12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shkruan: Sabir KRASNIQIwww.sa-kra.chYJET NUK SHUHEN...Në përkujtim të profesorit Bajram Kurti, që u nda nga ne fizikisht më 14 shkurt 2011 - intelektualit mendjendritur, veprimtarit të devotshëm përçështje kombëtare, aktivistit të paepur të pajtimit të gjaqeve, autorit të shumë shkrimeve, e në veçanti të 20 veprave voluminoze për dëshmorët ekombit “Gjaku i Lirisë”, i cili i motivuar nga qëllimet më fisnike, më sublime, për asnjë çaste nuk pushoi se vepruari me gjithë qenien e tij, në shërbimtë dijës, në shërbim të atdheut, në shërbim të bashkimit kombëtar.Jeta është një rrugëtim!... Rrugëtim nganjë skaj, në tjetrin! Proces i natyrshëmi ligjit universal... ritëm i përhershëmi ndryshimeve - lindjes, zhvillimit dheshpërbërjes...Shumëkush këtë rrugëtim e mat mehapa! Shumë të tjerë e peshojnë me kohë- sekonda, orë, ditë, vite të llogarituranë letër... por edhe të tillë që e kalojnëtë zhytur në melankoli!... Jeta nuk matetme hapa, as nuk peshohet me kohë, ass’ndalon me vajtime, por me gjurmë -gjurmë të trasuara me bardhësinë e shpirtit dhe ngrohtësinë e zemrës,gjurmë të trasuara me mprehtësinë e mendjes dhe forcën e veprimit,gjurmë të trasuara me vullnetin e çeliktë dhe sakrificat më sublime...gjurmë të trasuara me vlerat më të larta, më të pastra, më të çmuara,më fisnike: morale, intelektuale, njerëzore e hyjnore...GJURMË QË MBESIN NË PËRJETËSI...Çdo rreze drite e nxit një shkëndijë... çdo shkëndijë e ka një burim... ekur burimi është i pastër si kristali, natyrshëm, edhe shkëlqim pastaj,nuk mund të jetë tjetër, përpos reflektim madhështor i gjurmëve tëI pathyeshëm sikurse Prometheu, u rezistoi të gjitha sfidave të kohës...padrejtësive, dhunës dhe terrorit barbar, dhe asnjëherë nuk u nënshtrua, nuku mposht... Nuk iu zbeh për asnjë çast krenaria, as motivi, as vullneti e asdashuria për të shpërndarë dritën e diellit, dritën e dijës,rrezet e arta të lirisë, në çdo cep ku frymon e flitet gjuha e bukur dhe ebekuar shqipe.Barbarët nuk e dërguan shqiponjën, siç veproi Zeusi me Prometheun, përt’ia thyer krenarinë, se ky shqiponjë ishte vet, por korbat e zinj të ardhurnga Karpatet që silleshin si sundimtar mbi mbretërinë e shqipeve! Korbanë qiell e çakaj në tokë... vasal, kameleonë, kolaboracionist e mercenar qëpërpiqeshin të shlyenin çdo gjurmë të lavdishme të historisë... të zhbëninçdo gjë të shenjtë të kësaj toke dardane... ta shuanin flakadanin e ndezur qëndriste, ngrohte dhe ushqente shpresat e vegjëlisë... dhe në çdo përpjekepër ta shuar, ai shpërthente me fuqishëm, se ishte i gatuar ndër shekuj... medjersë, punë, sakrifica por edhe me barot e gjak!Drita e artë këtij flakadani një ditë praroi qiellin e Kosovës... dhe ngrohuzemrën e vuajtur të kësaj toke dardane... ngrohu edhe zemrën e këtij Titanifisnik. Dhe me ngjyrën e kuqe të penës la gjurmë në histori - përjetësoi bijtëmë të devotshëm, ata që mbi supet e tyre dhe me gjakun e tyre mbajtën tëndezur vazhdimisht këtë pishtar shprese, krenarie e guximi...GJAKU I LIRISË vazhdon të rrjedh në dejtë e çdo shqiptari!Të pakët janë ata Yje që, edhe kur shkëputën poshtë, i’u bashkëngjiten yjvetë mëdhenj të përjetësisë, atje lartë në pafundësi - arrijnë të rreshtohen nëpanteonin e mendjeve më të ndritura të kombit PËR TË MOS U SHUARKURRË!arta gdhendur ndër shekuj në obeliskun e pavdekësisë, në majën e tëcilit qëndron përherë ndezur flakadani i lirisë - udhërrëfyes brezashnë vazhdimësi, që e sollën titanët e kombit, sikurse Prometheu ngaOlimpi i shenjt.TITAN I KOMBIT ishte edhe profesor BAJRAM KURTI - mishërimi dashurisë ndaj lirisë dhe atdheut, intelektualit, pajtimtarit, por edheguximtarit e rezistuesit - SIMBOL I BUJARISË, MENÇURISË,VENDOSMËRISË DHE SAKRIFICËS.I lehtë i qoftë dheu i tokës mëmë që aq shumë e deshi!Ngushëllime të thella familjarëve, farefisit, miqve dhe gjithë atyre që patënnderin ta njohin profesorin mendjendritur Bajram Kurti!Regjistrimet e mëposhtme (ku mes urtakve, intelektualëve e atdhetarëvetë kombit, shkëlqen edhe mendja e ndritur e profesor Bajram Kurtit) janëbërë gjatë viteve të Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve, nëZhur, Billush dhe Murademe (Komuna e Prizrenit) në janar të vitit 1991 mekamerë time amatore. Megjithëse kualitet i dobët teknik, mbeten dëshmi enjë lëvizjeje historike ku në emër të atdheut, në emër të lirisë, në emër tëbashkimit... u shtrinë duart e pajtimit, u shtrënguan dhe u bënë grushte tëfuqishme për pushtuesin që me shekuj e kishte mbjell e kultivuar me çdomjetë, mes nesh, këtë farë vëllavrasëse. Video incizimet prezantohen publikishtpër herë të parë.http://www.youtube.com/watch?v=AFxp2RXUquobajramkurti1http://www.youtube.com/watch?v=DEMth2krLhIbajramkurti26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!