29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 ARTE

arté «Për

Redaktor: Arben Idrizi

e-mail: arben.idrizi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Për një Teatër të Varfër

një teatër të varfër» (1968) i regjisorit

dhe teoricienit të njohur polak

të shekullit të XX-të, Jerzhi Grotovski

(Jerzy Grotoëski) hidhet në qarkullim

në gjuhën shqipe. Libri ka një parathënie

nga bashkëkohësi i tij Peter

Brook dhe është botuar nën kujdesin

e Euxhenio Barbës.

Zizek është

snob borgjez!

Një vijë e gjatë e adhuruesve ishte

formuar rreth skenës në Cooper

Union për të marrë nënshkrimin

në libra të Slavoj Zizek-ut.

Ata rrapëllinin me emrat e tyre

për dedikimin e fi lozofi t.

"Ian," tha njëri.

"Sikurse shkrimtari," tha Z. Zizek,

"McEwan."

"Kelvin," tha tjetri.

"Sikurse temperatura idiote."

"Austin," tha një i tretë.

"Si Teksasi."

"Anna," tha një e katërt, "me dy

n. Jam nga Danimarka."

"Danimarka," tha Z. Zizek. "Më

pëlqen Danimarka sepse fshehurazi

unë jam fashist. Mbaje trenin

të ecë në kohë. Është mënyra e

vetme për ta ndalë Hitlerin!”

"Gideon," tha një i pestë.

"Ai ka qenë luftëtar. Paul Robeson,

këngëtari më i madh amerikan

i majtë, e ka një këngë për të."

"Elias," tha një i gjashtë.

"A e ke parë fi lmin e tmerrshëm

që Denzel Washington e ka bërë

rreth Biblës?" pyeti Z. Zizek. "The

Book of Eli?"

"Chris," tha një i shtatë.

"A je ti Krisht pa t?"

Radikali i famshëm sapo është

futur në fuçi nëpërmjet 90 minutave

të paradokseve të tij dalluese

politike, duke e ndukur mjekrën

e tij, duke i fshirë vetullat dhe

duke e tundur grushtin në ajër.

“Sot është kapitalizmi ai që është

revolucionar... E pamundura dhe

e mundura janë duke shpërthyer

në skajshmëri. Më kanë thënë

se këtu në New York një njeri

mund ta ndajë penisin e tij në dy

pjesë... Kështu që mund ta bësh

atë punën me dy femra. Mund

ta arrish pavdekësinë. Mund

të shkosh në hapësirë. Por të

shfrytëzosh pak kujdes shëndetësor

është e pamundur.”

Më vonë një adhurues i tha atij,

“Vetëm dua të ju falënderoj sepse

vitin e kaluar e kam shkruar një

punim diplome në Universitetin

e Chicago-s duke u bazuar në

idetë e juaja.”

"Steven," tha tjetri.

"Me v?" pyeti Z. Zizek.

"Po."

"E dija sepse ka qenë edhe

një Steven me v dhe për mua

kjo është sikurse ai fi lmi me Jim

Carrey. Është ‘Truman Show’, dhe

ju të gjithë jeni me qira."

"A ju pëlqen show ‘Lost’?" pyeti

tjetri në radhë.

"Jo," tha Z. Zizek, "është tepër

intelektual. Më pëlqen ‘24’."

Rreshti u rrallua deri te disa

ndihmës. Një burrë po e incizonte

Z. Zizek me një video kamerë

dhe një grua e ulur në skenë po e

bënte të njëjtën gjë me një telefon.

Një student i tha Z. Zizek se

po i organizonte shokët e klasës

në Stony Brook University kundër

privatizimit dhe e pyeti se çka

mund të bënte ai për t’i grumbulluar

ata.

"Oh, nuk e di," tha Z. Zizek.

"Por mund të vij falas. Ka thithës

që më paguajnë, kështu që te ti

mund të vij falas. Është sikurse

miku im Ralph Fiennes. Ai në

një vit luan në një fi lm ‘blockbuster’.

Ai luan rolin e Voldemort

në Harry Potter, kështu që gjatë

pjesës tjetër të vitit ai mund të

bëjë fi lma të pavarur me buxhet

të vogël. Tani ai është në Coriolanus.

Është i vendosur në megalo-

polis dhe klani kundërshtar janë

luftëtarët guerilë.

“Njëherë po qëndroja bashkë

me Ralph-in dhe ai më tha

se sa herë që ai është në prani

të femrave, gruaja e tij, Sophie,

e cila ishte shtatzënë, i kishte

thënë diçka aq të pahijshme.

Sophie ka thënë se të gëlltitësh

spermën është e shëndetshme

për gratë shtatzëna. Kështu që

i thash Ralph-it, ‘Pse nuk e shet

spermën tënde në shishe? Mund

ta shesësh në formë të pastër dhe

të koncentruar.’” Z. Zizek e vendosi

gishtin e tij tregues te gishti

i tij i madh për të treguar pilulën.

“I thash, ‘Mund ta quash njërën

The English Patient dhe tjetrën

The Constant Gardener.' Ralph

nuk mendoi se ishte qesharake."

Problemi i vërtetë me Hollywood-in

sot, tha ai, është se “e heq

seksin.” Ai i citoi shembujt e

mëhershëm në fi lmat e Hollywood-it

ku seksi ishte i koduar. “Një

burrë ishte homoseksual nëse

parfumohej. Një grua ishte prostitutë

nëse vinte nga New Orleans.

"A e keni parë atë filmin e

tmerrshëm ‘The Reader’?" pyeti

Z. Zizek. "A e keni ditur se Nicole

Kidman ishte menduar të luante

rolin kryesor?"

"Është luajtur nga Kate

Winslet," tha The Observer.

"Saktë, Kate Winslet," tha Z. Zizek.

"Ralph më ka thënë se Nicole

Kidman e kishte refuzuar rolin

sepse ata nuk i kishin pranuar tri

kushte të saj. Së pari, jo...” Ai bëri

shenjë te buzët e tij.

"Botoks," tha një burrë që ishte

ulur në skenë.

I shqipëruar nga pedagogu dhe

regjisori i teatrit Mehmet Xhelili, Për

një Teatër të Varfër përmban idetë e

Grotovskit për çështje si teknika dhe

përgatitja e aktorit, trajtimi i tekstit, e

të tjera çështje teorike që i vlejnë çdo

aktori dhe regjisori të ri për punën në

teatër.

"Stop përdorimit të botoksit,"

tha Z. Zizek, "sepse buzët e saj supozohej

të dukeshin të dobëta sikurse

një naziste e fi shkur. Ajo tha

në rregull. E dyta, të shtonte 15 kilogramë.

Në rregull. E treta, sepse

është një skenë e lakuriqësisë së

plotë frontale, jo këtë” – Z. Zizek

bëri një gjest të rruajtjes në pjesën

e bigëzimit të tij dhe qeshi. “Këtë

e refuzoi ajo. Çmenduri!”

(Variety ka raportuar se Nicole

Kidman e ka refuzuar rolin kur

kishte mbetur shtatzënë.)

Burri me kamerë u qua dhe

eci drejt përballë Z. Zizek. “Çfarë

mendoni për situatën në Palestinë?”

“Unë jam pro-palestinez,” tha

Z. Zizek, “por nuk mendoj se

është situata më e keqe në botë.

Çdo njëri në Kongo do ta shiste

nënën e tij në skllavëri për të ikur

në Bregun Perëndimor.

"Por mua më pëlqen Izraeli.

Izraeli është shteti më ateist në

botë. I dua për këtë. Por në të

njëjtën kohë kur shumica nuk besojnë

në Zot, ata pohojnë se Zoti

u ka dhënë të drejtën për tokën.”

Ai tha se po e konsideronte një

udhëtim në Jenin pranverën e ardhshme

dhe tanimë ishte takuar

me një grup të palestinezëve të

cilët do t’i vizitonte atje. “Ata nuk

janë fundamentalistë islamikë.

Ata janë njerëz normalë sikurse

ne. Ne filluam të shkëmbenim

shaka të fëlliqura. Ata ma treguan

një. ‘Pse femrat irakiane nuk

flenë me ushtarët amerikanë?

Sepse ata gjithmonë fl asin rreth

tërheqjes por kurrë nuk e bëjnë.’

“Nën secilin komunist,” tha Z.

Zizek, “qendron një snob i fshehtë

borgjez. Së paku e pranoj për

vete.”

Burri me kamerë e pyeti rreth

politikës në Ballkan. Z. Zizek tha

se vendi i tij Sllovenia ishte në rrëmujë

por që kishte parë shpresë

në Mal të Zi, ku shumë refugjatë

shqiptarë ishin vendosur pa u

trazuar. The Observer e pranoi se

ai ka pasur një gjyshe shqiptare.

Z. Zizek tha se i pëlqen të tregojë

shaka rreth nacionaliteteve të

Ballkanit. Malazeztë, sipas shakave,

janë të famshëm si dembelë.

“Si masturbon një malazez?”

pyeti Z. Zizek. “Ai e hap një vrimë

në tokë, e fut penisin në të dhe

pret të ndodhë një termet.”

The Observer ia prezanton

librin e tij për nënshkrim dhe e

vendos emrin në të.

"A je i krishterë?" e pyet Z. Zizek.

"Jam katolik i shthurur," tha

The Observer.

"Të gjithë katolikët janë të

shthurur," tha Z. Zizek. "Madje

edhe papa."

Christian Lorentzen

The New York Observer

Përktheu: A. Beka

E mërkurë, 5 janar 2011

Grotovskit i njihet merita e themelimit

të «Teatrit Laborator» më 1959 dhe

konceptit «Teatri i varfër». Ishte një

regjisor novator në teatrin eksperimental.

Ky është botimi i dytë në

«Kolana e të mësuarit» që boton Teatri

i Metropolit. Vitin e kaluar u botua

«Hapësira boshe» e Peter Brook.

KAFKA D

Më së pari, vlen të sjellim në

vëmendje faktin se ligjërimi letrar

lëviz në dy rrafshe kryesore:

“kuptimësi” dhe “vlera”. Rrafshi

i dytë është gjithë sa e dallon, së

pari, ligjërimin letrar nga format

e tjera ligjërimore: përmasa letrare

s’lidhet me “kuptimësinë”, por

me “formën” artistike të dhënies së

kësaj “kuptimësie”; po ashtu, nga

një qasje më të ngushtë, rrafshi i

“vlerave” është gjithë sa e dallon

një ligjërim letrar nga një tjetër

i të njëjtës natyrë. Kjo vlen edhe

për përkthimin letrar, i cili ndan

të njëjtën natyrës të ligjërimit,

arsye për të cilën s’lëviz vetëm në

rrafshin e “kuptimësisë”, por edhe

të “vlerave”; madje, si në rastin e ligjërimit,

edhe tek përkthimi letrar,

rrafshi i “vlerave” shfaqet pjesë e

dallueshmërisë së një përkthimi

letrar nga një tjetër i po të njëjtës

natyrë.

Vështruar kësisoj, sipërmarrja

për të sjellë në një gjuhë

tjetër prozën e Kafka-s shfaqet e

vështirë, aq sa na ysht ta ndryshojmë

pyetjen emblematike që

Jakobsoni ngre në fund të Pamjet

gjuhësore të përkthimit, ndërsa

ndalet tek shprehja e njohur “Traduttore,

traditore”: përkthyes i cilave

mesazhe? Tradhtues i cilave

vlera?” Pyetja e Jakobsonit shfaqet

përgjithësuese, rrok çdo ligjërim

letrar; nga njëra anë shpreh qenien

e përkthimit “tradhtim” në

rrafshin e “vlerave”; nga ana tjetër

i lë shteg gjasës se, në rrafshin e

“mesazheve” (“kuptimësisë”),

përkthimi është fatshkruar të

jetë sipërmarrje e mundshme.

Dhënia e “mesazhit” është pjesa

më e lehtë e përkthimit, thuhet,

çka të shumtën e herëve vlen, por

jo gjithnjë, e këtu kam parasysh

prozën e Kafka-s; në rastin e saj,

qëndrim në dritën e njohurive na

ysht të pyesim: “Tradhtues i cilave

mesazhe? Tradhtues i cilave

vlera?”, pasi vështirësitë dhe problemet

për ta sjellë në një gjuhë

tjetër prekin edhe rrafshin e “kuptimësisë”.

Duke marrë si shembull

Die Verwandlung – tekst-shifër i

gjuhës së Kafka-s – në vijim do

të rrah të sjell disa syresh, pashmangshmëria

e të cilave dëfton jo

vetëm pasaktësitë, por edhe mendjelehtësinë

me të cilat përkthyesi

i është qasur kësaj proze.

2.1. Vështirësitë në

rrafshin e “vlerave”

Le të marrim si fi llim fjalinë që

hap këtë novelë dhe të qëmtojmë

së pari problemet dhe vështirësitë

që shfaq në rrafshin e “vlerave”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!