17.12.2012 Views

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1.Tentativa e parë për të

realizuar në Shqipëri një

sistem mbrojtjeje të

konkurrencës

12

të çonte më pas drejt evropianizimit të vendit. Nënvizojmë se

integrimi evropian u shndërrua në një objektiv real dhe parësor

në agjendat e të gjitha qeverive që pasuan, nga 1992 deri më

sot, pavarësisht vështirësive të ndryshme të tipit ekonomik, social

apo politik që kalonte ky vend i vogël, si pasojë e regjimit totalitar

nga i cili dilte.

Ten tativa e p arë p ër të realizu ar n jë sistem m brojtjeje të

konkurrencës u realizua m e ligjin nr. 8044, d atë 17.12.1995,

“Për konkurrencën”, i cili nuk kishte preced ent në sistemin

shqiptar, por prezantohej si një normë e transplantuar, bazuar

m bi një kriter organizim i të kund ërt si kund rejt atij të llojit

totalitar, sipas të cilit strukturohej sistemi i përmbysur, ashtu

dhe kundrejt ligjit të “më të fortit”, kriter i cili rregullonte tregun

në ato vite të para tranzicioni.

Miratimi i këtij ligji hapte një fazë të re në historinë e ndërhyrjes

së administratës publike në fushën e aktiviteteve ekonomike.

N d ërhyrja e legjislatorit u krye me parakushtin se një treg i

vetërregulluar nuk mjaftonte, për të siguruar zhvillimin e rregullt

të marrëdhënieve ekonomike, sepse ekzistonte një interes publik

p ër n jë vep rim shtetëror, i cili d o të garan ton te p ikërisht

zhvillimin e rregullt që mungonte.

Arsyet që çuan në disiplinimin e tregut ishin kryesisht dy.

Nga njëra anë, qëndronte dija, që qeveria po e fitonte pak nga

pak, për pamjaftueshmërinë e mekanizmave rregullues të tregut,

e pashmangshme për të mënjanuar efektet shtrembëruese të vetë

tregut, e shoqëruar kjo dije me bindjen se një treg efecient është

sinonim i një ekonomie të shëndetshme.

Nga ana tjetër, kishte një impuls shumë të fortë që identifikohej

me tendencën e përhapur drejt evropianizimit, që, siç e thashë

më lart, kishte pushtuar Shqipërinë që nga viti 1991. Ligji nr.

8044, lejonte së paku nga ana formale, barazim in e sistemit

shqiptar me sistemet evropiane dhe atë të Amerikës së Veriut.

Është e vërtetë që ky ligj p ërfaqësonte një fu shë m brojtjeje

totalisht të huaj për sistemin shqiptar, por është shumë e vërtetë

edhe që kjo lloj mbrojtjeje juridike rezultonte tërësisht në linjë

m e p rocesin e tranzicionit ekonom ik, qëllim i i fu nd it d he

thelbësor i të cilit ishte krijimi i një ekonomie tregu, të bazuar në

një demokraci ekonomike, në pronën private dhe në veprimet e

përgjegjshme të aktorëve në treg; në kornizën e së drejtës tregtare

dhe politikave ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ligji nr. 8044, pa diskutim, kishte rëndësinë e vet, përsa i përket

disiplinimit të një fushe të re, siç ishte tregu, por njëkohësisht

paraqiste mangësi dhe paqartësi të mëdha.

Një nga dobësitë e tij ishte rrezja e ngushtë e zbatimit, pasi kësaj

disipline nuk i nënshtroheshin shumë sektorë të klasifikuar si të

një rënd ësie të veçantë, siç ishin: sektori ushqimor, sektori i

shërbimeve publike, disa shoqëri transporti, bankat, shoqëritë e

sigurimit dhe shoqëritë për të drejtat e autorit.

E para nga sjelljet antikonkuruese në këtë ligj, e cila ka merituar

vëmendjen e legjislatorit, është ‘pozita dominuese’, sepse kjo

disiplinë ndjek në kompleks një objektiv antimonopolist, të bazuar

O PTI M E

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!