

Nuk duhet të japë dorëheqje, jo së paku derisa ta kryejë gjysmën e mandatit

që do të thotë që më pas të gëzojë privilegjet e Presidentit.

Ekonomisti

Presidentja Jahjaga është zgjedhur me shumicën e votave të deputetëve të Parlamentit

të Kosovës që është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës

dhe nuk ka kurrfarë arsye të japë dorëheqje. Së nga kush ka ardhur propozimi

është plotësisht irrelevante. Një situatë të tillë e kemi edhe këtu në Gjermani

me zgjedhjen e Presidentit të ri, ku propozimi erdhi nga opozita.

Vesel

Në fakt, nuk varet gjithçka nga presidentja. ajo mundet me u shkarku me 23 e votave

të deputetëve. andaj, përgjegjesi pikë së pari do të jetë e LDK dhe PDK nëse

arrijnë konsensus për me rrzu presidenten e rrjedhimisht me shku në zgjedhje.

po, në PDK me gjasë s’janë të interesuar për zgjedhje, s’janë të interesuar me

zbatu marrëveshjen. pra, nuk është bash krejt përgjegjesi e presidentes.

Metushi

U kënaq duke shëtitur edhe duke blerë sende!

AGA

Kjo nuk është presidente e popullit po e . Po e lanë, ajo kurrë nuk

jep dorëheqje edhe 20 vjet, se është halitur goxha keq.

Luli

Po se është trnuar ajo të japë dorëheqje, të gjithë po luftojnë për atë pozitë

e ajo të japë dorëheqje, kjo hiq nuk ma mbush mendjen; asaj njëherë

i ka ardhur vera kah dera e marrëveshjet le t’i zbatojnë ata që i kanë bërë

ato marrëveshje, por send të keqe nuk kish kjo farë presidente.

E trashin luksin

Ilmi

Pse po qitni vetëm tituj negativë? psh. rritja ekonomike në Kosovë për 2011 është rritja

më e madhe në Evropë. pse s’e qitni këtë titull?

Lindi

Edhe Shqipëria gjatë periudhës së Enver Hoxhes e tejkalonte planin, por planet kanë

qenë joreale, plane të bazuara në mbjellje me shati e korrje me drapër. Buxheti i Kosovës

është sa i një klubi serioz futbollistik e këta thonë e kemi tejkaluar planin. Sikur

të ishte plani i të hyrave real me siguri se nuk do të realizoheshin planet as 50 %.

BIN KOSOVA

Këqyre çfarë dinakërie, thotë i kanë kursyer 5 milionë euro a vetëm për derivate kanë

harxhuar 5 mil. më shumë e 200 mijë më shumë për tel. Plus, një numër i madh" faturash

janë bartur për këtë vit, dmth kanë pasur defi cit të parave dhe ne do t’i paguajmë ato

borxhe këtë vit (përfshirë nja 50 mije euro të Edita Tahirit dhe grave qeveritare për piknikun

e 8 marsit). Po cilat ndërtesa more i ndërtuat me 23 milionë euro. Unë s’po shoh kurkrund

anekënd Kosovës ndërtesa (ndoshta po mendon për pallatet tuaja private) qe po i

ndërtoni me para të buxhetit (popullit). Këto janë demagogjitë e këtyre hajduteve profi të

republikës sonë...duhet protesta masovike deri sa t’i rrezojmë prej pushteti këta horra sepse

o njerëz jemi kthyer në shek.xx...zot jep mend ku s’ka e merr ku ka, e po get këta kanë.

Topi

Po e trashin kryet dhe qafen janë bërë si thitë, që asht e lëkurë kanë qenë, jo LUXIN.

Shasivari

Pse jo? Para të budallenjve.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E shtunë, 24 mars 2012

Pse nuk ka vend për

euro-optimizëm?

Fatos Tarifa

Në mes të viteve 2000, kur Jeremy Rifkin

botoi librin e tij The European Dream, ishin

të shumtë ata që, edhe këtë herë, e besuan

fabulën mbi fundin e “ëndrrës amerikane”

dhe triumfi n përfundimtar të Projektit

Europian. Autori i këtyre radhëve nuk bën

pjesë ndër ta. Në këtë ese unë përpiqem të

argumentoj tezën se “Ëndrra europiane”

nuk është bërë dhe s’mund të bëhet realitet.

Në vitin 1870, Viktor Hygo ishte ndër

të parët intelektualë europianë që kishte

vizionin e njëEuropetë bashkuar. Atë vit,

duke mbjellë në kopshtin e tij fi danin e një

peme, Hygoi parashikoi se, kur ai fi dan të

rritej, bashkë me të do të ishin krijuar edhe

“Shtetet e Bashkuara të Europës”. Kanë

kaluar më shumë se 140 vjet dhe ëndrra e

Hygoit, ashtu si edhe pema që mbolli ai,

është akoma gjallë, veçse jo e tillë që të justifi

kojë optimizmin tonë. Sukseset e mëdha

të Europës pas Luftës së Dytë Botërore nuk

mund të mohohen. Ajo mundi t’u japë fund

armiqësive dhe luftrave që e kishin karakterizuar

historikisht kontinentin tonë; krijoi

një balancë të re midis të drejtave pronësore

të individit dhe të mirës publike, midis

politikës rregullatore në ekonomi dhe tregut

të lirë, midis lirisë dhe barazisë. Këto

suksese e kishin bazën në eksperiencën e

hidhur historike dhe në mësimet e nxjerra

nga tmerret e dy luftrave botërore, si edhe

nga mësimet e nxjerra nga diktaturat fashiste

dhe komuniste.

Brezi i elitave europiane të pasluftës

projektoi krijimin e shoqërive më demokratike

në Europë. Ata kërkuan të reduktonin

varfërinë ekstreme dhe t’u ofronin

qytetarëve të tyre shërbimet sociale të domosdoshme,

në një mënyrë që qeveritë e

periudhës midis dy luftrave nuk e kishin

bërë. Për dekada me radhë, shumë shoqëri

europiane i arritën pak a shumë këto qëllime

dhe, në fakt ato kanë plotësisht të drejtë

të krenohen me to. Qysh pas mbarimit të

Luftës së Dytë Botërore, Europa Perëndimore

ka qenë e qetë dhe ekonomikisht shumë

e zhvilluar; ajo s’ka njohur asnjë luftë.

Sistemi i shtetit të mirëqenies ka qenë i

admirueshëm, deri sa ai u bë shumë i kushtueshëm

dhe thuajse i papërballueshëm,

në atë masë sa ritmet e rritjes ekonomike në

Europë ranë shumë duke e bërë të vështirë

për të që të konkurojë në tregjet globale.

Suksesi i Projektit Europian mendohet

se ka patur për bazë edhe ndjenjën e një

identiteti të përbashkët europian dhe të vlerave

të përbashkëta europiane si, respekti

për dinjitetin njerëzor, shteti i së drejtës,

paqja, kujdesi për mjedisin, toleranca ndaj

diversitetit të kulturave etj., edhe pse vlera

të tilla nuk janë specifi kisht europiane. Por,

a ishin vallë vlerat e përbashkëta, apo ishin

interesat materiale të përbashkëta ato që i

ofruan vendet e Europës Perëndimore për

të formuar komunitetin ekonomik europian

më 1957? Është e vërtetë që Zhan Mone,

ideatori i Bashkimit Europian, është shprehur

më vonë se, nëse do t’i duhet ta niste

Projektin e tij nga e para, ai do t’i kish dhënë

më shumë rëndësi kulturës sesa ekonomisë.

Sidoqoftë, Europa që ai projektoi nisi

me ekonominë, dhe jo pa arsye. Me gjithë

përpjekjet që janë bërë për të krijuar dhe

forcuar ndjenjën e një tradite kulturore të

përbashkët dhe të vlerave të përbashkëta

(krijimi i himnit dhe i fl amurit europian,

caktimi çdo vit i një kryeqyteti europian të

kulturës, festivali i këngës në Eurovizion

etj.), sentimentet e një solidariteti europian

dhe të vlerave të përbashkëta europiane

nuk kanë ardhur duke u forcuar në ndonjë

mënyrë të ndjeshme. Madje, europianët

akoma nuk bien dakord se deri ku shtrihet

kontinenti i tyre dhe nëse Britania e Madhe

është më pranë Shteteve të Bashkuara

dhe Kanadasë, apo është më pranë Bullgarisë,

Greqisë dhe Turqisë. Sepse, në fakt,

ndjenjat e solidaritetit midis kombeve kaq

të ndryshëm, si ata që përbëjnë BE-në, të

krijuara në këta dhjetëvjeçarët e fundit, nuk

mund të krahasohen dhe të konkurrojnë

lehtë ndjenjat kombëtare të rrënjosura në

shekuj. 90 përqind e europianëve të sotëm

ndjehen të lidhur më fort me vendin dhe

kulturën në të cilën janë lindur, sesa me një

institucion supranacional, siç është Bashkimi

Europian.

Mëse një herë në historinë e këtyre 40-50

vjetëve të fundit, është besuar se modeli europian

kishte krijuar një epërsi të ndjeshme

ndaj çdo modeli tjetër dhe se atij i takonte

e ardhmja. Në vitet 1980, ishte shumë i

përhapur besimi se Europa (madje edhe

vetëm Gjermania, ashtu si edhe Japonia),

shumë shpejt do e linin pas Amerikën nga

pikëpamja e zhvillimit teknologjik dhe e

fuqisë ekonomike. Në mes të viteve 1990,

ishin të shumtë ata që mendonin se Europa

e bashkuar ofronte një “model për mënyrën

sesi do të organizohej bota në shekullin e

21-të”. Disa mendonin se Europa po e

udhëhiqte botën drejt një “epoke postmoderne”,

në të cilën interesat kombëtare të

shteteve dhe politika e fuqisë do t’ua linin

vendin të drejtës ndërkombëtare, institucioneve

supranacionale dhe “sovranitetit në

ortakësi”. Të tjerë shpreheshin se Europa

është bërë “fuqia kryesore civile e botës”, e

cila projekton një infl uencë dominuese në

një “sistem global gjithnjë e më paqësor dhe

bashkëpunues”. Fatkeqësisht, edhe sot ka

njerëz naivë, të cilët besojnë sinqerisht se

bota po ndjek të njëjtën rrugë që ka ndjekur

Bashkimi Europian.

Por, nëse gjërat shihen me realizëm, Europa

nuk është zhvilluar si një shtet “postmodern”,

“post-westfalian”, apo si një

“post-nation-state”, jashtë strukturave të

sistemit shtetëror, për t’u bërë eventualisht

avangarda e rendit të ardhshëm botëror, në

të cilin marrëveshjet dhe institucionet juridike

ndërkombëtare që synojnë zbatimin e

normave humanitare do të mund të parandalonin

çdo konfl ikt midis shteteve dhe çdo

burim luftrash. Madje, 55 vjet pas nënshkrimit

të Traktatit të Romës, i cili shënoi fi llimin

e “Projektit Europian”, vetë europianët

vazhdojnë të jenë të pasigurtë se cila është

Europa që ata po krijojnë, ose që duan të

krijojnë.Askush nuk e vë në dyshim faktin

që unifi kimi europian ka bërë progres shumë

të madh qysh nga fi llimet e pasigurta

të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, në vend që të ushqejmë iluzione

mbi një Europë të bashkuar si një projekt

postmodern dhe si liderja e ardhshme e

globit, ne duhet të pranojnë realitetin e një

Europe të përbërë nga shtete të pavarura

kombëtare, ku BE-ja vazhon të luajë një rol,

por ama një rol dytësor në përcaktimin e

fatit politik të kontinentit. Institucionet

qendrore të Bashkimit Europian vazhdojnë

të kritikohen gjerësisht për mungesë efektiviteti

dhe, akoma më shumë, për defi citin e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!