29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 5 janar 2011 SPORT 31

Futbolli bullgar, në duar të mafi së

Futbolli bullgar është në duart e

mafi së. Kështu ka bërë të ditur i

shumëpërfoluri Wikileaks, i cili e

ka publikuar një marrëdhënie që

ekziston në mes të krimit të organizuar

dhe klubeve nga Sofj a e më

gjerë. “Bosat e mafi së e shfrytëzojnë

futbollin për pastrim parash dhe

për ta përmirësuar imazhin e tyre.

Është shumë e qartë se klubet e

futbollit bullgar kontrollohen direkt

ose indirekt nga fi gurat e krimit të

organizuar, që i shfrytëzojnë këto

klube për interesa të veta. Kampionati

atje është prekur nga bastet, ndeshjet

e rregulluara, pastrimi i parasë dhe

ikja nga pagimi i tatimeve”, shkruan

e përditshmja spanjolle, El Pais, që

transmeton publikimin e Wikileaks.

Gjykata bullgare tashmë ka fi lluar hetimin

e tetë ndeshjeve kampionale, të

cilat janë suspenduar pasi dyshohet

se janë rregulluar, pas një akuze të

presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

RIKTHIMI I KAKAS

Leite Kaka më në fund i është rikthyer fushës së gjelbër. Pas më shumë se 200

ditësh mungesë, mesfushori brazilian ka luajtur 15 minuta të hënën, në fi toren

e Real Madridit ndaj Getafes. Kaka ndihet i lumtur që u kthye, pas një periudhe të

vështirë nëpër të cilën kaloi. Trajneri Jose Mourinho tash e ka një armë më shumë.

Mesfushori brazilian Leite Kaka,

iu kthye fushës së blertë pas më

shumë se 200 ditësh, në fi toren e

Realit të Madridit (3:2), në kuadër

të xhiros së 17-të të La Ligës

spanjolle.

Braziliani, njëri prej lojtarëve

më të kushtueshëm në histori

të futbollit (klubi madrilen e ka

blerë nga Milani verën e vitit

2009 për rreth 65 milionë euro)

hyri në lojë në minutën e 31-të

të pjesës së dytë ne vend të francezit

Karim Benzema. Përfaqësuesi

brazilian ndihet i gëzuar si

një fëmijë. Ai thotë se ende nuk

e ka dhënë maksimumin e tij

në kampionatin spanjoll. “Jam

mjaft i lumtur që më në fund u

ktheva në fushë me shokët e mi të

skuadrës”, tha në fi llim Kaka, i cili

ishte operuar në gjurin e majtë.

Braziliani dukej në formë dhe ka

shfaqur përputhje të lojës me Ozil

e Cristiano Ronaldo, ndërsa pati

edhe një goditje në portë. “Kam

kaluar momente mjaft të vështira

në këtë periudhë, por më në fund

mendoj se kjo ka kaluar. Nuk e

dija se kur do të kthehesha. Tash

jam mjaft i kënaqur, ndihem me

të vërtetë mirë”, ka shtuar Kaka

për mediat spanjolle pas lojës.

Ish-futbollisti i Milanit, rikthimin

ia ka dedikuar familjes

së tij. “Mbi të gjitha gruas sime,

sepse vetëm ajo e di se në çfarë

periudhe kam kaluar”, shpjegoi

ish-futbollisti më i mirë në botë.

I lumtur për yllin brazilian

është dukur edhe trajneri Jose

Mourinho. “Është e qartë se Kaka

nuk është ende në maksimumin

e formës së tij, por është një lajm

fantastik për Real Madridin dhe

mendoj edhe për ligën spanjolle

dhe për botën e futbollit”, theksoi

trajneri portugez.

“Është një super lojtar, por

ende nuk ka arritur ta demonstrojë

këtë në Spanjë. Sot luajti 15

minuta, do të jetë në gjendje të

luajë 15 të tjera me Levanten të

enjten (në Coppa del Re) dhe pak

nga pak do të fi tojë minutazh”, vazhdoi

Mourinho.

I operuar në fillim të muajit

gusht, Kaka kishte fi lluar stërvitjet

me grupin e futbollistëve më

18 dhjetor.

LeBron e Wade,

show i vërtetë

LeBron James e Dwyane Wade

kanë dhuruar show të vërtetë, në

fi toren e sigurt dhe të merituar të

Miamit në shtëpi të Charlottes.

Kjo ishte fitorja e 11-të rresht

si udhëtues për Heat. Dy yjet e

Miamit së bashku realizuan 69

pikë, në fi toren 96:82 ndaj Bobcats.

Boston ia doli ta mposhtë

Minnesotan me vështirësi vetëm

në çastet e fundit të ndeshjes.

Ndërkaq, në shtëpi u treguan të

sigurt Orlando, Utah e Denver.

Boston-Minnesota 96-93

Boston: Pierce 23

Minnesota: Beasley 19

Charlotte-Miami 82-96

Charlotte: Jackson 22

Miami: James 38

Denver-Houston 113-106

Denver: Anthony 33

Houston: Scola 24

Blackburn ia

mësyn Ronaldinhos

Blackburn Rovers e ka

konfirmuar ofertën e jashtëzakonshme

për Ronaldinhon,

vetëm një ditë pasi e mohoi interesimin

për yllin e deritashëm

të Milanit. BBC-ja shkruan se

Rovers kanë bërë gati për futbollistin

një ofertë prej 20 milionë

funtesh (rreth 25 milionë euro),

të cilat do t’i paguante klubi nga

Ewood Parku për mesfushorin

brazilian në tri vitet e ardhshme.

“Ai është i aftë të luajë në Premierligën

angleze dhe mendoj

se kjo do të shkonte në favorin

tonë”, ka thënë pronarja Anuradha

Desai për BBC Radio.“Të

jemi më precizë, në ofertën

tonë: 7.6 milionë euro për vitin

e parë dhe rreth 8.5 milionë

euro në vitin e dytë dhe të tretë”,

deklaroi shtoi ajo. Një gjë është

e sigurt: Ronaldinho nuk do të

Orlando-Golden State 110-90

Orlando: Howard 22

Golden State: Ellis 20

Utah-Detroit 102-97

Utah: Williams 22

Detroit: Prince 26

New Orleans-Philadelphia 84-77

New Orleans: West 17

Philadelphia: Brand 14

luajë më në Milan, edhe pse

ka kontratë me klubin Rossoner

deri në qershor të këtij viti.

30-vjeçari e kishte lënë para

kohe qendrën përgatitore në

Dubai, për të shkuar në atdhe,

ku e kërkojnë dy klube: Gremio

dhe Flamengo. Pronarët e rinj

të Blackburnit, Venky’s, të cilët e

blenë klubin në muajin nëntor,

dëshirojnë që t’i ofrojnë menaxherit

Steve Kean një ekip të

fortë, për të arritur rezultate të

lakmueshme në pranverë. “Paraja

nuk është problem për ne.

Ne po mundohemi të gjejmë

lojtarë të duhur për Blackburnin

dhe ne kemi para për ta bërë

këtë. Ky nuk është problemi. Ne

duam që ta rrisim kualitetin në

Blackburn Rovers”, shtoi në

fund njëri nga pronarët e klubit

anglez, Venkatesh Rao.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!