29.07.2013 Views

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

KUJTOHET PER VERIUN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

4

Politikë

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Na njeh edhe Katari

Prishtinë, 4 janar - Katari e ka njohur

shtetin e pavarur dhe sovran të

Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e

Jashtme e Kosovës. Të martën, në

New York, ambasadori i Katarit ia

ka dorëzuar letrën e njohjes ambasadorit

të Kosovës, Avni Spahiu, ka

konfi rmuar për Express zëvendësministrja

në largim e Punëve të Jashtme

e Kosovës, Vlora Çitaku.

Katari është shtet i rëndësishëm

në gadishullin Arabik, në Lindjen e

Afërme. Kufizohet me Arabinë Saudite

dhe ka dalje në Gjirin Persik.

Njohja e fundit, Kosovës i ka ardhur

në nëntor të vitit të shkuar, nga

Tuvalu. Me Katarin, numri i shteteve

që e kanë njohur realitetin e ri në

Kosovë, të krijuar pas 17 shkurtit

2008, rritet në 73.

Megjithatë, numri i njohjeve të

Kosovës si shtet i pavarur, sipas

përfaqësuesve politikë, nuk i ka

përmbushur pritjet e autoriteteve

në Prishtinë. Zëvendësministrja

Çitaku thotë se pritjet kanë qenë

që pas mendimit pozitiv të GJND’së

në raport me pavarësinë e Kosovës,

të shtohej numri i njohjeve, gjë që

nuk ndodhi. “Ne kemi bërë gjithë

çfarë është e mundur në kuadër

të mundësive tona. Megjithatë, ky

proces nuk po ecën me dinamikën

Serbët sakrifi kojnë

BE’në për Kosovën

Prishtinë, 4 janar - Një hulumtim i

bërë në Serbi ka treguar se serbët

nuk e duan edhe aq shumë integrimin

në BE. Në anketën e titulluar

“Si e shikojnë serbët, tranzicionin”,

përkatësisht në pyetjen nëse do

të ballafaqoheshit me zgjedhjen

ndërmjet Kosovës dhe BE’së, 47

për qind kanë thënë se do ta zgji-

e parashikuar dhe thënë të drejtën

pas përmbylljes së procesit në

GJND, ne kemi qenë të bindur se

njohjet do të kenë një dinamikë të

shtuar. Megjithatë, ky ritëm nuk është

në proporcion me angazhimet e

institucioneve të Kosovës dhe partnerëve

tanë ndërkombëtarë”, ka

theksuar Çitaku për REL. Ndërkaq,

sipas Ibrahim Gashit, vonesat në

konstituimin e qeverisë së re dhe

në dinamizimin e punës së Ministrisë

së Jashtme mund të interferojnë

drejtpërdrejt në çështjen e

njohjeve.

Gashi thekson se Kosova duhet të

jetë më e shpejtë në reagime ndaj

zhvillimeve, si raporti i Martyt, pasi

që në botë po krijohen pasqyra të

ndryshme për Kosovën. “Nëse institucionet

e reja nuk mbërrijnë ta

shpërndajnë një të vërtetë tjetër

për këto zhvillime, siç është raporti

i Dick Martyt, atëherë sigurisht

që edhe mund të prodhojnë konsekuenca

edhe në çështjen e imazhit.

Imazhi i Kosovës me raportin

e Martyt përkohësisht mund të

thuhet se është dëmtuar pak dhe

duhet rikuperuar këtë në afatin sa

më të shpejtë dhe mënyra më e

mirë do të ishte sjellja e njohjeve

të reja”, është shprehur ai.

dhnin Kosovën, 24 BE’në, ndërsa 29

nuk kanë ditur çka të zgjedhin. Kur

bëhet fj alë për datën e anëtarësimit

në BE, në Serbi më parë kanë

menduar për vitin 2016, ndërsa

tash mendohet se 2017-ta do t’i

gjejë në BE. Anketa është realizuar

me 1.813 respondentë dhe nuk ka

përfshirë Kosovën.

Naser Rugova anëtar i LDK’së

Prishtinë, 4 janar - Naser Rugova ish-nënkryetar

i LDD’së, ka bërë të ditur se, nga e

marta është votues dhe anëtar i thjeshtë i

Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Kthimi im

dhe i kolegëve, bashkëpunëtorëve, miqve të

mi dhe të atyre që më përkrahin në këtë hap

bëhet në përputhje me përcaktimet tona pa-

rimore për aktivitet politik në gjirin natyror ku

kemi vepruar për shumë vite”, thuhet në njoftimin

e Rugovës. “Më 2007 dolëm nga LDK’ja,

e cila atëherë ishte në pushtet dhe tani, më

2011 kthehemi në LDK, e cila, sipas të gjitha

gjasave, do të jetë në opozitë. Dëshirojmë të

besojmë se me angazhimin tonë si anëtarë

E mërkurë, 5 janar 2011

dhe veprimtarë të thjeshtë, të barabartë me

gjithë të tjerët, do ta japim kontributin tonë

që Lidhja Demokratike e Kosovës, si bosht i

veprimit të gjithë atyre që besojnë në një të

djathtë të sinqertë dhe të fuqishme, të kthehet

në pushtet më e fortë se kurrë më parë”,

përfundon njoftimi.

S’KEMI TH

Nuk kemi asnjë

arsye të bëjmë

koalicion me

PDK’në. Edhe

qëndrimi i zyrtarëve

të partisë është

negativ. Madje, me

partinë e Hashim

Thaçit as që do

të duhej biseduar

për koalicionin.

Megjithatë, vendimi

fi nal do të merret

pas 9 janarit.

Ramush Haradinaj

ende nuk e ka thënë

fjalën e fundit. Daut

Haradinaj fl et për

Express.

Shpend Limoni

Shpend.limoni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 4 janar –

Një marrëveshje mes PDK’së

dhe AAK’së për krijimin e Qeverisë

së re duket e vështirë për

t’u arritur. Anëtari i Këshillit të

Përgjithshëm të AAK’së, Daut

Haradinaj thotë se kjo parti nuk

ka asnjë arsye për t’iu bashkuar

PDK’së në qeverisjen e vendit.

Në një intervistë telefonike për

Express, ai thekson se qëndrimi

i këtij subjekti do të defi nohet

pas rivotimit më 9 janar. Por,

nuk harron pa përmendur se

fjalën e fundit për këtë çështje

nuk e ka thënë ende as Ramush

Haradinaj.

Express: Cili është pozicioni

aktual i AAK’së për një koalicion

me PDK’në?

Daut Haradinaj: Qëndrimi i

Aleancës ende nuk është përfundimtar.

Por, fi llimisht, unë mendoj

se AAK’ja nuk ka asnjë arsye

të jetë në koalicion me PDK’në.

Express: A mund të ndryshojë

ky qëndrim?

Daut Haradinaj: Bindja

ime është se ne kemi marrë

vota të mjaftueshme sa për të

qëndruar në opozitë, ndërsa

besimi i është dhënë Hashim

Thaçit. Edhe pse me vota të

manipuluara, ai e ka mandatin

e krijimit të Qeverisë dhe

ne nuk ishte dashur të jemi

pjesë e këtij marifeti, të cilin

e ka ndërtuar pikërisht Qeveria,

e cila i shpalli zgjedhjet e

parakohshme fi llimisht, e më

vonë të jashtëzakonshme. Ne

nuk shohim asnjë arsye për

të marrë pjesë, përkundrazi

shohim arsye për të mos qenë

pjesë e këtij marifeti.

Express: A keni pasur kontakte

me zyrtarë të PDK’së ?

Daut Haradinaj: Nëse më

pyetni personalisht, kontaktet

unë kurrë nuk i kam shkëputur

dhe kurrë nuk do t’i shkëpus jo

vetëm me PDK’në, por me të

gjitha partitë politike. Por, nëse

fl asim për koalicione - jo. Personalisht

nuk kam pasur. Ju i

dini qëndrimet e mia, nuk do

të duhej të kishte...

Express: Po zyrtarët tjerë të

AAK’së, a janë duke komunikuar

me PDK’në për koalicionin,

Nënkryetari Blerim Shala

apo dikush tjetër?

Daut Haradinaj: Ka pasur

ndoshta komunikime me nivele

ndërmjetësimi, por konkretisht,

për tema, për agjenda,

koalicione, unë nuk jam i informuar

që ka pasur. Të paktën

prej zgjedhjeve e deri tash jo,

përpos atyre takimeve të cilat

janë publike dhe të cilat kanë

qenë për situatën në Kosovë, që

ishte krijuar në atë kohë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!