27.10.2014 Views

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raiffeisen Bank në Kosovë 2007

Segmentet raportuese

Trajnimi dhe menaxhimi i punonjësve

Numri i punonjësve të bankës është duke u rritur vazhdimisht krahas zhvillimit të biznesit. Në fund të 2007,

banka ka pasur 616 punonjës që paraqet më shumë se 20% të stafit të përgjithshëm të sektorit bankar në

Kosovë.

Numri i punonjësve

Punonjësit

600

500

400

Raiffeisen Bank në Kosovë është e përkushtuar të sigurojë se

punonjësit e saj zhvillojnë aftësitë dhe dijen e tyre duke iu ofruar

trajnime të brendshme dhe të jashtme dhe mundësi tjera. Këto

projekte kanë rezultuar në përmirësimin e fushave të produkteve

dhe proceseve si dhe kanë siguruar shërbime më efikase për

klientë.

300

200

100

0

Në 2007, diku afër 91% prej numrit të përgjithshëm të

punonjësve të bankës sonë kanë marrë pjesë në programe të

ndryshme trajnimi, mbledhje pune apo seminare. Departamenti

i resurseve njerëzore dhe trajnimeve pothuajse ka dyfishuar

numrin e ditëve të trajnimit në krahasim me vitin e kaluar. Ky

numër ka arritur prej 2048 në 3446 ditë trajnimi. Raiffeisen

Bank në Kosovë ka bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme

me Shoqatën e Bankave në Kosovë në identifikimin dhe përkrahjen e programeve të reja të trajnimit dhe në

bashkëpunim me këshilltarë ndërkombëtarë ka investuar vazhdimisht në licensimin e trajnerëve të brendshëm

në fushën e menaxhimit të shitjes dhe udhëheqjes për të ofruar trajnime të kualitetit të lartë për punonjësit e

saj dhe të rrisë mundësinë e ngritjes së tyre profesionale.

2002 2003 2004 2005 2006 2007

Për vitin e tretë radhazi, banka ka vazhduar me programin e praktikantëve për studentët më të mirë të disa

universiteteve në Kosovë. Në vitin 2007, përveç Universitetit Amerikan të Kosovës, Universitetit të Prishtinës,

Fakultetit Ekonomik, Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë janë krijuar marrëdhënie edhe me universitet

tjera siç janë: Iliria, AAB, Dardania, Universiteti i Stuhl në Tetovë dhe Fakulteti i Biznesit në Pejë. Qëllimi i

këtij programi ishtë të rrisë përkrahjen për punonjësit dhe t’iu ofrojë mundësi studentëve të njihen me punën

në bankë. Pas përfundimit të praktikës një numër i caktuar i këtyre studentëve janë zgjedhur dhe janë

pranuar në departamente apo degë të ndryshme të bankës sonë si punonjës me orar të plotë.

Në kuadër të praktikës në bankë, studentët kanë pasur mundësi të zbatojnë dhe krahasojnë njohurinë e tyre

të fituar gjatë studimeve edhe përmes përvojës së tyre në praktikë. Gjatë kësaj përvoje njëri ndër qëllimet

kryesore ka qenë edhe krijimi i një qasjeje profesionale ndaj punës. Dhe së fundi ata kanë arritur që të

krijojnë një përvojë të punës që do t’iu ndihmojë në karrierën e tyre të mëtutjeshme.

Përveç veprimtarive të përmendura më lart, Raiffeisen Bank ka vazhduar të përkrahë studimet pasdiplomike

si dhe kurse të specilizimit për punonjësit e saj. Qëllimi i kësaj është të përkrahë stafin e saj për të fituar

njohuri të reja që do të mundësojnë progres të mëtutjeshëm në bankë. Si rezultat i kësaj, dy punonjës

të bankës kanë diplomuar në 2007 në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë i cili është i

certifikuar nga Universiteti i Teknologjisë në Vjenë, në fushën e Menaxhmentit të Inxhinierisë dhe Menaxhimit

të Kualitetit të Përgjithshëm, përderisa një punonjës tjetër është duke përcjellur programin për mësim në

distancë në Menaxhim Financiar në Universitetin e Londrës deri më 2009.

Përveç kësaj, shumë grupe të punonjësve të shitjes, riskut, financave dhe auditimit kanë ndjekur kurse

profesionale të kontabilitetit dhe financave me Shoqatën për Shërbime të Financave dhe Kontabilitetit (AFAS)

dhe Shoqatën për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK).

Termat Ekonomia në Kosovë Përmbledhje e rezultateve Segmentet Pasqyrat financiare Adresat

www.raiffeisen-kosovo.com

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!