29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Opozita e zezë dita

Opozita ndërron kahen, akoma pa

qua qëllimin në vend!. Nëse, dje fi -

lloi me hetimin e kutive pa mbërri

fund e rrugës, sot e fi llon me kontrollin

e kutive, qa do të thotë kjo,

se nesër mund të kërkohet prapë

diçka tjetër. Në këtë rrugëtim të

partisë socialiste kemi vërejtur

paqartësi, pasiguri në hapat e

saja dhe në shumë vendime, të

cilat dolën jashtë angazhimeve

për shtetin dhe interesin e tij.

Është e qartë se zgjidhjet në formë

të marrëveshjes janë të arritura

të vetëdijes politike, ndërsa

partia socialiste ka shpërdoruar

të gjitha këto forma dhe ka provuar

metoda të tjera, të padëshiruara,

duke u shmangur nga të

gjitha marrëveshjet e mundshme

politike. Prej kohesh kemi parë

aksionet e saja, të cilat na lënë në

kujtesë një rrugëtim të zorshëm të

saj drejtë qartësisë politike. Partia

Socialiste marrëveshjeve fare pak

u kushtoi kujdes, madje të gjitha

marrëveshjet me rivalin i konceptonte

si humbje, si humbje e

gjithçkaje dhe më këtë pozicionim

përfundimisht bë edhe kundër gjithçkaje.

Ky pozicionim i PS-së, i

pamundësoi edhe rivalëve të saj

PD-LSI, të mos tregojnë aspak

mëshirë ndaj opozitës, e cila nuk

pranon humbjen, nuk e do vendin

assesi vendin e saj si opozitë.

Në shumë raste opozita-Partia

Socialiste, nuk e respektoi rregullin

demokratik, nuk respektoi as

edhe elektoratin e saj ku ay e kishte

vendosur të mbetet në opozitë.

PS-ja duke krijuar disa formulime

të zbehta dhe thuajse inobligative

për shumë çështje në vend, ka krijuar

asi iluzione se mund të rrëzoi

shumë lehtë qeverinë. Këto dhe

si këto iluzione të krijuara nga

PS-ja kanë provuar të frenojnë,

të bllokojnë shumë procese politike

në vend. Fytyra e opozitës

u mavijos pikërisht ndaj futjes

së Shqipërisë në NATO, kapërcej

të gjitha pritshmëritë nacionale,

ajo u pozicionua me deklarata

e protesta, goxha dhe ngjashëm

me disa struktura anti-Shqipëri.

Dhe po ashtu një tjetër pozicionim

i ngjashëm i PS-së, u tregua

edhe me liberalizimin e vizave

për qytetarët e Shqipërisë, ku BE

e hapi këtë të mirë, këtë mundësi

për shqiptaret. Ndërsa, akoma i pa

shpjegueshëm mbetët pozicionim

i PS-së, karshi dy këto marrëveshje

të mëdha në vend.

Një parti socialiste do të mund

të jetë e dobishme vetëm po të

ketë qasje më të mirë për qytetaret

për vendin dhe po të tregojë pak

kulturë demokratike. Një kulturë

demokratike tek partia socialiste

nuk ekziston dhe as që mund

të pritet një ndryshim pozitivë.

Përkundrazi, partia socialiste në

vend se ta zhvillojë këtë kulturë

sikur dëshiron më shumë ta rikthej

në skenë sistemin e vjetër

diktatorial. Pra antagonizmat

e partisë socialiste mjerisht po

zbehin fytyrën e demokracisë

në vend, po e rëndojnë atë edhe

shumë, ndërsa “përkujdestarët” e

saj tërheqin vërejtjen se kjo parti

qe quhet opozitë po bëhet edhe e

zezë ditë për shqiptaret. Thellon

përçarje, nxitë manipulime, krijon

premisa te një gjendje krizë në

Shqipëri, dhe krijon opinion negativë

sa këto ngërçe politike nuk

mund të tejkalohen pa ndërhyrje

nga jashtë. Janë provuar edhe nga

jashtë këto ndërhyrje diplomatike,

por duket e kot me një parti si kjo

socialistja në Shqipëri, e cila ka

lidhë kast, pykë - vetveten se pari

dhe iniciativat qe synojnë progres

në vend. Ka mbajtur parlamentin

dhe shumë debate në zhurmë, për

shumë çka dhe pa marrë asgjë mbi

kurriz të përgjegjshëm. Një opozitë

pa peshë mbi kurriz, pa përgjegjësi

nuk mund të quhet parti

serioze në politikë dhe më këtë

gjendje as që mund të pritet farë

qasje ndryshe. Ndërsa e dimë se

tërë fuqinë e saj të mundshme e ka

harxhuar në debate akuzash dhe

thirrje për të frenuar e bojkotuar

proceset në vend.

Hija e panterit

Prej kohesh selia rozë është

E mërkurë, 5 janar 2011

HENRY CALLAHAN

kthyer në humor, padyshim edhe

panteri i saj nuk i ka shpëtuar dot,

në këtë listë u futë edhe hija e tij

qe ka emrin Gramoz Ruqi. Ky komunist

me yll e mbi yll, zvarritet

në parlament duke përqeshur

demokracinë në vend, por ja qe

demokracia i lejon deri në kllapa

funksionin verbal të tij, kaq mund

të bëj hija e zezë e panterit Rama.

Rama pak sa i lodhur, dhe paksa i

ftohur me zhvillimet sikur ka vënë

në lëvizje të trilltë Ruqin, për të

rritur akoma më shumë antagonizma

ekstrem dhe ekskluzivizëm

subjektiv që gjithsesi kanë për

qëllim të kapërcejnë interesat e

vendit dhe të zmadhojnë armikun

në trajtën e tjetrit.

Mbase është kështu dhe kështu

shpërthen bastioni recidivë i

panterit rozë, gjatë gjithë këtij viti

shpresojmë qe në vitin tjetër do

të refl ektoi një ndryshim brenda

selisë rozë dhe interesi i vendit do

të gjejë më shumë shprehje se sa

ato që dominuan deri më tani.

Bekim Rexhepi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!