17.11.2012 Views

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

BORXHLI I KEQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 24 mars 2012

Forlan respekton Interin

Sulmuesi i Interit, Diego

Forlan ka ritheksuar se nuk

refuzoi të inkuadrohet në lojë

nga pankina në barazimin 0-0

me Atalantan të dielën e kaluar.

Ylli uruguaian ka insistuar

se është i lumtur në Giuseppe

Meazza dhe respekton klubin,

tifozët dhe fanellën e skua-

drës. “Mund të thoni shumë

gjëra, por është me rëndësi që

njerëzit në fund të njoftohen

me të vërtetën. Kam respekt

për tifozët, Interin dhe për

fanellën. Nuk kam ardhur këtu

për të bërë diçka gabim. Dua

t’i ndihmoj ekipit”, deklaroi

Forlan për Inter Channel.

Platini preferon sytë

Presidenti i UEFA-së, Michel

Platini, ka ritheksuar qëndrimin

e tij kundër përdorimit të

teknologjisë në vijën e portës.

Francezi mendon ndryshe

nga presidenti i FIFA-së, Sepp

Blatter, i cili ka mirëpritur

aprovimin e teknologjisë në

futboll. “Kam biseduar me

‘Shumohen’

tifozët e Cityt

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand thotë se ngritja e

rivalit Manchester City në sezonet e fundit ka bërë që në qytet të shihen

më shumë tifozë me fanella të kaltra. Por, ai është optimist se përkrahësit

e Cityt nuk do të kenë çka të festojnë në përfundim të këtij edicioni.

Qendërmbrojtësi i Manchester

Unitedit, Rio Ferdinand ka ngacmuar

tifozët e Manchester Cityt,

duke sugjeruar se ata janë bërë

më të vërejtur tani kur klubi ka

fi lluar të shijojë sukses.

City fi toi në FA Cup sezonin e

kaluar dhe aktualisht është në

garë me Manchester Unitedin

për titullin e kampionit në Premierligë.

“Duke ecur në qytet

shihni më tepër fanella të kaltra

se që keni parë në 10 vitet e

fundit”, tha Ferdinand gjatë një

interviste për BBC Sport.

“Suksesi nganjëherë i nxjerr

njerëzit nga koha e shkuar. Ne

synojmë të anulojmë këtë dhe

të përkujdesemi në mbrojtjen e

titullit në Premierligë”, shtoi ai.

Më herët gjatë sezonit, City

kishte pesë pikë epërsi ndaj

Unitedit në krye të tabelës, por

tani gjendet prapa skuadrës së Sir

Alex Fergusonit, pas një rënieje

në formë që Djajtë e Kuq e përcollën

duke fi tuar tetë prej nëntë

ndeshjeve të fundit.

I pyetur nëse kampioni i ri në

Premierligë do të përcaktohet në

ndeshjen mes Cityt dhe Unitedit

në Etihad Stadium më 30 prill,

Ferdinand u përgjigj: “Kush e di?

Duhet të presim dhe të shohim.

Në një botë ideale do të duhej

të jemi rehat para se të shkojmë

atje. Por, nuk pres që të jetë e

përfunduar para se të vizitojmë

stadiumin e tyre. Tani çdo ndeshje

është sikur finale e kupës.

Çdo rezultat do të jetë i rëndësishëm

në garë për titull. Nëse

fi tojmë ndeshjet e mbetura, do

të fi tojmë ligën. Por, nuk është e

lehtë për t’u realizuar sa është për

t’u thënë”. Manchester United

ka fi tuar titullin 12 herë prej kur

City triumfoi për herë të fundit në

ligë më 1968, por Ferdinand nuk

beson se kjo i dhuron përparësi

skuadrës së tij në përgatitje, edhe

pse konkurrenti më i afërt është

rivali i tyre i qytetit.

“Në Manchester United përparësia

vjen nga brenda. Ne e udhëheqim

njëri-tjetrin si individë,

si kolektiv. Pa marrë parasysh se

kush është rivali me të cilin jemi

në garë për titull, nuk ka rëndësi”,

përfundoi Ferdinand.

Blatterin, ai e mbron një botë,

kurse unë një tjetër. Do të

vendosë Bordi Ndërkombëtar,

nuk do të ketë probleme. Por,

unë preferoj sytë e njerëzve e

ai teknologjinë. Do të shohim

se çka do të ndodhë”, deklaroi

Platini për të përditshmen

franceze L’Equipe.

Juventus-Milan

përplasen rreth rekordit

SPORT

Boston ndal Milwaukeen

Boston Celtics mposhti Milwaukee

Bucks dhe ia shkaktoi humbjen e

parë pas gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme.

Paul Pierce ishte realizuesi

më i mirë për Celtics me 25 pikë.

Indiana Pacers rikuperoi 22 pikë disavantazh

dhe në fund festoi ndaj

Washington Wizards, 85-83. Njësoj në

udhëtim festoi edhe Utah Jazz, që falë

26 pikëve nga Al Jefferson triumfoi

në Sacramento me rezultat të ngushtë

103-102. Hoston Rockets mposhti

Golden State Warriors 109-83, kurse

Portland Trail Blazers ngadhënjeu

ndaj Memphis Grizzlies, 97-93.

Milwaukee-Boston 91-100

Milwaukee: Jennings 19

Boston: Pierce 25

Washington-Indiana 83-85

Washington: Crawford 21

Indiana: Hibbert 19

Houston-Golden State 109-83

Houston: Parsons 20

Golden State: Jeff erson 14

A e përfundoi Milani rekordin pa

humbje të Juventusit këtë sezon? Dy

gjigantët italianë nuk pajtohen. Rossonerët

‘mposhtën’ Bianconerët 2-1

pas 90 minutave në Coppa Italia të

martën, por rezultati i përgjithshëm

ishte i barabartë 3-3 dhe u desh të

zhvillohet loja shtesë. Mirko Vucinic

realizoi një gol të jashtëzakonshëm

për Juventusin dhe dërgoi skuadrën

e tij në finale. E përditshmja Gazzetta

dello Sport e përshkroi ndeshjen në

barazim dhe sugjeroi se Juventus

është ende i pamposhtur këtë sezon.

Me këtë nuk u pajtua nënkryetari i

Milanit, Adriano Galliani. “Nëse llogaritni

rregullën e 90 minutave, atëherë

Juventusi është mposhtur”, tha Galliani.

“Loja shtesë u nevojit për shkak

të rregullave të garës, Andaj Juven-

Sacramento-Utah 102-103

Sacramento: Evans 25

Utah: Jeff erson 26

Portland-Memphis 97-93

Portland: Batum 24

Memphis: Gasol 22

New Orleans-LA Clippers 97-90

New Orleans: Kaman 20

LA Clippers: Griffi n 21

31

tusi nuk e ruajti rekordin pa humbje”,

theksoi ai. Juventus mendon ndryshe

dhe drejtori i përgjithshëm Beppe

Marotta insiston se 30 minutat e

lojës shtesë ishin pjesë e të njëjtës

ndeshje. “Më duket se Gazzetta e

shpjegoi atë që llogaritet në nivelin

e statistikave. Kur një ndeshje shkon

në lojë shtesë, llogaritet rezultati

në fund të 120 minutave dhe jo pas

90. Kjo është logjike. Pasi Maxi Lopez

shënoi për 2-1, ne nuk ishim të

eliminuar dhe e dinim se janë edhe

30 minuta lojë. Në ligë do të kishim

kthyer topin në mes dhe hedhur në

sulm, por këtu bëhej fjalë për një garë

tjetër”, deklaroi Marotta. Pa marr parasysh

‘humbjen’ ose ‘barazimin’ e së

martës, Juventus është i pamposhtur

pas 28 xhirosh në Serie A.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!