04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

URBAN MOBILITY Teknologji

OLGER HIDRI

TLM Public Relations

‘TLM’ është një projekt

i krijuar për të amortizuar

dhe zgjidhur

tërësisht transportin e

qytetarëve dhe të mallrave.

Qëllimi i projektit

është që të zëvëndësojë

80% të makinave me

djegie të brëndshme

me Makina Elektrike

në biznesin taksi dhe

më pas të ‘elektrifikojë’

dhe shërbime të

tjera të qytetit si: makina

dërgesash, makina

plehrash, minibus etj.

infocom magazine 10

Në rendimentin e botës së sotme,

çdokush, qoftë individ apo sipërmarrës,

kërkon të lëviz lirë, shpejt dhe

sigurt. Çdokush gjatë ditës së tij ka nevojë

të përshkojë disa “metra”, qoftë në këmbë,

me biçikletë, apo me makinë; qofshin

pak kilometra. Që të gjithë kanë obligimin

e lëvizshmërisë, sado ndryshe të jetë distanca

e secilit. Për shumë prej banorëve të

qyteteve, lëvizje do të thotë stres, dyndje,

trafik dhe vonesa. Lëvizja për të shkuar

diku, ne shumë raste është jo e shëndetshme

dhe jo e sigurtë. Në shumë vende

të botës në zhvillim urbanizimi po ndodh

pa monitorizim dhe pa strukturim të periferive.

Migrimi nga zonat rurale nëpër habitate

të urbanizuara zhvillohet gjithnjë e me

më tepër shpejtësi. Me rritjen e kërkesës

për lëvizjen ndër-urbane po ndryshojnë zakonet

e udhëtimit. Sa vjen e shtohet kërkesa

për shërbime më komode, për transport

të shpejtë dhe më të parashikueshëm.

Pritshmëritë ndaj individualizimit dhe qëndrueshmërisë

në shërbimet e transportit

nënkuptojnë një zgjerim domethënës të

portofolit si edhe transformimin e modelit

të biznesit aktual. Ndërkohë që Industria

e Automobilizmit është në zhvillim të vazhdueshëm,

po rishpiket mënyra sesi makinat

po dizenjohen, zotërohen, shiten, ngiten

dhe nuk ngiten. Kosto mbetet interesi

kryesor i sipërmarrësve ndërkohë që tregu

prej kohësh karakterizohet nga diferenca

të vogla dhe konkurenca e ashpër. Lojtarët

e këtij tregu konkurrojnë kryesisht

përmes çmimit dhe prandaj është e rëndësishme

që të përmirësohet vazhdimisht organizimi

dhe të zvogëlohen shpenzimet.

Një nga sfidat e mëdha për kompanitë e

transportit është reduktimi i kostove pa

ndikuar në shërbimin e konsumatorit. Aktorët

kryesorë të shumë sektorëve teknologjikë

dhe automobilistikë vlerësojnë

mundësitë e tyre të pjesëmarrjes në zgjerimin

e mobilitetit të eko-sistemit. Sadopak

e efektshme, tendenca aktuale është gjithmonë

drejt pakësimit. Modulet mikroprocesorike

kanë përparuar dhe tani arrijnë të

ndihmojnë në menaxhimin e kujtesës elektronike

dhe sistemeve operative në kohë

reale. Platformat e sotme të sistemeve lejojnë

që të zbatohen aplikacionet më të

sofistikuara, dhe arrijnë kontrollin e modelit

bazuar mbi proçes, inteligjencë artificiale,

dhe informatikë të kudondodhur.

Sistemet Inteligjente të Transportit të

sotëm krijohen për të ofruar shërbime

të reja mënyrash të ndryshme transporti

dhe menaxhimi të trafikut. Ato janë

formë aplikimesh të avancuara që synojnë

t’i mundësojnë njerëzve përdorim më të

zgjuar të rrjeteve, informim, koordinim dhe

siguri. Për Sistemet Inteligjente të Transportit,

ndoshta elementi më i rëndësishëm

është Inteligjenca Artificiale.

Imagjinoni siguri të përballueshme, të

qëndrueshme dhe mënyra të volitshme

mobiliteti për të gjithë qytetarët; përfshirë

personat me aftësi të kufizuara, të

moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që jetojnë

në zonat periferike apo rurale.

Imagjinoni Automjetet Autonome (AVS)

teksa dominojnë rrugët e qytetit tuaj. Me

siguri ato (AVS-të) do jenë një nga faktorët

kryesorë në ndërtimin e transportit

të së ardhmes.

Për të menduar infrastrukturën e ardhshme

të transportit të një qyteti, duhet analizuar

më parë e kaluara dhe “jeta në lëvizje” e tij.

Shënimet përfshijnë kronologjinë e transformimit

të infrastrukturës së transportit,

statistika automobilistike, evidentimin e

problematikave dhe nivelizimin e mundësive

më të përshtatshme për përmirësim.

Pasazhi i “Miljes së Fundit” në qytetin e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!