04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjatë këtyre 10 viteve përvojë në tregun e

Telekomunikacionit ndryshimi i nevojave për

komunikim është relativisht i vogël. Kryesisht

kërkohen lidhje për komunikim me zë

dhe data për pajisje celulare apo në zyrë. Në

Shqipëri ekzistojnë mbi 130,000 biznese, ku

pjesa dërmuese e tyre, mbi 90%, ende konsumojnë

shërbimet e Telekomunikacionit si

individë. Kjo ka bërë që nevojat e tyre për

komunikim si biznes të adresohen nga vetë

ata me zgjidhje të rastit që nuk garantojnë

vijueshmëri normale të aktivitetit të biznesit.

Sidoqoftë, ekziston edhe një ndryshim

që vjen kryesisht nga bizneset e mëdha të

cilat kanë arritur në një nivel zhvillimi të atillë

ku nevojat e tyre shkojnë përtej komunikimit

bazik në kërkim të përmirësimit të mënyrës

se si punojnë.

Fatkeqësisht, interesi ende mbetet në nivelet

minimale, duke bërë që një pjesë e madhe

e bizneseve të zhvillohen me një ritëm të

ngadaltë, apo të dalin nga tregu si pasojë

e mbingarkimit me kosto operacionale, inefiçencave

të brendshme dhe pamundësisë

së gjetjes në kohë të tregjeve të reja apo dhe

maksimizimit të mundësive aktuale të tyre.

Në këtë kuadër, Vodafone Albania ka sjellë

konceptin Ready Business

Vodafone Albania synon të ruajë pozicionin

lider në treg për të rritur nivelin e informimit

të bizneseve dhe për t’iu gjendur sa më

pranë nevojave të klienteve të saj të biznesit

me zgjidhje të provuara në tregun shqiptar

e më gjerë. Koncepti ynë, Ready Business

vjen pikërisht në këtë linjë, duke i bërë të

mundur bizneseve të evidentojnë nevojat e

tyre nëpërmjet zgjidhjeve tona efiçente për

komunikim” - sqaron më tej drejtori Lika.

Por çfarë do të thotë më konkretisht të jeshnjë

Ready Business?

Në një treg që zhvillohet shpejt, çdo biznes,

i madh apo i vogël, duhet të gjejë mënyrat

që e ndihmojnë të jetë gjithmonë fleksibël e

i gatshëm përballë konkurencës dhe të priturave

e të papriturave që mund të ndodhin.

Efiçenca dhe shpejtësia garanton sukses

në biznes, e në këtë kuadër Vodafone Albania,

prezanton për herë të parë në tregun

shqiptar një koncept dedikuar posaçërisht

klientëve të biznesit.

Një Ready Business është një biznes që

punon në mënyrë efiçente, garanton cilësi

shërbimi për klientët e tij dhe ofron një ambjent

sa më bashkëpunues për punonjësit

e tij. Këto tri shtylla janë thëlbësore për të

garantuar suksesin dhe jetëgjatësinë e një

biznesi .

Falë produktit Fleet Management, klientët

mund të arrijnë të kursejnë deri në 30% nga

kostot operacionale dhe njëkohësisht të rrisin

produktivitetin. Mund të monitorojnë

itinerarin, pozicionin dhe statusin e automjeteve

që kanë në shërbim, në kohë reale

nga celulari, tableti ose PC.

Office 365 nga Vodafone mund të quhet

ndryshe zyra juaj virtuale, që rrit aksesin

dhe sigurinë e e-mail-eve dhe aseteve të biznesit.

Me Office 365, mund të përpunosh

të dhënat nga çdo pajisje kudo dhe kurdo,

për të siguruar bashkëpunim në kohë reale

dhe hapësirë 1TB për dokumentet. Pavarësisht

nëse punohet nga zyra, apo jashtë

saj, sigurohet akses i shpejtë dhe i sigurtë

në shërbimin e email-it dhe kalendarit, në

aplikacionet e paketës Office, mesazhet

e çastit (IM), video konferencë, si edhe në

hapësirën cloud të OneDrive për ruajtjen e

dokumenteve.

APN Private, është një tjetër shërbim që

mundëson komunikimin në distancë dhe në

mënyrë të sigurtë të të dhënave sensitive

dhe aplikimeve qëndrore të biznesit, apo

pajisjeve fundore (POS, ATM, Terminale)

nëpërmjet rrjetit të të dhënave GPRS/3G/4G

të Vodafone Albania.

Linjat e Dedikuara (Leased Lines) mundësojnë

një lidhje transmetimi midis zyrave rajonale

me një kapacitet të dedikuar, duke

siguruar rritjen e cilësisë së shërbimeve që

bizneset i ofrojnë klientëve të tyre. Në sektorin

Bankar, Vodafone Albania është lider në

treg në lidhje me zgjidhjet për konektivitet.

Me këto shërbime të bazuara në teknologjinë

më të fundit, Vodafone Ready Business,

hap kanale të reja komunikimi e fitimi për

bizneset, duke ndikuar kështu ndjeshëm

në rritjen e zhvillimin e mëtejshëm të tyre

duke qënë gjithmonë GATI, të shpejtë dhe

eficentë

infocom magazine 25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!