29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 5 janar 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

Vjedhje e arit

Prishtinë, 4 janar - Një dyqan

argjendarie është plaçkitur në

rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.

Siç njofton policia ankuesi, pronar

i argjendarisë ka raportuar se

persona të panjohur i kanë thyer

derën e dyqanit dhe nga kasaforta

kanë arritur të vjedhin arin në

vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe

rreth një mijë euro para kesh. Nuk

ka të arrestuar.

Vidhet dyqani

Junik, 4 janar- Një femër nga

Juniku ka raportuar se persona

te dyshuar kanë hapur me forcë

derën e marketit ” E” prone e

ETC-së dhe kane arritur që të

marrin para dhe disa pako cigare.

Njësiti i hetuesisë ka dalë në

vendin e ngjarjes dhe së bashku

me menaxherin e marketit

kanë shikuar kamerat dhe kane

identifi kuar te dyshuarin. Më pas

policia ka arrestuar personin në

shtëpinë e tij te i cili janë gjetur

rreth 90 euro dhe 10 pako cigare

“Davidof”. Pas intervistimit me

urdhër të prokurorit i dyshuari

dërgohet ne mbajtje.

Armëmbajtje

pa leje

Ferizaj, 4 janar – Policia e Ferizajt

ka konfi skuar një armë automatike

në një shtëpi në fshatin Pojatë të

Ferizajt. Siq raporton policia gjatë

një kontrolle te i dyshuari është

gjetur një armë automatike si dhe

një karikator me fi shek. Arma është

konfi skuar ndërsa personi i dyshuar

pas intervistimit me vendim

te prokurorit lirohet ne procedure

te rregullt.

Lëndime

trupore

Suharekë, 4 janar- Në fshatin

Grejkoc të Suharekës është arrestuar

një person pasi që i njëjti

ka sulmuar një person tjetër me

ç’rast i ka shkaktuar lëndime

trupore. Viktimës i është ofruar

ndihma mjekësore dhe me pas

i njëjti është liruar ne shtëpi.

Mësohet se motiv i ngjarjes ishte

një mosmarrëveshje për një

kontest pronësor. Me urdhër të

prokurorit i dyshuari dërgohet

në mbajtje.

Shkodrës, ndihma të tjera

Ferizaj, 4 janar -Për në Shkodër

shumë shpejtë do të niset kontigjenti

i dytë me ndihma humanitare të

grumbulluara nga bizneset e Ferizajt,

kanë bërë të ditur të martën zyrtarë

nga komisioni komunal për koordinimin

e ndihmave. Merret vesh se

bizneset ferizajase po kontribuojnë

me ndihma dhe se ky kontingjent

përfshinë ndihma në ushqime dhe

veshmbathje për banorët e nënzonës

së Shkodrës që kanë pësuar së fundi

nga vërshimet. Shukri Avdyli, anëtar i

komisionit bëri me dije se janë shumë

ndërmarrje tregtare që kanë dhuruar

sasi të mëdha të veshmbathjes, kryesisht

këpucë, ndërsa kanë qenë edhe

biznese tjera që kanë dhënë sasi të

parave, me të cilat janë siguruar sasi e

miellit, patateve, fasules dhe ushqime

tjera.

KUJTOHET PER VERIUN

Ka dy muaj që EULEX ka nisur të formojë njësit për të luftuar krimin e organizuar në veri

të vendit. Por Policia e Doganat e Kosovës nuk dinë asgjë. Ekspertët e sigurisë nuk presin

shumë nga ky njësit, që pritet t’i ketë 30 policë, prokurorë, doganierë e gjyqtarë.

Jeton Musliu

jeton.musliu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 4 janar — Dy vjet pas

zbarkimit në Kosovë, misionit

evropian për sundimin e ligjit-

EULEX, duket se më në fund i

ka rënë ndërmend se punët me

veriun e vendit, nuk i ka hiç mirë.

Misioni që përbëhet nga shtete

të Bashkimit Evropian, plus Shtetet

e Bashkuara të Amerikës dhe

Turqia, ka vendosur që të nisë luftimin

e shumë të zezave, në 15

për qind të territorit të Kosovës.

Së paku kështu ka deklaruar

Hans Christian Classing, një nga

zëdhënësit e EULEX-it në Prishtinë,

i cili këtë lajm e zgjodhi

t’ia thotë së pari agjencisë serbe

të lajmeve, Tanjug.

Madje, sipas tij, kjo njësi është

formuar në nëntor të vitit 2010,

por ende nuk është kryer i tërë

rekrutimi i njerëzve që do të punojnë

në të.

Sipas Classingut, shkas për formimin

e njësisë së tillë ka qenë

nevoja e luftimit të krimit të organizuar

që është në nivel të lartë,

veçmas në veri të Kosovës.

Duke sqaruar përbërjen e kësaj

njësie, zyrtari i EULEX-it tha se

ajo do të numërojë afërsisht 30

persona, ku përveç policëve, do

të ketë edhe prokurorë e doganierë

dhe se ideja është që në

zgjidhjen e rasteve të rënda penale

të punojnë profesionistët.

Classing ka thënë se tash

për tash janë duke u marrë me

përzgjedhjen e stafit që do të

punojnë në këtë njësit të përbërë

nga policë, prokurorë, doganierë

e gjyqtarë.

Por çudia në këtë rast qëndron

në faktin se misioni më i

madh evropian jashtë bllokut

27-anëtarësh, ka dy muaj që nuk

është duke mundur të kompletojë

një njësi prej 30 vetash.

Pikërisht në këtë pikë, analistët

kosovarë kanë dyshime të

mëdha sa i përket efi kasitetit të

kësaj njësie, për të luftuar kontrabandën

dhe krimin e organizuar

atje.

Agim Musliu, ekspert i sigurisë,

beson se kjo lëvizje e EULEX-it që

ndërmerret për të luftuar krimin

e organizuar në veriun e Kosovës,

ka në vetvete dy çështje kryesore.

“E para që Policia e Kosovës po

lihet tërësisht anash dhe e dyta

që ky është një veprim taktik e

kozmetik, sepse shumë pak pritet

të bëhet në këtë aspekt”, thotë

Musliu për Express.

Dyshimi më i madh në këtë

rast, sipas Musliut, është fakti se

formimi i këtij njësiti ka nisur në

nëntor të vitit të kaluar.

“Misioni Evropian, të fi llojë të

ndërtojë njësi që nuk ka më shumë

se 30 veta, e të thotë se ende

janë duke mbledhur policë, doganierë,

prokurorë e gjyqtarë, kjo

vërtet më duket e pakuptimtë”,

thotë Musliu.

Ai beson se nuk është fare mirë

që në këtë rast, të lihen anash,

apo në nivel sekondar a terciar,

prokurorët, gjyqtarët, policët apo

doganierët vendorë.

E, në këtë rast, zyrtarët e Policisë

së Kosovës apo doganave, nuk

kanë fare njohuri për formimin e

kësaj njësie.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë

së Kosovës, tha për Express

se ai nuk është i njoftuar për

formimin e një njësie të tillë.

Përgjigje të njëjtë në lidhje me

këtë çështje jep edhe Adriatik

Stavileci, zëdhënës i Doganave

të Kosovës.

I kontaktuar nga Expressi,

kryeprokurori i Shtetit, Ismet

Kabashi, nuk dëshiron të thotë

asgjë në lidhje me këtë çështje,

duke sugjeruar që të pritet dita

e mërkurë.

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi

i EULEX-it, Hans Christian Classing

ka shtuar se ky mision ka

EULEX

ekspertë të ushtruar për luftë

kundër shpëlarjes së parave,

kurse fokusi do të jetë në luftën

kundër tregtisë me drogë dhe me

njerëz dhe se kombinimi i prokurorëve

dhe policëve në këtë

njësi, e bën atë një grup shumë

operativ dhe efi kas.

Për arsye të interesit të hetimit,

ai nuk ka saktësuar se në cilat raste

do të punojë kjo njësi, por ka

thënë se po punohet në zgjidhjen

e disa rasteve kriminale nga fushat

e sipërpërmendura.

Classing ka sqaruar se njësia

e posaçme policore e BE-së bashkëpunon

me policinë lokale,

kurse detyrat i merr nga Prokuroria

e EULEX-it.

KFOR-i

Ditë më parë, komandanti i

trupave të KFOR-it amerikan

në Kosovë, ka deklaruar se nga

muaji shkurt, trupat e tij pritet

të marrin përgjegjësinë e

komandës edhe për pjesën

veriore të Kosovës. Këtë

përgjegjësi, deri më tash e

kanë pasur trupat franceze të

KFOR-it, të cilat nga shkurti, së

bashku edhe me forcat e disa

shteteve të tjera, pritet të

vendosen nën komandën

amerikane.

FOTO: VISAR KRYEZIU

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!