11.12.2022 Views

Matematika 12 - Liber per mesuesin

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Matematika 12

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Dt. _____________________

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII

Tema mësimore: Përmbledhje dhe përsëritje;

Eksplorim (përtej provimeve)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore

sipas temës mësimore

Nxënësi/ja:

- përdor vërtetimin e drejtpërdrejtë, vërtetimin me

shqyrtim të rasteve të mundshme dhe kundërshembullin

për të vërtetuar ose hedhur poshtë fjalitë;

- kryen veprimet me fuqitë dhe zbaton vetitë e tyre;

- kryen veprimet me rrënjët dhe zbaton vetitë e tyre;

- zgjidh në mënyra të ndryshme ekuacione të fuqisë së

dytë;

- zgjidh në mënyra të ndryshme sisteme ekuacionesh;

- përdor ekuacionet e drejtëzave dhe rrathëve në sistemin

koordinativ;

- zgjidh në mënyra të ndryshme inekuacionet lineare dhe

të fuqisë së dytë.

Situata e të nxënit:

Vlerësim i nxënësit nga nxënësi

Fjalët kyçe: fuqi; rrënjë; sistem ekuacionesh;

drejtëz; rreth; inekuacion; grafik; vërtetim;

kundërshembull; sistem koordinativ.

Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit; vizore, kompas, Lidhja me fushat e tjera ose me temat

makinë llogaritëse.

ndërkurrikulare: Shkenca; Fizika.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit:

Parashikimi i njohurive: Mësuesi/ja fton nxënësit të rikujtojnë konceptet kryesore të kapitullit. Për këtë

ai/ajo udhëzon nxënësit të punojnë në grupe katërshe dhe përcakton detyrat për secilin nga grupet.

Përshkruani

vetitë e

fuqive

Përshkruani

vetitë e rrethit

Përshkruani

vetitë e

rrënjëve

Tregoni mënyrat e

ndryshme për të

zgjidhur një ekuacion

të fuqisë së dytë

Tregoni mënyrat e

ndryshme për të

zgjidhur një ekuacion

të fuqisë së dytë

Tregoni mënyrat e ndryshme

për të zgjidhur një sistem

ekuacionesh

Fakte rreth rrethit dhe

drejtëzës

Duke punuar në grup, nxënësit plotësojnë ç’dinë për secilin prej atyre koncepteve dhe i shoqërojnë ato me

shembuj përkatës.

Ndërtimi i njohurive: Grupet prezantojnë punën e tyre në tabelë. Nxënësit e tjerë mund të plotësojnë punën

e grupit që prezanton. Pas kësaj veprimtarie, ku nxënësit rikujtuan dhe rifreskuan edhe njëherë njohuritë e

kapitullit, mësuesi/ja i fton ata të punojnë në dyshe, me shokun e bankës ushtrime nga faqja 39.

39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!