04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Internet of Things”

Tregu i mundësive të

pafundme

Teknologji

ACO VIDOVIC

CSP Technical Leader &

Innovation Center Manager CEE

IBM Central & Eastern Europe

Zgjidhjet të bazuara në telefonat e zgjuar, “cloud”, rrjetet

sociale dhe “big data”, sëbashku me rritjen e shpejtë të

Internet of Things këto 2 vitet e fundit, kanë ndryshuar

Botën ndjeshëm. Të dhënat e sotme janë marramendëse:

Internet of Things dhe inteligjenca artificiale

(cognitive computing), në platforma

si IBM Watson, hapin një gamë

të gjerë mundësish, duke krijuar një

ekosistem të ri biznesi, i cili jep burime

të reja dhe të diversifikuara përfitimi

financiar, duke krijuar aktivitete dhe

vende të reja pune. Këto mundësi janë

të qënësishme për kompaninë si dhe

shtetet, të cilat vendosën të investojnë

në zhvillimin e platformave “cognitive”.

Fusha e zbatimit në rajonin tonë është

mjaft e gjerë: nga tregti me pakicë/

shumicë, edukim, telekomunikacion,

sektori financiar, shtetëror. Sot, IBM

Watson aplikohet në shumë vende

për qëllime të ndryshme, duke rritur

ndjeshëm përdorimin e tij.

Mendohet se deri në vitin 2020, çdo njeri në planet, do

të krijojë mesatarisht 1.7 megabyte informacion për sekondë,

ndërsa numri i pajisjeve të lidhura me internetin

në Europën Juglindore, do të tejkalojë popullsinë në këtë

zonë me 5 herë.

2.5 Miliard Gigabytes të dhëna krijohen përditë, shifër kjo

që tejkalon sasinë e fjalëve të shqiptuara në gjithë Botën,

nga fillimi i njerëzimit.

90% e të gjithë të dhënave në botë, janë krijuar vetëm

gjatë 2 viteve të fundit, ndërsa 80% e këtyre të dhënave

janë të pastrukturuara/përpunuara. Në këto të dhëna,

“fshihen” potenciale të mëdha për të shpjeguar dhe analizur

shoqërinë dhe bizneset e sotme.

Kompani dhe individë po pësojnë revolucionin dixhital. Mediat sociale

dhe pajisje të ndryshme dixhitale po përdoren në administratën

publike sikurse në sektorin privat dhe po ndryshojnë me

themel marrëdhënien ndërmjet punonjësve. Diçka e tillë po ndikon në

sjelljet tona, ndaj dhe sot përdorim teknologjinë edhe kur vendosim

në cilin dyqan do hyjmë e çdo blejmë, apo kur kryejmë një transaksion

financiar. Kompanitë nga ana tjeter, po përjetojnë transformimin e tyre

dixhital duke u munduar të gjejnë në pak kohë atë çfarë klientët e tyre

duan dhe vlerësojnë, çka do mund t’i ndihmojë të ndërtojnë modele

efikase biznesi, për t’u dalluar në treg.

infocom magazine 22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!