29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët e Botës

Ne dëshirojmë unitet ndërmjet

veriut dhe jugut, por kjo nuk

nënkupton se e kundërshtojmë dëshirën e

qytetarëve të jugut.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: -2 °C

Min: -5 °C

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

OMAR AL-BASHIR,

President i Sudanit,

duke theksuar se

ai është i gatshëm

të mirëpret dhe të

asistojë Sudanin e

Jugut si shtet të ri,

nëse qytetarët e rajonit

votojnë për pavarësi, në

referendumin që fillon

të dielën.

Në këtë fazë të jetës time, unë nuk

kam ardhur këtu që të përqafoj

zvarritjet dhe mohimet.

JERRY BROWN,

Gjatë dhënies së

betimit për guvernator

të Kalifornisë. Ai në

moshën 72 vjeçare po

kthehet në mandatin

e tij të tretë në këtë

funksion, të cilin e ka

ushtruar edhe i ati i tij.

Nuk ka ftesë në kutinë

tonë postare.

PHILIP CROWLEY,

Zëdhënës i State

Departamentit amerikan,

duke konfirmuar se Irani

ka ftuar Rusinë, Kinën

dhe disa shtete anëtare

të BE-së që këtë muaj të

disa objekte bërthamore

të Teheranit, duke

anashkaluar me ketë rast

me qëllim SHBA-në.

Max: -3 °C

Min: -8 °C

Festat e

fundvitit

janë festa të

zbrazura nga

çfarëdo lloj

përmbajtje.

Gjithë histeria

e festës së Vitit

të Ri është

e ndërtuar

mbi shtytjen

globale për të

shënuar festën e

festave, si formë

kulminante

e shtytjes

kapitaliste për

të bërë diçka,

mundësisht për

të festuar sa më

shumë e sa më

shpesh.

E mërkurë, 5 janar 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Shija e keqe

për festa

Artan Sadiku

Është e paevitueshme t’i shpëtosh sot hegjemonisë

festive të fundvitit, të përcjellë me tërë

cirkun e zbukurimeve, maskimeve, dhuratave,

ahengjeve. Universaliteti i kësaj kulture është

i pamohueshëm mu për faktin se si e tillë, ajo

është përbrendësuar në kapitalizmin e sotëm

neoliberal, si sistem më depërtues në gjithë

historinë. Në mënyrë kontradiktore por teleologjike,

kjo ideologji thelbësisht depërtuese

e shpërndan veten në nivel universal përmes

asaj është lightkultur (shpërndarje universale e

vlerave sipërfaqësore).

Globalizimi si aparat ideologjik i këtij sistemi

siguron përhapjen e kësaj kulture përmes së cilës

edhe japonezët edhe etiopianët i nënshtrohen

propagandës së njëjtë të marketingut, ku Krishtlindjet

janë ngjarje globale festive, ku zbukurimet

e qyteteve kaplojnë shuma milionëshe dhe

ku histeria e dhuratave, si formë sëmundjeje e

re që po të futet në studimet psiko-patologjike,

bëri që vetëm për një ditë (Black Friday 2010) në

Amerikë të blihen dhurata në vlerë prej 45 miliardë

dollarësh (ndërsa për të luftuar varfërinë

në Afrikë G8 - grupi i shteteve më të zhvilluara

që nga viti 2005 ka premtuar 25 miliardë dollarë

që nuk po i realizon dot).

Duhet të pranohet që kapitalizmi ka zhvilluar

një perfi ditet superior të metodave të funksionalizmit

të vetes së vet, duke mësuar nga gabimet

e veta. Pas secilës krizë, kapitalizmi del

më perfi d, më i avancuar dhe më depërtues.

Ai ka arritur të transformojë kushtet themelore

hapësinore (gjeografi ke), njerëzore (psikologjike)

dhe shkencore (teknologjike) në favor të vet.

Në kondita të tilla, lightkultura nuk është ajo që

ka nevojë të jetë depërtuese, por janë individët

ata që vullnetarisht subjektivizohen në të. Individët,

individualisht të globalizuar janë modus

operandi për lightkulturën.

Festat e fundvitit janë festa të zbrazura nga

çfarëdo lloj përmbajtje. Hiq formën, ose të

paktën zbukurimet dhe nuk mbetet festë e Vitit

të Ri. Gjithë histeria e festës së Vitit të Ri është

e ndërtuar mbi shtytjen globale për të shënuar

festën e festave, si formë kulminante e shtytjes

kapitaliste për të bërë diçka, mundësisht për

të festuar sa më shumë e sa më shpesh. Në histori

Viti i Ri lidhej me periudha të ngjarjeve të

rëndësishme astronomike (hëna e parë e re) apo

bujqësore (të korrat) dhe rëndësia e tij ishte se

atë ditë/natë bëheshin premtime të caktuara

për vitin e ardhshëm. Mënyra e sotme e festimit

është thellësisht ideologjike. Ajo nuk ka asnjë

lloj rëndësie, përveç përmbushjes së formës së

nevojshme që e kërkon lightkultura.

Pasi festat duhet të shënojnë një arritje të

caktuar, cila është arritja globale si arsye për

festimin botëror pas dy ditësh? Mos vallë kriza

botërore fi nanciare që më pas u bë ekonomike,

humbja e miliona vendeve të punës, tejvarfërimi

i klasës më të varfër, rritja e pagesës për studime,

luftërat në Irak dhe Afganistan, rrjedhja e naftës

së BP, shkatërrimi i Haitit nga tërmeti si pasojë

e kolonializmit…? A do të thotë kjo që kapitalizmi

neoliberal e ka dëmtuar shijen njerëzore

për festa?! Tjetërsimi njerëzor është sot rezultat i

veprimit radikal të këtij sistemi, që vazhdimisht i

transformon konceptet themelore për atë se çka

është për progres dhe zhvillim, duke u promovuar

në mënyrë sipërfaqësore si një ide fi snike e

lehtë globalizuese përmes lightkulturës.

Sfi da individuale sot qëndron në subjektivizimin

brenda kulturës kolektiviste, përmes së

cilës do të universalizoheshin kategoritë e realitetit,

kategori si varfëria, eksploatimi dhe lufta

si koncept psikologjik themelor i prezencës në

botë. Përgjigjja ndaj lightkulturës që e mbulon

veprimin thelbësor transformues të kapitalizmit,

sot duhet të jetë nje kulturë e vlerave të forta

dhe të vrazhda që veprojnë në kundërvënie të

pothuajse gjithçkaje siç e shohim dhe e përjetojmë

sot. Deri në një të ardhme radikalisht të

ndryshme, nuk shoh se si mund të kihet oreks

për festa.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!