16.11.2017 Views

KADARE TRI SPROVA MBI LETERSINE BOTERORE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

fantazmat që gjeti aty. Më vonë ato shfaqje joracionale gjetën

një shëmbëllim emotiv edhe më të mprehtë, por këtë herë

energjia e ndërsyer që buronte nga leximi, hasi në përpjekjen

kryeneçe të shkrimtarit për ta shtruar dhe për ta mbrujtur

atë sipas mënyrës së vet.

Këtë e dëshmon ky fragment i veprës Pesha e kryqit,

ku Kadare duke folur për periudhën rinore kur sapo kishte

filluar të merrej me letërsi, përshkruan “përvojën” e vet si

lexues i veçantë dhe ia beson pasionet e veta letrare së njëjtës

botë që ushqente vitalitetin e tij krijues:

“Nuk ishin vetëm gjetjet që më gëzonin, më shumë

se ato ishte natyrshmëria me të cilat iu ngjiteshin

subjekteve. Si një thirrje instinktive ato ndillnin

format, dhe format shfaqeshin qysh në thirrjen e parë.

Kishte edhe raste që më mundonin, më ngatërronin,

ma bënin mendjen lëmsh, por kjo ishte një torturë e

mrekullueshme. Përpiqesha, për shembull, të gjeja një

truall të ri, që bashkë me hapësirën të kishte brenda

kohën. Tragjikët qenë përpjekur t’i shkrinin por

s’kishin mundur, ndaj në pamundësi të kësaj, si një

zgjidhje të përkohshme kishin lënë ligjin e tri uniteteve.

Dantja i qe afruar më shumë kurse Shekspiri më pas

i qe larguar përsëri. Shekspiri kishte bërë zbulesa të

tjera. Zot, ky laborator ishte me mundësi të pafundme

dhe ty të vinte të thërrisje si i dehur: unë jam i lumtur,

unë kuptoj...”.

Ky “rrëfim” është i rëndësishëm për disa arsye që po i

renditim më poshtë: arsyeja e parë është e natyrës historike,

pasi ka të bëjë me shqetësimet, jo medoemos intime, të

x

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!