14 MARKETING E mërkurë, 5 janar 2011 Shtyp *150# për aktivizim. Aktivizimi: 50 cent për 1 vit. THIRRËM n’049 Prano thirrje ndërkombëtare, to minuta bonus
E mërkurë, 5 janar 2011 15 Bota redaktor: Arsim Buxhovi e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 Haaretz Mungesa e demokracisë në Izrael Një sondazh kuptimplotë i kryer nga Instituti Demokratik Izraelit dhe i bërë publik edhe në faqet e kësaj gazete, pikturon me ngjyra të zymta panoramën shqetësuese të sistemit politik izraelit, ku ndjehet thekshëm mungesa e kuptimit të thellë të parimeve bazë të demokracisë. Krisjet në skeletin e demokracisë izraelite po shtohen me shpejtësi. Një sondazh kuptimplotë i kryer nga Instituti Demokratik Izraelit dhe i bërë publik edhe në faqet e kësaj gazete, pikturon me ngjyra të zymta panoramën shqetësuese të sistemit politik izraelit, ku ndjehet thekshëm mungesa e kuptimit të thellë të parimeve bazë të demokracisë. Thuajse të gjithë treguesit e këtij sondazhi përvijojnë këtë prirje. Pjesa më e madhe e të pyeturve mbështesin shpalljen e të drejtës së votimit përmes një deklarate nga organet shtetërore, ku duhet shprehur besnikëria e respektimit; vetëm 17 për qind e opinionit publik beson te vetë-deklarimi nga ana e shtetit, se demokracia duhet të ketë përparësi tek vetë-përcaktimi si hebrenj; shumica dërrmuese beson se vetëm hebrenjtë duhet të jenë ata që duhet të përfshihen në vendimmarrjet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit; shumica e të pyeturve mbështesin idenë se të ardhurat dhe burimet e vendit duhet t’i gëzojnë më shumë hebrenjtë, sesa arabët; 1/3 e qytetarëve izraelitë mbështesin idenë se arabët duhet të zhvendosen në kampe përqendrimi në kohë lufte dhe 2/3 e tyre mendojnë se arabët nuk duhet të ulen kurrë në karrige ministrore. Këto konstatime vërehen në të njëjtën kohë që rabinët dhe politikanët kanë ndërmarrë një fushatë provokimesh dhe urrejtjeje ndaj Vazhdon gjendja e rëndë në Australi Aeroplanët ushtarakë i kanë shtuar fl uturimet për t’i furnizuar banorët në qytetin Rockhampton në Australi, i cili ngadalë po zhytet nën ujin e vërshimeve, të shkaktuar nga të reshurat e mëdha. Në këtë qytet, në pjesën verilindore të Australisë, me afro 80 mijë banorë, mund të arrihet vetëm me anije të shpëtimit. qytetarëve arabë të Izraelit. Kjo prirje tashmë po kanalizohet edhe përmes nismave anti-demokratike, që në shumë raste diskutohen dhe jo në pak raste edhe miratohen nga parlamenti izraelit (Knesset). Këto zhvillime kanë marrë udhë të plotë ndërkohë që zërin e kryeministrit, ministrit të arsimit apo edhe të opozitës nuk ta zë veshi. Rezultatet e këtij sondazhi nuk befasojnë askënd, por në të vërtetë janë tepër shqetësuese. Në themel të kësaj dukurie zë vend besimi dredhacak se demokraci do të thotë tirani e bolshevizëm, dhe që të drejtat e barabarta të qytetarëve nuk janë pjesë integrale e sistemit demokratik. Sondazhi duhet të ndjellë reagime të forta e të vendosura. Udhëheqësia e vendit dhe të gjitha organet e saj përkatëse, veçanërisht ato të arsimit, kulturës apo edhe parlamenti, duhet të përqendrojnë të gjitha forcat dhe energjitë për të mbjellë vlerat e njëmendta të demokracisë në mjedisin publik, që nga ana e tij mbart këto lloj paragjykimesh e opinionesh. E gjithë trupa shtetërore e ka për detyrim të ndërmarrë veprime kundër injorancës dhe ultranacionalizmit që pasqyrohet nga ky sondazh. Duhet vënë theksi e duhet stërthënë në çdo rast që jepet mundësia se rreth 1/5 e qytetarëve të Izraelit janë arabë me të drejta të barabarta, si dhe që misioni i demokracisë është fund e krye mbrojtja e pakicave etnike. Sakaq, duhet tërhequr vëmendja e t’i mëshohet fort idesë se demokracia nuk pranon në gjirin e saj qytetarë të dorës së parë e të dytë, shtresën e lartë dhe të ulët shoqërore. Është mjaft e rëndësishme që brezat e rinj të këtij vendi ta ngulisin këtë mirë në kokë. Rëndësia e këtyre përpjekjeve nuk duhet marrë me zjarrmi në kokë: në rrezik është vënë natyra e shoqërisë së vendit dhe sistemi politik i tij. Të gjitha plasaritjet dhe krisjet e brendshme që ndihen në to, do rrezikojnë seriozisht të ardhmen e Izraelit jo më pak se kërcënimet nga jashtë. Lloji i shoqërisë që pasqyrohet nga ky sondazh nuk do të jetë i aftë të mbrojë demokracinë. Një nga ekspertët kryesor ushtarak të SHBA-së është gjetur i vdekur në një grumbull të mbeturinave. John Wheeler 66 vjet ka qenë për shumë vite këshilltar i Pritet që uji do ta arrijë nivelin maksimal gjatë ditës së sotme. Të reshurat e mëdha në Queenland kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati dhe arritjen e nivelit më të lartë të ujit për shumë vite. Vërshimet e mëdha i kanë shkatërruar rrugët dhe portet, e kanë ndalë eksportin e thëngjillit dhe e kanë shkatërruar tokën Pentagonit, ndërsa policia beson se bëhet fjalë për vrasje. Ai ka qenë këshilltar i Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe të riut dhe rrethanat e punueshme. Në shtetin e Queenslandit thotë se autostrada kryesore i përngjan më tepër një lumi dhe shumë shtëpi janë nën ujë. Vetëm një rrugë në veri të qytetit është e kalueshme. Tre persona deri më tani kanë humbur jetën që me fi llimin e Vitit të Ri, ndërsa dhjetë kanë humbur jetën qëkur shirat tropikale fi lluan në nëntor. SHARON, PESE VJET NE KOME Më 4 janar të vitit 2006, kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon, ra në komë. Atëbotë, Sharoni 77 vjet u zhduk befas nga qendra e vëmendjes. Sharon atë mbrëmje u ankua se nuk po ndjehej mirë, u dërgua në spitalin Hadassah në Jerusalem, ku e humbi vetëdijen dhe që nga ajo kohë nuk u zgjua më. Goditja që pësoi në tru tmerroi Izraelin. Vendi e kishte humbur të atin e vet. Që nga ajo kohë, në Izrael janë zhvilluar dy zgjedhje, e gjithashtu vendi ka zhvilluar edhe dy luftëra. Faktin se një shteti mund t’i mungojë tej mase një politikan me përvojë, këtë izraelitët e kanë kuptuar në veçanti gjatë dy luftërave të fundit. Presidenti amerikan, Barack Obama, është rikthyer në Washington, pas përfundimit të pushimeve familjare në shtetin e Havait, që zgjatën gati dy javë. Presidenti ka pakësuar paraqitjet publike që prej se filloi pushimet më 22 dhjetor. Ato pasuan disa fi tore të tij të rëndësishme në Kongresin amerikan, përfshirë miratimin e një kompromisi të rëndësishëm për zgjatjen e shkurtimeve të tatimeve dhe ratifi kimin në Senat të një traktati të ri me Rusinë për armët bërthamore. Trupi i palëvizshëm i Sharonit tani vëzhgohet në vazhdimësi nga dy agjentë civilë të shërbimit të brendshëm izraelit të in- Gjendet i vdekur një këshilltar i Pentagonit Obama përfundon pushimet Por Obama do të përballet me një legjislaturë të ndarë, ndërsa republikanët e opozitës marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokratët, me gjithë humbjet, ruajnë shumicën në Senat. Udhëheqësit republikanë kanë shpallur tashmë plane për shqyrtimin e një mase që do të shfuqizonte reformën e kujdesit shëndetësor që u miratua në Kongres vitin e kaluar. Ata po ashtu janë zotuar se do të pakësojnë shpenzimet federale dhe të tkurrin madhësinë e qeverisë. teligjencës, Shin Bet. Anëtarët e familjes e vizitojnë çdo ditë, duke lëshuar muzikë klasike dhe i lexojnë libra. e vdekjes së tij mbesin enigmatike. Sipas policisë, kufoma e tij është zbuluar në një deponi të mbeturinave, pas zbrazjes së një kamioni për grumbullimin e mbeturinave. Pas autopsisë së bërë, policia është e bindur se bëhet fjalë për vrasje. Wheeler ka qenë absolvent i akademisë ushtarake West Point, e gjithashtu ka studiuar edhe në Harvard dhe Yale. Ai ka qenë ofi cer gjatë luftës në Vietnam. Familja e tij lëshoi një kumtesë, por kërkoi nga të gjithë që të përmbahen nga komentet publike. “Është kjo një periudhë mjaft e vështirë për ne dhe besojmë se opinioni publik do të respektojë sferën tonë private”, u theksua në kumtesë.
- Page 1 and 2: FOTO: ATDHE MULLA BALLKAN: MUROSJA
- Page 3 and 4: E mërkurë, 5 janar 2011 Për shka
- Page 5 and 6: E mërkurë, 5 janar 2011 Edhe dard
- Page 7 and 8: E mërkurë, 5 janar 2011 7 Naciona
- Page 9 and 10: E mërkurë, 5 janar 2011 NACIONALE
- Page 11 and 12: E mërkurë, 5 janar 2011 Ringjalle
- Page 13: E mërkurë, 5 janar 2011 BALLKAN E
- Page 17 and 18: E mërkurë, 5 janar 2011 Zürich
- Page 19 and 20: E mërkurë, 5 janar 2011 BOTA 19 F
- Page 21 and 22: E mërkurë, 5 janar 2011 Bashkë m
- Page 23 and 24: E mërkurë, 5 janar 2011 ROZE 23 D
- Page 25 and 26: E mërkurë, 5 janar 2011 25 Dick M
- Page 27 and 28: PALUAJTSHMËRI SHITJE E mërkurë,
- Page 29 and 30: E mërkurë, 5 janar 2011 SPORT 29
- Page 31 and 32: E mërkurë, 5 janar 2011 SPORT 31