12.07.2015 Views

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kolë Idromeno «Motra Tone» (1883)Portreti i parë psikologjik dhe një nga kryeveprat e artit shqiptar. U realizua nëvitin 1883. Piktura paraqet motrën e Idromenos, Tonen, të veshur me kostumpopullor shkodran. Vende-vende është punuar me teknikën e velaturës, me shtresatë shumta. Vlera të veçanta paraqet trajtimi plastik i duarve, i qafës dhe i draperisë.Ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.Abdurrahim Buza “Vallja shqiptare” (1971)Tabloja “Vallja shqiptare” u krijua në vitin 1971. Ajo dallohet për intonacionetkromatike, vizatimin e figurave në mënyrë gati primitive, si dhe për dekorativitetine saj. Ruhet në galerinë “Buza”, në Tiranë.Përforcimi – Analizë e një vepreNë fund të këtij mësimi, nxënësi ka për detyrë të analizojë një prej veprave mëtë njohura shqiptare “Motra Tone” të Kol Idromenos. Më poshtë po japim hapat qëduhet të ndjekin nxënësit për të nxjerrë në pah mesazhet dhe vlerat që përcjell kjovepër.Për të shqyrtuar një pikturë së pari analizojmë subjektin dhe kodet vizuale tëpërdorura, vijojmë me pas me gjetjen e mesazhit që përcjell kjo vepër dhe në fundpërpiqemi të japim një koment individual.1. Përshkrimi i subjektita) fillon me autorin, titullin, vendndodhjen e veprës, datën e krijimit, përmasat,teknikat dhe nga e ka marrë frymëzimit për krijimin e saj.b) zbuloni funksionin e veprës, nga është porositur, ku duhet të ishte vendosur,përse momentalisht ndodhet në një mjedis tjetër nga ai që duhet të ishte dhenëse është restauruar ndonjëherë apo jo.c) Saktësoni nëse është një vepër religjioze, festive, mitologjike, historike, nëseështë një peizazh, një natyrë e vdekur, një tentativë, në të gjitha format abstrakte.d) Nëse vepra është abstrakte atëherë kaloni në kodet pamore (forma, linja, ngjyraetj.).e) Njihni artistin dhe veprat e tij, momentin historik dhe kulturor kur ai ka jetuar,rrymat që ka bashkuar.2. Analiza e kodeve pamore – analizoni kodet që njihni dhe që përbëjnë veprën.a) Pika – Pikat çfarë përmasash kanë? Janë të kombinuara me njëra-tjetrën apo tëizoluara? Çfarë efektesh krijojnë?b) Linja – Cilat janë prirjet lineare më të dukshme? Linja përcakton format, volumin,lëviz lirshëm apo krijon elemente dekorative?c) Cilat janë karakteristikat e saj më të dukshme (drejtimi, prirja, trashësia dhemarrëdhëniet harmonike me linjat e tjera)?d) Çfarë efektesh prodhon (palëvizshmëri, lëvizshmëri, ritëm etj.)?20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!