Faqe për Teknologjinë në jetën tonë! infocom magazine 28
djathtë. Ajo që dini është se nëse vazhdoni të kujdeseni për të çdo ditë, ajo do të rritet. Gjatë kohës ju shikoni një filiz, një filiz i gjelbër mbin nga toka. Kjo ndodh kur forca lëvizëse ndryshon për të rritur një lule dhe ju duhet ta ujitni dhe ta çoni drejt dritës. Mbas disa kohësh, kjo bimë do të rritet. Kjo bimë do të rritet në vazo dhe në këtë moment, ju keni një zgjedhje për të bërë. Ju ose do ta vendosni në një vazo më të madhe, që është ajo që ne e quajmë rritje, ose ju do e prisni atë dhe do e mbillni në kopshtin tuaj dhe kjo është ajo që ne e quajmë shkallëzim. Pra, ajo që dua të them është se vendi ka nevojë që ju të jeni të durueshëm deri në një farë mase, por duhet të vazhdoni të veproni dhe ta ushqeni gjatë gjithë kohës atë derisa të kuptoni nëse është koha e duhur për ta zhvilluar atë. Mundësia paraqet ato filizë të gjelbër që do të fillojnë të shfaqen dhe në këtë pikë, ne duhet të ndryshojmë dinamikën e asaj që po bëjmë me këto kompani. Siç ju thashë, kultivimi i startup-eve është shumë i rëndësishëm dhe në një moment ju duhet të kultivoni rritjen ose shkallëzimin dhe kur ndryshoni dinamikën, do të filloni të shihni rezultate të shpejta. G: Kjo është e mrekullueshme. Cila është lidhja midis inovacionit dhe startupe-ve? A janë startup-et, drejtuesit e rinj të inovacionit apo është përparimi i teknologjisë dhe idetë inovative ato që po stimulojnë rritjen e startup-eve? K: Unë mendoj se është pak nga të dyja. Për të qenë i sinqertë me ju, unë mendoj se startup-et gjithmonë do të shikojnë gjërat nga një perspektivë ndryshe. Është një dilemë midis:”nuk mund dhe është e pamundur ose unë mundem dhe është e mundur”, por risitë nuk vijnë pa disa mjete të caktuara që do të ndihmojnë në nxitjen e inovacionit. Në këtë rast teknologjia është një nga këto mjete dhe nxitës për inovacion. Njerëzit mendojnë për aplikacione, ata mendojnë për të gjitha llojet e ndryshme të robotikës së teknologjisë, si për AI dhe gjëra të tilla si kjo, por teknologjia është drejtuesi dhe kjo është një lloj motivimi për futjen e kulturës së startup-eve. Ajo që duhet të shikojnë startup-et, është se cilat probleme ata po zgjidhin dhe cilat probleme po krijojnë, sepse startup-et nuk zgjidhin vetëm probleme, por ato gjithashtu krijojnë të tilla. Unë mendoj se sa më shumë të fillojmë ta shikojmë në këtë anë dhe të kultivojmë këtë sjellje, që t’i shohim sëbashku risitë dhe startup-et, por midis inovacionit dhe startupe-ve është një S tjetër dhe kjo quhet strategji. Ju nuk mund të thoni se unë do të bëj diçka në teknologji ose unë do të bëj diçka inovative pa një plan, pa një strategji, pa prototip pasi në këtë mënyrë gjërat nuk do të ecin përpara. G: Duke u kthyer edhe 1 herë tek ekosistemet për të ushqyer bimët dhe për t’i ujitur ato, në një ekosistem biznesi cilët janë rolet kryesore? Kush është ai që ka më shumë ndikim në këtë rritje? A janë vetëm startup-et apo janë aktorë të tjerë që nxisin rritjen? K: Ka dhe duhet të ketë aktorë të shumtë në çdo nivel. Komuniteti i startup-eve është përgjegjës për pothuajse 1/3 e ndërtimit dhe gjenerimit të ekonomisë lokale. NVM-të duhet të përqëndrohen në strategjinë e tyre, në rritjen e tyre për të ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës. Niveli i qeverisjes korporative është më shumë për kuadrin kombëtar të ekonomisë dhe të kuptuarit se të gjithë kanë një rol për të luajtur, institucionet, industria, sektori, universiteti etj. Absolutisht çdo gjë ka një rol për të luajtur me të. Ju e shihni dhe vetë se kjo është arsyeja pse po shohim më shumë korporata që investojnë në hub-e dhe akseleratorë. Kjo është arsyeja pse ju shihni që universitetet janë duke krijuar hub-et, akseleratorët dhe inkubatorët e tyre. Kjo është arsyeja pse shikoni se grupe të jashtme janë duke krijuar inkubatorët e tyre, sepse kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë i përkas kësaj dhe ti i përket asaj. Është një ekosistem ku angazhimi mund të funksionojë nëpër të gjitha nivelet, por është në dorën e startup-eve dhe të komunitetit të NVM-ve për ta çuar këtë përpara, para se korporatat dhe qeveria të kuptojnë me të vërtetë se çfarë roli duhet të luajnë. Dhe nëse unë mund ta shtoj, roli i qeverisë është të mbështetë iniciativat e reja për të ecur përpara dhe të lejojë që këto iniciativa private ta drejtojnë çdo gjë. G: Kjo është një qasje e mirë edhe për rezultatet e ekosistemit që ne do të shohim në vitet e ardhshme. Cilat janë shanset që ato të ndikojnë në ekonominë e një vendi të Ballkanit, le të themi në Shqipëri.A kemi ne një shembull? K: Ka disa elemente. Pjesa më interesante është se ju me pozicionin dhe ekonominë tuaj aktuale mund të jeni mbrapa disa ekonomive të tjera në kushtet aktuale të trendeve. Ne dëgjuam sot Ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike të fliste për fibrat optike, për internetin dhe broadband-in dhe nëse e krahasojmë me disa vende të tjeratë zhvil- infocom magazine 29