17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 24 mars 2012

U mbajt mbledhja e katërt e KPF-së

Prishtinë, 23 mars - Komiteti për

Politikë dhe Financa i Komunës së

Prishtinës në mbledhjen e rregullt të

tij ka trajtuar dhe miratuar vendimet

e paraparë me rendin e ditës. Komiteti

më shumicën absolute të votave

ka miratuar propozim-vendimin për

llogaritjen dhe kompensimin për

vlerësimin, mbikëqyrjen, pranimin

teknik dhe kolodimin e investimeve

komunale dhe investimeve të tjera

në Komunën e Prishtinës Anëtarët e

KPF, që janë përfaqësues të të gjitha

partive politike të përfaqësuara në

Kuvend, kanë miratuar po ashtu

edhe propozim-vendimin për caktimin

e kritereve bazë për ndërrimin e

destinimit të përdorimit të hapësirave

banesore – afariste. Po ashtu

është miratuar edhe propozim-vendimi

për inkorporimin e projekteve

R ÇELIKUN

poshtë të ditarit të Dëshmitarit

X, e ka edhe INTERPOL”, pohon

ai. “Prandaj me bindje të plotë

e them se urdhri i Serbisë është

i papranueshëm”, thotë i bindur

avokati Tmava.

Përveç Tmavës, pohimet e

zëvendësprokurorit serb për

krime lufte, Bruno Vekariq,

janë të pranueshme edhe për

zëvendëskryeministrin e Kosovës,

Hajredin Kuçi. Sipas tij, ky urdhër

është edhe një skandal tjetër i Qeverisë

së Serbisë, të cilin ajo po e

shfrytëzon për fushatë elektorale.

“Besoj që veprimet e tilla të Qeverisë

së Serbisë janë skandaloze, jo

vetëm në këtë rast, por edhe në

raste tjera me personalitete dhe

udhëheqës të shquar të luftës

për çlirim dhe pavarësi ka bërë

njëjtë”, ka thënë Kuci. Sipas tij,

vërejtja kryesore mbetet në mekanizmat

ndërkombëtarë që të

mos bien pre e këtyre motiveve

politike.

Kjo pasi Kuçi thotë se Kosova

nuk është anëtare e Interpolit,

por, siç ka thënë ai, është bërë e

qartë që Serbia po e shfrytëzon

këtë për motive politike. “Formalisht

nuk jemi anëtar i Interpolit

dhe kjo i ka shkaktuar disa pengesa,

por vazhdimisht edhe në

rastet e caktuara kemi shprehur

brengën tonë, qëndrimin tonë

për bashkëpunim me Interpolin”,

thotë ai.

Sidoqoftë, përveç vendimit i

cili ka dalë nga goja e Prokurorisë

për Krime Lufte në Serbi, urdhërarresti

ndërkombëtar akoma nuk

është zyrtarizuar. Në faqen zyrtare

të INTERPOL, në pjesën ku janë

të publikuara fotografi të e personave

në kërkim, akoma nuk është

vendosur fotografi a e Limajt dhe

të tjerëve në rastin Kleçka. Dy ditë

më parë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë

ka urdhëruar heqjen e masës

së arrestit shtëpiak për deputetin

Limaj dhe lirimin nga paraburgimi

për të gjithë të akuzuarit në

rastin “Kleçka”, duke hedhur poshtë

dëshminë dhe ditarët e Agim

Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X,

mbi të cilin prokurori i EULEX-it

të infrastrukturës rrugore në planet

rregulluese, propozim-vendimi për

shfuqizimin e vendimit për ndryshimin

dhe plotësimin e rregullores

për shfrytëzimin e përkohshëm të

pronës komunale për vendosjen e

objekteve të përkohshme si dhe ra-

Rene Rexhepi në

ballinën e “Time”

Prishtinë, 23 mars - Prestigjiozja

botërore Time e ka politikën

dhe të drejtat e njeriut

në fokusin e saj. Ushqimet janë

periferike dhe nëse në ballinën

e saj ka zënë vend një kuzhinier,

bëhet fjalë për një vërtet

të madh. Ai është shqiptari i

famshëm nga Maqedonia, Rene

Rexhepi, pronari i restorantit

më të mirë në botë “Noma” në

Danimarkë.

NACIONALE 9

porti vjetor i Komisionit Komunal të

aksionarëve të ndërmarrjes publike

komunale “Sport – Marketing”. Të

gjitha këto vendime të miratuara në

KPF i kalojnë Asamblesë Komunale

për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen

e rregullt të radhës.

Ballina me rrëfimin për

të gjendet në edicionet për

Evropë, Azi dhe Paqësorin

Jugor, por jo edhe në atë për

SHBA. Gjithsesi storia nga Lisa

Abend gjendet në brendësi të

revistës. Rexhepi është i biri i

një shqiptari nga Maqedonia

dhe një nëne daneze. Restoranti

i tij në Kopenhagë ka fi tuar

shumë çmime dhe ai vlerësohet

si kuzhinieri më i mirë në botë.

Pranojnë hajninë, por jo komplet

Prishtinë, 23 mars- Gjashtë

persona janë paraqitur para

gjykatësit sot, e premte në Prishtinë,

të cilët akuzohen se kanë

hyrë me dhunë në një shtëpi

dhe kanë vjedhur 600.000

euro të fshehura në makinën

për larjen e rrobave. Njëri prej

të akuzuarve është edhe nipi i

të dëmtuarës. Në Gjykatën Komunale

në Prishtinë të premten

u mbajt seanca gjyqësore,

ku pesë persona akuzoheshin

për veprën penale ‘vjedhje e

rëndë në bashkëkryerje’ dhe

një person tjetër për pranim të

mallrave të vjedhura. Njëri nga

të akuzuarit është nipi i palës

së dëmtuar, djali i motrës. Të

njëjtit akuzohen se në mars

2010 kanë hyrë me dhunë në

shtëpinë e të dëmtuarës J. H.

dhe kanë vjedhur 600.000 euro,

të cilat i kishte të fshehura në

makinën për larjen e rrobave.

Po ashtu, ata kanë vjedhur edhe

ari në vlerë prej 15.000 euro.

E dëmtuara nuk ndodhej në

shtëpi. Lidhur me këtë çështje,

katër nga të akuzuarit e kanë

pranuar fajësinë, por nuk pajtohen

me shumën e parave që

i ngarkon aktakuza, duke pretenduar

se shuma ka qenë më e

vogël. Njëri nga gjashtë të akuzuarit

më parë e kishte pranuar

fajësinë dhe ia kishte kthyer të

dëmtuarës 87.000 euro. Nga

këta të akuzuar, dy prej tyre

janë deklaruar të pafajshëm.

Pala mbrojtëse tha se “shuma

prej 600.000 eurove nuk është

reale dhe në seancat të mbajtura

te gjyqtarët tjerë e dëmtuara

nuk e ka deklaruar shumën e

njëjtë”. Për këtë çështje më parë

ishin ngritur tri aktakuza, ngase

të akuzuarit janë gjetur në

kohë të ndryshme dhe jo në të

njëjtën kohë dhe pastaj është

bërë bashkimi i tyre në një rast

të vetëm. Aktgjykimi për këtë

çështje do të shpallet në seancën

e radhës.

Digjet automjeti i një polici

Mitrovicë, 23 mars - Persona

ende të paidentifi kuar i kanë vënë

zjarrin me benzinë një automjeti

të tipit “Mazda”, pronë e një eprori

të lartë të Policisë së Kosovës, i

cili është djegur tërësisht, ndërsa

mësohet se nuk ka të lënduar në

njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth

orës 2:00 të mëngjesit të ditës së

sotme në Leshak të komunës së

Leposaviqit. Zëdhënësi i policisë

rajonale në Mitrovicë, Besim

Hoti, ka thënë se zyrtarët policorë

kanë kontaktuar pronarin e

automjetit, që është epror i lartë

i policisë së Kosovës dhe i përkatësisë

etnike serbe. “Motivet e

këtij akti kriminal mbeten ende të

panjohura për hetuesit policorë”,

ka thënë Hoti.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!