04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tuar ndërkohe komponentë të rinj, të cilët

suportojnë funksionalitete specifike të IoT.

Këto komponentë të rinj duhet të aftë të:

përshtaten pa ndërprerë mjedisin operativ

ekzistues, të trajtojë në një mënyrë sa më

efektive dhe fleksibël kërkesat e biznesit IoT,

të përshkallëzojë në mënyrë arbitrare transaksionet

IoT gjithmonë e në rritje,

të jetë në sinkron me avancimet më të fundit

teknologjike.

IoT vlerëson manaxhimin zinxhir

Spektrumi i gjerë i komponentëve dhe kompetencave

të IoT, është ndër arsyet kryesore

të vështirësisë, në mos pamundësisë për një

lojtar të vetëm, të ofrojë zgjidhje IoT. Në shumicën

e rasteve, një ekosistem partnerësh, i

përbërë nga aq lojtarë sa nevojiten, ka nevojë

të krijohet. Të manaxhosh partneritete në

IoT është mjaft komplekse dhe DSP-të (Ofrues

të Shërbimeve Dixhitale), herët a vonë

do u duhet të:

mbajnë marëdhënie të ndryshme (psh. operacionale,

kontraktuale, etj.), të adoptojnë

modele të reja biznesi për të mbështetur një

sërë skemash komplekse për kompesimin

e partnerëve (psh. ndarja e fitimeve, komisione,

etj.), të monitorojë rolet e gjithësecilit

dhe të shtyjë përgjegjësitë përkatëse ndërmjet

partnerëve nëpërmjet dusa SLA-ve,

të lejojë lehtësisht zgjerimin/kontraktimin e

partnerëve të ekosistemit IoT (psh. shtimin

apo tërheqjen e partnerëve), pa kompromentuar

qëndrueshmërine e shërbimit të ofruar.

Katalogu i Produkteve IoT & Çmimet

Në kërkimet e tyre për të përcaktuar opsionet

e përfitimit nga IoT, DSP-të (Ofrues të Shërbimeve

Dixhitale) përballen me kerkesa të

shumta, si cikël I shkurtër jete për produktet

IoT, targetimi i një numri të madh, por thelbësisht

të ndryshëm të tregjeve vertikale të IoT,

dhe integrimi i çdo paradigme të mundshme

çmimesh. Adoptimi i një katalogu produktesh

me çmime fleksibël, mund të ndihmojë në

adresimin e shumë çështjeve, duke përfshirë:

Ndër-shitjen e shërbimeve nga domain-e të

ndryshme (psh. Smart Home & Elderly Care),

ose nga industri të ndryshme (psh. Telekomunikacioni

& Retail), Mundësimin e marketingut

të shpejtë dhe vendimmarrje mbi çmimet

për të përballuar botën e IoT-ve në kohë reale,

Përballimin e modeleve të shumëfishta dhe

diverse të kreditimit (psh. i bazuar në abonim,

sipas përdorimit, sipas sjelljes së klientit, etj.)

si dhe kombinimin e tyre.

Monetarizimi i IoT-ve

Le të konsiderojmë një skenar “Tomi shkon në

qytet” (referojuni diagramës).

Tomi fut të dhënat e destinacionit në aplikacionin

“Smart Parking” me anë të telefonit

të tij të zgjuar dhe fillon të udhëtojë për në

qendër për takimin e tij.

Një Operator Parkimi ve në punë analitikën për të parashikuar

% e ulët të zënies së vendparkimit P2 dhe përcakton

edhe një ofertë me 1 orë qëndrim falas për këtë vendparkimi.

Ndërsa Tomi i afrohet destinacionit të tij, një njoftim për

këtë ofertë të limituar, i shfaqet në telefonin e tij të zgjuar

dhe ai vendos ta përfitojë.

Sapo mbërrin, ai merr një ofertë nga një restorant i zonës

dhe klikon për të lexuar detajet. Ndërsa paguan tarifën e

parkimit, pas takimit, Tomi rimbush portofolin e tij elektronik

(e-Wallet), i cili manaxhohet nga DSP-të dhe instituti

financiar përkatëse.

Fitimet nga tarifimi i parkimeve, ndahet ndërmjet DSPve,

operatorëve të parkimit dhe ofruesit të infrastrukturës

dhe aplikacionit përkatës. Përfitimet nga rimbushja

elektronike ndahet nga DSP-të dhe instituti financiar përkatëse.

Përfitimet nga reklamimi i restorantit ndahet nga

DSP-të dhe ofruesit e infrastrukturës dhe aplikacionit përkatës.

Ekosistemi i partnerëve përbëhet nga DSP (Ofrues të

Shërbimeve Dixhitale), Operatorë Parkimi, Ofrues Infrastukture

dhe Aplikacionesh përkatëse, Instituti Financiar

përkatës dhe Restoranti. Skenari nxjerr në pah rolin

qëndror të DSP-ve (Ofrues të Shërbimeve Dixhitale), në

ekosistemin e IoT-ve dhe aftësinë e tyre në balancimin

e sistemeve dhe proceseve për monetarizimin e shërbimeve

jo-telekomunikative. Me specifikisht, DSP-të:

Orkestrojnë të gjithë pjesmarrësit ndërveprues dhe menaxhon

marëveshje të ndryshme me secilin partner në

ekosistem.

Ofron infrastrukturën Cloud e cila përmban aplikacionet e

orientuara në IoT, si psh. Smart Parking dhe Katalogun e

Produkteve & Çmimet.

Specifikon se si çdo përfitim nga secili transaksion ndahet

mes partnerëve dhe realizon pagesat përkatëse.

Intracom Telecom dhe zgjidhjet e tij IoT, adreson sfidat e

tanishme dhe të ardhshme për realizimin dhe monetarizimin

e Internet of Things, të cilat mund të implementohen

qoftë të izoluara (stand-alone) ose të adaptohen në

infrastrukturën e DSP-ve ekzistuese.

infocom magazine 35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!