29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 5 janar 2011 25

Dick Marty, një ëndërr

e keqe për shqiptarët

Në një letër që Imzot Pjetër

Bogdani i kishte dërguar Kongregacionit

të Propagandës

Fide në Romë më 20 Nëntor të

vitit 1658 shkruante:

“Shka po më ngushton ma

fort në këto nështrasha të idhta

dhe shka po ban të më pikë

zemra gjak nuk janë salvimet

e Turkisë, por shpifjet e rrenat

e bashkvëllazënve të mi meshtarë.

Pjetër Bogdani thotë se

ishte gati të pranojë martirizimin,

por jo shpifjet e sendeve

për të cilat përbetohej me dorë

në Ungjill, se nuk i kishte ba,

as mendue ,as deshirue kurrë

(per sacrosanta Dei Evangelia

nec factu, nec dictum,nec concupitum).

Në fillim të shekullit të kaluar

në kohën kur po bëhej

Shqipëria,kryeministri i Serbisë

Vlladan Gjoergjeviqi boti

veprën më anti-shqiptare.

Nuk ishte vetëm anti-shqiptare

por edhe anti-njerëzore.

Tani një shekull më vonë kur

u bë Kosova,atje në Evropë

një gjorgjeviq tjetër por tani

me emrin Dick Marty po bën

të njëjtën propagandë kundër

popullit shqiptar,sidomos

kundër Kosovës. Ky krokodil

zvicerian u çua lugat,si një

përbindësh po përhap një erë

të keqe kundër racës arbërore.

Kjo pjellë e ndyrë, ky Judë i kohës

sonë e shiti shpirtin për një

grusht para. Kjo shtrigë e vjetër

zviceriane gënjen, shpif e trillon

gjëra që nuk i beson kush,

vetëm patologjikët e tij serb që

natyrisht e ndihmuan në fabrikimin

e këtyre monstruoziteteve

anti-shqiptare. Nuk i vjen

turp këtij horri të shpif Ushtrinë

Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarët

që dhanë jetën për lirinë

e vendit, e jo për tregtinë

e organeve të Dick Marty-it. Si

nuk i vjen gjyhah këtij shpirti

të keq për nderin dhe dinjitetin

e gjithë atyre dëshmorëve.

Si nuk mendon pak për familjet

e tyre dhe për mijëra familje

të tjera shqiptare që nuk e

dinë as vorrin e familjarëve të

vet. Dick Martyn, e përfytyroj

si krijesë të një planeti tjetër e

jo nga Zvicra ku punojnë e jetojnë

qindra mijëra shqiptarë.

Dick Marty e din shumë mirë

se Ushtria Çlrimtare e Kosovës

ishte një organizatë çlirimtare

e pranuar botërisht, bile Presidenti

i Shteteve të Bashkuara

Bill Clinton në një artikull që

botoi në prill të vitit 1999 në

gazetën “The New York Times”

ia bënte të ditur Sllobodan Millosheviqit

se UÇK (Kosovë Liberation

Army) jo që po shpartallohej

siç pohonte diktatori

serb por radhët e saj, shkruante

Presidenti Amerikan po përforcohen

dita-ditës. Dick Marty e

kishte të ditur se gjatë Luftës në

Kosovë, në Kongresin e Shteteve

të Bashkuara biedohej për

ndihmën ushtarake që mund

t’i jipej Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës dhe kështu mund të

shmangej ndërhyrja e Aleancës

së NATO-s. Të gjithë e dimë se

mundësia e ndihmës luftarake

për Ushtrinë Çlirimtare të

Kosovës u diskutua seriozisht

nga shumë senatorë amerikanë.

Zyrat më të larta të politikës

amerikane i kishin të qarta

qëllimet e Ushtrisë Çlirimtare

të Kosovës. UÇK-ën e përbënin

dhe e drejtonin burra e gra të

edukuar, bijët dhe bijat e familjeve

më të mira dhe më fi -

snike të Kosovës. Nuk ishin ata

tregtarë organesh siç pohon

Dick Marty por luftëtarë lirie,

dhe nderi i kombit shqiptar.

Ata i dhanë të gjitha provat

njerëzore dhe në këtë mënyrë

fi tuan mbështetjen e botës së

qytetëruar demokratike. Aleanca

më e madhe ushtarake

në botë e pranoi Ushtrinë

Çlirimtare të Kosovës për

bashkluftëtarë për të mposhtur

Hitlerin e Dytë të Evropës

– Sllobodan Millosheviqin.

Pra një ushtri e qytetëruar siç

është NATO, nuk do të hynte

në aleancë me ata që bëjnë

tregti me organe të njerëzve

të vdekur. Nga ana tjetër ia

bëjmë të ditur Dick Marty-t

se populli shqiptar nuk është

barbar që bën tregti e lojëra

me organet e njerëzve të vdekur.

Dick Marty nuk ka lexuar

se 20 paragrafe të Kanunin të

Lekë Dukagjinit e mbrojnë në

mënyrën më dinjitoze njeriun

e zënë rob ose të vramin. Lexo

paragrafi n 856 të Code of Lekë

Dukagjini. “Shpija e të vramit,

po i dha besë dorasit, ky edhe

pse e vrau, do të shkojë në

mort e në gjamë me e përciellë

të vramin deri në vorrim e

me ndejë për drekë”, (If family

of the victim has agreed to e

truce with murderer,the latter,

even though he is one responsible

for the death, must go to

the funeral and accompany

the body to te cemetery, and

attend the wake). Shkrimtari

ynë Ismail Kadare e ka biseduar

këtë fenomen me intelektualin

e njohur Alain Bosquet. Ky

dijetar i madh francez është

mahnitur për këtë normë të shkëlqyeshme

të traditës shqiptare.

Bile për këtë çështje Ismail

Kadare ka botuar një shënim

të gjerë. Shqiptarët e nderojnë

të vdekurin më shumë se asnjë

qytetërim tjetër. Ata që e drejtuan

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

ishin shumë të arsimuar

dhe kishin lidhje të ngushta me

zyrat më të larta evropiane dhe

amerikane. Nuk kishin kohë për

tregti organesh, sepse populli

shqiptar i Kosovës përjetonte

ditët e Kalvarit. Zyrtarët e lartë

të Departamentit Amerikan të

Shtetit citonin ato ditë të prillit

1999 prijësit shqiptarë të

luftës Hashim Thaçin, Jakup

Krasniqin,Fatmir Limaj, Xhavit

Halitin dhe Azem Sylën. Rrjetet

radio-televizive transmetonin

sidomos shpjegimet e Nënsekretarit

të Shtetit, James Rubin.

Ky zyrtar i lartë i diplomacisë së

lartë amerikane ishte në lidhje

telefonike gjithë ditën me personalitetet

e lartpërmendura.

Edhe komandanti i NATO-s gjenerali

Wesley Clark dhe shumë

personalitete të tjera ushtarake

dhe të Shërbimeve të Inteligjencës

Amerikane ishin në lidhje

me udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare

të Kosovës. Shumë nga

këto lidhje ende nuk, janë bërë

e ditura,por do të bëhen shumë

shpejt. Ushtria Çlrimtare e Kosovës

ishte organizata më e

besueshme e Departamentit

Amerikan të Shtetit. Amerikanët

dhe anglezët tek UÇK-ja

gjetën partnerin besnik në luftë

kundër Millosheviqit. Përveç

ndonjë gazetari të mbrapshtë

ose ndonjë bishe siç është

Dick Marty, të gjitha autoritetet

botërore të politikës dhe

të mbrojtjes shkruan e folën

mirë për Ushtrinë Çlrimtare

të Kosovës. Si zëdhënës i kësaj

Ushtrie për Shtetet e Bashkuara

nuk kam lexuar asnjë shkrim

të keq dhe nuk kam parë ose

dëgjuar kurrë diçka e keqe për

UÇK-ën e cila për një kohë të

shkurtër u bë Ushtria Çlirimtare

më e njohur në botë. Në Zyrën

tonë kanë arritur në atë kohë

mijëra letra nga organizatat e

ndryshme amerikane, sidomos

nga Organizata Ndërkombëtare

për të Drejtat e Njeriut. Ata kërkonin

nga Ushtria Çlirimtare e

Kosovës kurrgjë më shumë se

respektimin e Konventës së

Gjenevës të vitit 1949 për robërit

e luftës. Në vazhdim iu sjellim

një prej paragrafëve më të

rëndësishme të asaj Konvente:

Neni 3, i zakonshëm në katër

konventat e Gjenevës të 12

Gushtit 1949

Në rast të një konflikti të

armatosur me karakter jondërkombëtar

e që ndodh në

territorin e një prej Paleve të

Larta të Marrëveshjes, çdo Pale

në konfl ikt do të duhej që deri

në minimum të vë në zbatim

kushte që vijojnë:

1.Personat që nuk marrin

pjesë aktivisht në veprimet

ushtarake, duke

përfshirë anëtarët e forcave

të armatosura të cilët i kanë

lënë armët, dhe ata të njohur

si “hors de combat” për shkaqe

të sëmundjes, plagës, arrestimit

ose për arsye të tjera, në të

gjitha rastet do të trajtohen në

mënyrë humane pa kurrfarë

dallimi armiqësor që bazohet

në racë, ngjyrë, fe ose besim,

gjini, prejardhje ose pasuri apo

për kritere të tjera të ngjashme.

Të gjitha veprimet që pasojnë

janë dhe do të mbeten si ligje

ndaluese në çdo kohë dhe

në çdo vend për personat e lart

përmendur:

(a) dhuna ndaj jetës dhe

personit, e posaçërisht vrasjet

e ndryshme, gjymtimi, trajtimi

i vrazhdë dhe tortura;

(b) mbajtja peng;

(c) fyemjet për shkaqe të dinjitetit

personal, sidomos trajtimi

poshtërues dhe përules;

(d) shpallja e burgimit dhe

pjesëmarrja në pushkatim pa

vendim nga gjyqi përkatës dhe

i cili duhet t’i përmbaj të gjitha

garancionet gjyqësore dhe të

cilat njihen si të domosdoshme

nga bota e civilizuar.

2. Të plagosurit dhe ata të

sëmurë do të mblidhen dhe të

përkujdesen.

Gjekë Gjonlekaj

New York

Verdikti IMK

i Gjykatës

Kushtetuese

të Kosovës

Mbi 900 punëtorë të Fabrikës së Tubave në

Ferizaj iu gëzuan një verdiktit të Gjykatës

Kushtetuese të Kosovës, me të cilin atyre

u njihet e drejta për kompensimin e të ardhurave

personale, për kohën prej dëbimit

nga puna e deri në rikthimin e tyre

më 1999.

Pa marrë parasysh epilogun e këtij verdikti,

kjo gjykatë ka fi lluar të merret me

çështje jetike, pa u ndikuar nga strukturat

politike. Kështu ishte edhe rasti i ish Presidentit

Fatmir Sejdiu, i cili rëndë e kishte shkelur

Kushtetutën, apo çështja e Kryetarit

të Rahovecit. Me verdiktin e përmendur po

bëhet një hap i rëndësishëm drejt sundimit

të ligjit dhe shpërblimit për guximin dhe

shpërblimin për padrejtësitë nga e drejta e

punës. Sindikata e punëtorëve të Fabrikës

së Tubave kishte fi lluar një betejë maratonike,

qysh në kohën e sundimit të regjimit

johuman, duke vazhduar me kohën e

UNMIK-ut e deri në ditët e qeverive kosovare.

Verdikti i Gjykates Themelore në Ferizaj

nuk u jetësua për shkak të dilemave për

gjetjen e solucioneve më të përshtatshme,

ankesave të akterëve në proces e deri në

mungesën e mjeteve për kompensim. Për

veprimet e gabuara nuk ka pasur kontestime

apo procese gjyqësore, andaj edhe

Gjykata Kushtetuese nuk ka hezituar me

rastin e shpalljes së këtij verdikti në favor

të të punësuarve. Me këtë veprim mund

të hapet “Kutia e Pandorës”, sepse edhe

punëtorët e ndërmarrjeve të tjera mund

t’ua mësyjnë gjykatave me kërkesa të tilla.

Kompensimi i plotë në këtë moment

është i mundshëm nga Fondi i Privatizimit,

por ato mjete gjenden në botën e jashtme,

duke i pritur kërkesat e shumta. Vetëm 20

përqindëshi ka filluar t’u shpërndahet

punëtorëve, ndërsa pjesa tjetër po ruhet

me xhelozi në botën e jashtme. Sipas mendimit

tim, rasti konkret mund të zgjidhet

në disa mënyra:

Së pari është mundësia që pagesa të

bëhet nga 80 përqindëshi i shumës së inkasuar

për shitjen e ndërmarrjes. Në këtë rast

të punësuarit do të merrnin rreth 10% nga

ajo që realisht u takon, andaj nuk e besoj

se ata do të kënaqen me një ofertë të tillë.

Mundësia e dytë është rishqyrtimi i privatizimit

të ndërmarrjes dhe ritenderimi

me një shitje me spin-off të rëndomtë,

duke i marrë parasysh kërkesat e kreditorëve.

Mundësia e tretë është blerja e borxhit

në vlerë ca.30 mil.Euro nga ana e Qeverisë

së Kosovës, e cila do të bëhej bashkëpronare

e fabrikës në nivel deri 90%. Kjo zgjidhje

është e mundur me pëlqimin e blerësit, i

cili realisht nuk i ka plotësuar obligimet

sipas metodës “Spin-off” special. Në këtë

rast, një kohë më të përshtatshme Qeveria

do të kishte mundësinë e shitjes së pjesës

së aksioneve të saja.

Të gjitha variantet duhet të shqyrtohen

me kujdes, në mënyrë që të arrihet një

kompromis me pronarin e ndërmarrjes

dhe ish të punësuarit, të cilët duhet të

shpërblehen për guximin dhe sakrifi cën,

sikur edhe shumë qytetarë të Kosovës.

Nebi Jashari

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!