17.12.2012 Views

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

U.F.O UNIVERSITY - Albanian University

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

4.Situata në vendet e tjera

ballkanike

18

“si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat

veprojnë në të njëjtin nivel, pra, marrëveshje horizontale ose në nivele

të ndryshme, pra, marrëveshje vertikale”.

Është e nevojshme të bëhet një përkufizim më i saktë, në gjuhën

shqipe, i marrëveshjeve horizontale dhe vertikale, duke qenë se

vendi ynë gjendet në kushtet e një mungesë, thuajse totale, të

doktrinës juridike në fushën e konkurrencës.

Një nga mënyrat e zgjidhjes, të shumë nga problemeve të lidhura

me keqinterpretimin e disa prej dispozitave të mësipërme, mund të

jetë nëpërmjet akteve nënligjore, në të cilat legjislatori të specifikojë

qartë, mënyrën e interpretimit të dispozitave problematike.

Për të rikaluar tek risitë e ligjit nr. 9121, i cili pa diskutim ka

edhe meritën e krijimit të autoritetit të parë të pavarur në fushën

e konkurrencës – elementi i dytë i domosdoshëm në përkthimin

e principeve në kritere konkrete në procesin e negocimit për

konkurrencën.

Duhet të kemi të qartë se një treg konkurrues kërkon që rregullat

e konkurrencës të jenë të sigurta dhe të zbatohen në mënyrë

teknike, sipas kritereve objektive. Është pikërisht kjo arsyeja që

në modelin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autoriteti

garant i konkurrencës është imagjinuar gjithmonë si institucion

administrativ, i pavarur dhe i karakterizuar nga një kompetencë

teknike e një niveli shumë të lartë.

Në konceptin integrues të BE-së, ekzistenca e autoriteteve të

p avaru ra si garan të të kon ku rren cës sh faqet si jetike p ër

in stitu cion et evrop ian e, p asi krijon sistem e ad m in istrim i

uniforme dhe të përbashkëta, d.m.th., teknike dhe të sigurta,

d u ke lehtësuar procesin e afrim it të sistem eve ju rid ike d he

integrimit administrativ.

Në të vërtetë, përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë europian

në fushën e konkurrencës është një dukuri që vihet re edhe në

vend et e tjera ballkanike, si Maqed onia, Kroacia, 13 Bosnjë-

Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. 14 Në kushtetutat e tyre këto

vende i kushtojnë një vëmendje të veçantë ekonomisë së tregut,

lirisë së veprimtarisë ekonomike si dhe pronës private. 15

N ënvizoj se, nga njëra anë, mod eli komunitar i cilëson liritë

ekonomike dhe, në veçanti, lirinë e veprimtarive ekonomike si

principe bazë të disiplinës së konkurrencës 16 dhe, nga ana tjetër,

principi i konkurrencës, sipas nenit 4, paragrafi 1, të Traktatit,

prek tërë sistemin komunitar, duke u shndërruar në bazën e

Kushtetutës Ekonomike Evropiane. Njohja në rang kushtetues

i lirive ekonomike dhe i sistemit të ekonomisë së tregut përbën

pikën e nisjes së disiplinës së konkurrencës në këto vende.

13 Maqedonia dhe Kroacia kanë statusin e vendeve kandidate. Ndërsa të tjerat gëzojnë statusin e kandidatëve të mundshëm.

14 Në rast se pranojmë që Bashkimi Evropian ka një ‘kushtetutë ekonomike’, atëherë mundemi ta shohim procesin e përafrimit me disiplinën e tregut,

të vendeve ballkanike, si një nga shtyllat nëpërmjet të cilave po realizohet tranzicioni i këtyre vendeve drejt kushtetutës ekonomike evropiane.

15 Neni 11, Kushtetuta e RSh.: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe

në lirinë e veprimtarisë ekonomike”.

16 G.Amato “Il mercato nella costituzione”, në Fletoret kushtetuese 1992, 17. R. Nania “Libertá economiche, Impresa e proprietá”, në R. Nania,

P.Ridola “I diritti costituzionali”, Torino; Giapicchelli 2006. P. Ridola “Diritti di libertá e mercato nella costituzione europea”, në Fletoret kushtetuese,

2000.

O PTI M E

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!