27.10.2014 Views

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

Raport vjetor - Raiffeisen Bank Kosovo JSC

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raiffeisen Bank në Kosovë 2007

Prezantim i shkurtër

Prezantim i shkurtër nga

Kryetari i Bordit Menaxhues

Është kënaqësi e veçantë të raportoj se Raiffeisen Bank në Kosovë ka vazhduar

trendin e saj të fuqishëm të rritjes edhe në vitin 2007 duke arritur rezultate

rekorde. Qëllimet tona kryesore ishin ta pasurojmë edhe më tutje ofertën tonë

për klientë dhe të vazhdojmë të përkrahim bizneset duke i kushtuar vëmendje të

veçantë mikrobizneseve. Kemi qenë shumë të suksesshëm në të dy aspektet dhe

kemi arritur të forcojmë pozitën tonë në treg.

Në fund të vitit 2007, totali i aktives së Raiffeisen Bank në Kosovë ishte 477

milionë Euro që paraqet një rritje prej 27% në krahasim me fund-vitin 2006.

Portfolio e kredive të bankës shënoi rritje prej 49% në 342 milionë Euro, ndërsa

depozitat u rritën për 27.6% në 396 milionë Euro. Raiffeisen Bank me një kapital

prej 44 milionë Euro mbeti banka më e mirë në Kosovë sa i përket kapitalit. Duke

qenë 100% pronë e Raiffeisen International Bank Holding AG dhe duke poseduar

një kapital të tillë i ka ndihmuar bankës të zhvillojë më tutje produktet e kursimit si

dhe ato kreditore në pajtim me nevojat e tregut në Kosovë.

Për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më specifike kërkesave të klientëve, që nga janari 2007 e kemi

ndarë dhe ristrukturuar segmentin e bizneseve të vogla dhe të mesme në dy segmente të veçanta:

segmentin për biznese të vogla dhe segmentin për mikrobiznese. Të dy këto segmente kanë arritur

rezutate mjaft të mira gjatë vitit 2007. Ndërsa segmenti i korporatave vazhdoi të jetë i fokusuar në

ofrimin e produkteve financiare për klientët vendorë dhe ata ndërkombëtarë. Portfolio e kredive të

segmentit të korporatave ka shënuar një rritje prej 70% në krahasim me vitin 2006.

Duke prezantuar Visa Kredit Kartelën, Depozitën Hipotekare dhe Depozitën Flexi për herë të parë

në tregun bankar, banka arriti ta ruajë rolin e saj si nismëtare në treg. Kredia për studentë, Kreditë

për klientët që nuk e marrin rrogën përmes bankës si dhe Kreditë për vetura të përdorura ishin

produktet e reja kreditore që iu kanë ofruar klientëve përveç ndryshimit të kushteve për Kredinë

hipotekare komerciale dhe Kredinë personale. Duke u bazuar në sugjerimet e klientëve tanë,

Raiffeisen Bank ka zgjeruar edhe më tutje rrjetin e distribuimit me qëllim që të ofrojë një standard

të lartë të shërbimeve bankare të cilat klientët i presin nga ne.

Dëshiroj të konkludoj se ky vit i sukseshëm vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me

klientët tanë si dhe performancën e suksesshme të stafit tonë. Ishte pikërisht përkrahja e tyre që na

mundësoi të marrim çmimin prestigjioz “Banka e vitit” nga The Banker, revistë e njohur e Grupit

Financial Times. Ky çmim është njohje e punës dhe trendit të rritjes sonë në 2007 si dhe një

motivim i veçantë për ne. Edhe njëherë, dëshiroj të falemnderoj shumë klientët dhe punonjësit tanë.

Jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë zhvillimin tonë të mëtutjeshëm.

Oliver J Whittle

Drejtor ekzekutiv

Raiffeisen Bank në Kosovë

Termat Ekonomia në Kosovë Përmbledhje e rezultateve Segmentet Pasqyrat financiare Adresat

www.raiffeisen-kosovo.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!