04.07.2017 Views

5th Infocom Magazine (July 2017)

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Tiranës premton zhvillimin e transportit të një qyteti

të zënë nga inercitë infektuese të zgjedhjeve të pamenduara.

Ballafaqimi i trashëgimive motorristike nën

aktualitetin e azhornimeve që po ndryshojnë botën

është sfida më e madhe e projektit “Tirana Last Mile”.

Misioni është të përmirësohet infrastruktura dhe të

mundësohen zgjedhje më të shumta për ata që duan

të arrijnë në destinacion shpejt, sigurt dhe lirë.

Të ndërgjegjshëm se nuk ka më vend për gabime apo

kompromise, marrim përsipër të adresojmë sfidat sociale,

mjedisore dhe ekonomike që përballen me mobilitetin

urban në qytetin tonë sot. Me një formulë të

përpiluar nga efiçenca dhe modernizimi i mirë-funksionimit,

e prezantuam fillimisht Tiranën me aplikacionin

inteligjent “SayTaxi” dhe i japim mundësinë kujtdo

që të prenotojë mjetin e dëshiruar të transportit

fare thjesht nga smarphone i tij.

Por, në tregun e transportit të sotëm nuk mjafton

vetëm një platformë sistemi inteligjent. Për të

përmirësuar infrastrukturën, nevojiten dhe “mjetet”

inteligjente. Në kushtet e tendencave aktuale drejt

pakësimit, drejt reduktimit në kosto, efiçencës dhe

prakticititetit, na nevojitej mjeti më premtues i automobilizmi

të sotëm. Ndryshimi më i jashtëzakonshëm

i paraqitur në industrinë e automobilëve dhe alternativa

më e besueshme e motorrëve me DB (Djegje të

Brëndshme) që prej fillimit të shek. të 20-të Makinat

Elektrike! (100% elektrike me bateri). Me siguri një

rrugë ende e paeksploruar për kërkesat e transportit

në ditët e sotme.

Sakaq potenciali i projektit deshifrohet nga diferencimi

që mbart kjo teknologji e re në krahasim me

makinat tradicionale të pranuara deri më sot. Makinat

e para Elektrike Taksi, si një instrumentizim i benefiteve

të tyre operuese, kanë nisur shërbimin ndaj

qytetarëve të Tiranës dhe përdoruesve të app-it “Say-

Taxi”. Pasi adresuam boshllëkun e barrierave teknike

dhe jo-teknike arritëm komerçalizimin e shpejtë të

Me klasifikimin si një “Sistem Inteligjent”, aplikacioni

është një optimizues i trafikut të taksive.

Dërgon shoferin më të afërt duke konsideruar dhe

kohën e mbërritjes, trafikun lokal në kohë reale, rrugët

dhe mënyrat e ndryshme për të shkuar. Kështu arrihet

të shkurtohet një distancë mesatare mbërritjeje deri

në 60%; kursehet karburanti, prodhohet më pak ndotje,

reduktohet trafiku në rrugë dhe ulen shpenzimet e

mirëmbajtjes. Një app që rrit probabilitetin e faturimit

taksi dhe alternativat e shërbimit publik duke mundësuar

njekohësisht për klientët lehtësi të papreçedentë

përdorimi.

Aftësia e sistemit për të kthyer çdo “milje” të përshkuar

në dixhitalizim on-cloud rrit natyrshëm qasjen

e çdo automjeti në IoT (Internet of Things) si edhe

mundëson menaxhim për të gjithë operacionin në

mënyrë të besueshme dhe transparente.

Makinave Elektrike.

Pasi tregojmë rëndësinë e ndërveprimeve të rëndësishme

midis performancës teknologjike, infrastrukturës

së ndërtuar dhe sjelljes së konsumatorit në shkallë

të ndryshme hapësinore dhe kohore, aplikojmë

operimin e shëndetshëm të tyre në qytet. Shpresojmë

se një analizë më e integruar do të informojë më

mirë planifikimin për tranzicionin drejt një sistemi të

ardhshëm transporti elektrik duke theksuar njëkohësisht

dhe nevojën për të sjellë së bashku shkencat

teknike dhe sjellore që mbështesin këtë përpjekje.

Teknologjitë e Makinave Elektrike (EV) të shfaqura si

një premtim i madh i zbutjes së ndotjes klimaterike

dhe si shteg i sigurt drejt energjisë së rinovueshme,

paraqesin të ardhmen e transportit.

Studimet kryesore aktuale tregojnë se benefitet potenciale

të Makinave Elektrike varen gjerësisht nga

përparimet teknologjike dhe projektimet inxhinierike.

Gjithasht në mënyrë që sistemet me motiv elektrik të

ngjiten në nivelin e nevojshëm dhe të venë në funksion

këto benefite kërkojnë ndryshim thelbësor në

sjelljen e agjentëve, të ofertës dhe kërkesës.

Infrastruktura e Makinave Elektrike mundëson përfitime

dhe përmirësime në jetën e të gjithëve; Nga pikëpamja

e konsumatorit por edhe e biznesit. Ne besojmë se e ardhmja

është elektrike. Në përputhje me rrethanat, ne kemi

ndërtuar një platformë shumë-funksionale transporti ‘elektrik’.

Një platformë që mundëson një zotërim dhe operim

të përshtatshëm të Makinës Elektrike (EV/ Electric Vehicle)

dhe lehtëson ata që kanë dëshirë të evoluojnë me shpejtësi.

infocom magazine 11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!