04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mësimi 1: Kultura është faktori me I

rëndësishëm. Ne sot besojmë që

transformimi dixhital nuk është vetëm teknologjik,

i proceseve apo strategjisë.

Është në radhë të parë një transformim kulturor

që nis brenda kompanisë dhe përfundon

me krijimin e më shumë vlere për

klientin. Kompania ndërton produkte ne

imazhin e saj, dhe për të ofruar produkte

inovative duhet të jesh më parë një organizatë

inovative. Dobësitë organizative

reflektohen në shërbim, në produkte, në

imazh. Si thonë Amazon dhe Zappos, kultura

është brendi i firmës. Raporti Accenture

i 2016 vlerëson njerëzit dhe talentin

si sfidën kryesore në transformimin dixhital.

Njerëzit dhe raportet që ata krijojnë

janë qeliza e kulturës së organizatës. Kompanive

u duhet të mësojnë të dëgjojnë

më shumë, dhe të ekzekutojnë më mirë

dhe më shpejtë. Pa kulturën e duhur që ta

mbështesë këtë transformim, është pothuajse

e pamundur të arrihen rezultate. Në

vendosem disa nga njerëzve më të mirë në

këtë ekip. Për të ulur barrierat implementim

mënyrave të reja të komunikimit dhe

bashkëpunimit. Implementuam si pilot në

nivel grupi përdorimin e cloud për bashkëpunim

me dokumenta, email, skype dhe

video, etj.

Mësimi 2: Burokracia vret inovacionin.

Pa shpejtësi në vendime dhe ekzekutime

është mision i pamundur. Pa

mbështetje nga menaxhimi i lartë, e cila lejon

vendime të shpejta nuk ke asnjë shans

për sukses, ky ishte një ushtrim në nivel

kompanie dhe kërkon bashkërendim në

çdo nivel .

Mësimi 3: Thjeshtësia është bekim.

Shqipëria është një treg i ri, dhe ka një

trashëgimi të shkurtër bankare, kështu që

na lejohet të kapërcejmë disa faza transformimi,

nëpër të cilat kanë kaluar organizatat

në tregjet e maturuara. Megjithatë,

nëse do të mund të fillonim prapë nga e

para, nje gjë që do kishim bërë ndryshe, do

të mbanim më të limituar fazën fillestare.

Dil Live shpejt dhe fillo të mësosh nga reagimet

e konsumatorëve më shpejt. Ky

projekt kishte në thelb mbi thjeshtësinë.

Thjeshtësi në përvojën e përdoruesve, në

teknologji, në procese, në funksionalitete

të zgjidhjes. E pra, ta themi që nuk është e

thjeshtë t’i mbash gjërat të thjeshta.

Mësimi 4: Mëso nga te dhënat, prano

gabimet shpejt. Te thënat janë çelësi i

kuptimit të klientit, pa i përdorur jemi duke

ecur në errësirë. Qëllon edhe arrin aty ky je

nisur, por në përgjithësi jo.

Mësimi 5: Ekzekutimi dhe sipërmarrja

janë me te rëndësishme se idetë.

Ne punojmë në mënyrën Atilë, me një

listë idesh që shtohet dhe përmirësimesh

nga cikli i vazhdueshëm të komenteve nga

klientët.

A kishte vështirësi? Padyshim që kishte, pothuaj çdo dite kishte

sfidat e veta. Por me orë të gjata, pica dhe pije ekipi ja doli mbanë.

Por njëkohësisht ky ngelet projekti më i bukur që kemi ndërmarrë.

Si vazhdon më tej. Ky është vetëm fillimi, vetëm sa kemi nisur. Në

këtë moment që flasim lista e backlog përmban një numër të madh

idesh dhe përmirësimesh. Gjithashtu numri i tyre vetëm shtohet me

eksperiencën e marrë nga çdo përdorues që përdor platformën. Pyetja

sot, nuk është më, nëse është e mundur të zhvillohet një ide

specifike, por nëse duhet të zhvillohet ajo. Dhe përgjigjen për ketë e

ka vetëm klienti.

Transformimi që të ketë efekt duhet të jetë rrënjësor, të prek çdo

pjesë të organizatës, proceset, funksionet dhe në rradhë të parë

mënyrën si punojmë dhe ndërveprojmë me njëri tjetrin.

Për ne inovacioni nuk është një destinacion, është një udhëtim.

Është më shumë si i bën gjerat se sa diçka specifike.

BIO

Enkelejd Zotaj, është një lider i teknologjisë me më shumë se 15 vjet eksperiencë

në sektorin TIK dhe atë bankar. Si drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Raiffeisen

Bank, ka udhëhequr një ekip prej 75 profesionistësh, duke drejtuar transformimin

digjital dhe kulturor të këtij institucioni. Industria bankare po ndërmerr

një shndërrim radikal, ku teknologjia po luan një rol themelor. Synimi i tij parësor

është të përforcojë kulturën dhe strukturën, që do të lejojë IT-të të përvetësojnë

këtë rol, për t’u bërë një forcë drejtuese e diferencimit dhe efikasitetit. Ai ka një

gamë të gjerë rolesh drejtuese në projekte dhe iniciative strategjike, siç mund të

përmendet projekti më i fundit i Raiffeisen ON, platforma digjitale e cila i shërben

të gjithë segmenteve të klientelës, qofshin individë apo korporata të mëdha.

Transformimi digjital dhe Raiffeisen ON, janë strategji prioritare për bankën, ku

gjendja aktuale e projektit është vetëm hapi i parë i këtij procesi. Enkelejdi është

një mbështetësi i ekosistemit shqiptar të Inovacionit dhe Startup-eve.

infocom magazine 19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!