11.12.2022 Views

Matematika 12 - Liber per mesuesin

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Matematika 12

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Dt. _____________________

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII

Tema mësimore: Përmbledhje dhe përsëritje;

Eksplorim (përtej provimeve)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

- kryen veprime me polinome;

- vërteton identitete të ndryshme duke kryer shndërrime

identike;

- njehson fuqinë e një polinomi me ndihmën e koeficienteve

binomiale;

- skicon grafikë të funksioneve të ndryshme;

- analizon vetitë kryesore të grafikut të funksionit si simetritë,

prerjet me boshtet, asimptotat, zhvendosjet.

Situata e të nxënit:

- Kutia që formohet nga copa e

llamarinës.

- Lëvizja e një grimce elementare.

Fjalët kyçe: polinom; monom; simetri;

asimtotë; grafik; funksion; teorema Bezu;

koeficiente binomiale; kombinacione; n!;

C n,r

.

Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit; makinë grafike; Lidhja me fushat e tjera ose me temat

vizore.

ndërkurrikulare: Shkenca.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit:

Parashikimi i njohurive: Mësuesi/ja ka shkruar në tabelë fjalët:

dhe fton nxënësit të formojnë fjali të ndryshme ku të tregojnë lidhjen midis tyre apo fakte të ndryshme që

kanë mësuar në këtë kapitull.

Nxënësit punojnë në dyshe për kërkesën më lart. Prezantohen gjetjet e nxënësve dhe nëpërmjet kësaj

veprimtarie arrihet përsëritja e njohurive kryesore të kapitullit.

Ndërtimi i njohurive: Më pas, mësuesi/ja ndan klasën në grupe me nga 4 nxënës. Paraprakisht ai/ajo

ka përgatitur fisha me ushtrime për çdo grup. Çdo grup ka detyrë të veçantë: një pjesëtim polinomi, një

zbërthim polinomial dhe një skicim grafiku p.sh.:

a) pjesëtoni polinomin 2x 3 – 3x 2 – 26x + 3 me (x – 3) ushtrimi 12 fq. 64;

b) (2 – ax) 9 ushtrimi 11 fq. 64;

c) skiconi grafikun e funksionit y = (x – 6) 3 ushtrimi 19 fq. 65.

Nxënësit marrin kohën e mjaftueshme për të zgjidhur ushtrimet. Ndërkohë, mësuesi/ja vëzhgon punën e

nxënësve pa ndërhyrë. Pasi kanë punuar në grupet e tyre, përfaqësuesit e grupeve që kanë të njëjtën situatë

këmbejnë fletoret dhe kështu krahasojnë përgjigjet e korrigjojnë veten dhe shokët.

Më pas, përgjigjet e kërkesave diskutohen në tabelë. Mësuesi/ja ndërhyn me pyetje pas çdo përgjigje për të

sjellë në vëmendje të nxënësve konceptet kyçe p.sh.:

në pjesëtimin e polinomeve u drejton nxënësve pyetjen:

- A mund ta shprehni ndryshe polinomin pas pjesëtimit që realizuat?

- në ndërtimin e grafikut u drejton nxënësve pyetjen:

- Cilin grafik shfrytëzuat për këtë ndërtim? Cilat janë pikat kyçe që evidentuat?

- në zbërthimin polinomial u drejton pyetjen:

- Si lidhen koeficientet e monomeve me fuqinë e monomeve? etj.

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!