12.07.2015 Views

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

Trashëgimia jonë kulturore - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kreu VI. Legjislacioni për Trashëgiminënatyrore dhe <strong>kulturore</strong>6. 1. Konventa ndërkombëtare për trashëgiminë BotëroreNë përfundim të mësimit do të jeni të aftë:- të përcaktoni se ç’është Konventa Ndërkombëtare e Trashëgimisë Botërore;- të renditni të drejtat dhe detyrat që rrjedhin nga të qenit anëtar i kësajkonvente;- të shpjegoni përmbajtjen, strukturën dhe institucionet e saj.Më poshtë po japim disa nga Konventat Ndërkombëtare për TrashëgiminëBotërore.a- Konventa evropiane e kulturës, Paris 1954Konventa e Parisit përbëhet nga 11-të nene. Në nenin e parë thuhet se çdopalë kontraktuese do të marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen, inkurajimin dhezhvillimin e pasurisë <strong>kulturore</strong> të përbashkët evropiane. Në nenin e dytë flitet përinkurajimin nga ana e çdo shteti për mësimin e gjuhëve të huaja. Ndërsa në nenin3 dhe 4 flitet për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për qarkullimindhe shkëmbimin e njerëzve dhe objekteve me vlerë <strong>kulturore</strong>.Në nenin 5 dhe 6 flitet për një pikë të rëndësishme që ka të bëjë me atë se, çdovend që zotëron një element të rëndësishëm të trashëgimisë <strong>kulturore</strong> të përbashkët,do të marrë masa të nevojshme për t’i mbrojtur ato. Të gjitha propozimet nga vendete ndryshme do t’i kalojnë një komisioni ekspertësh në fushën e kulturës i caktuar ngaKëshilli i Evropës.Në nenin 9 të Konventës thuhet se ajo është e hapur për firmë ndaj anëtarëvetë Këshillit të Evropës. Duhet të ratifikohet, dhe instrumentet e ratifikimit do tëdepozitohen pranë sekretarit gjeneral të Këshillit të Evropës, i cili do të notifikojëinstrumentet e ratifikimit dhe aderimin e gjithë anëtarëve të Këshillit dhe shtetevepjesëmarrëse.Në nenin 10 thuhet se çdo shtet duhet të specifikojë territoret ku do të aplikohenkëto ligje dhe do t’i nisin sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës një deklaratëqë ai ua dërgon të gjithë palëve Kontraktuese.b- Konventa evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike Valleta,Spanjë, 1992Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, e zhvilluar në Valeta,përbëhet nga 18 nene. Në nenin e parë jepet përkufizimi i trashëgimisë arkeologjike36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!