11.12.2022 Views

Matematika 12 - Liber per mesuesin

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Matematika 12

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Dt. _____________________

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII

Tema mësimore: Zbërthimi dhe faktorizimi

(Shkathtësi dhe aftësi & Arsyetim dhe zgjidhje

problemore)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore

sipas temës mësimore

Nxënësi/ja:

- dallon monomin dhe polinomin nga shprehje të tjera;

- shndërron shprehje të ndryshme duke përdorur

faktorizimin dhe thjeshtimin;

- vërteton identitetet me ndihmën e faktorizimeve.

- përdor metodën e koeficienteve të pacaktuara për të

faktorizuar një polinom.

Situata e të nxënit:

- Për çfarë na shërben matematika?

- Trekëndëshi i Paskalit

Fjalët kyçe: monom; polinom; faktorizim;

thjeshtim; zbërthim; identitet; metoda e

koeficienteve të pacaktuara.

Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Teknologji.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit:

Parashikimi i njohurive: Mësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë hyrjen e kapitullit 2 “Polinomet dhe teorema

biniomale” dhe të diskutojnë nën kontekstin: Për çfarë na shërben matematika. Diskutohet me nxënësit

rreth zbatimeve të shumta të tyre në jetën reale.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët:

dhe ju kërkon nxënësve të tregojnë lidhjen midis tyre dhe kuptimin për secilën prej tyre, duke përdorur

dhe shembuj konkretë.

Nxënësit japin përgjigjet e tyre dhe mësuesja kujdeset që të rikujtohen të gjitha konceptet dhe lidhjet midis

tyre.

Mësuesi/ja shënon në tabelë shprehje të ndryshme, që përmbajnë mbledhje, zbritje, shumëzime, rrënjë etj.,

dhe kërkon që nxënësit të dallojnë ndër to: monomet, polinomet, gradën për secilin prej monomeve dhe

polinomeve të caktuara.

P.sh.: në shprehjen x 3 − 4xy 2 + 5x

6 − 8 përcaktoni ndryshoret, eksponentët, monomet përbërës.

Ndërtimi i njohurive: Pasi janë evidentuar edhe njëherë kuptimet e: monomit, polinomit, gradës së

polinomit, mësuesi/ja fton nxënësit të shndërrojnë shprehjen: (3x + 2y) 2 – (2x – 3y) 2 .

Nxënësit punojnë në dyshe për zbërthimin e shprehjes më sipër. Fillimisht, secili nga nxënësit zbërthen në

mënyrë të pavarur kllapat. Më pas, dyshet, bashkojnë rezultatet me njëri-tjetrin, duke i vendosur monomet

e ngjashme nën njëra-tjetrën. Pas reduktimit, dyshet e afërta krahasojnë rezultatet.

Dyshet më të shpejta mund të sfidojnë njëra-tjetrën me një shembull të dytë. Rezultati prezantohet në

tabelë dhe në këtë mënyrë nxënësit kontrollojnë punën e tyre.

Mësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë për procesin e anasjelltë të zbërthimit. Në funksion të kësaj, në

tabelë shënohet barazimi: 15x 3 + 8x 2 – 26x + 8 = (3x 2 + 4x – 2)(5x – 4).

Nxënësit fillimisht kryejnë shumëzimin e secilës kufizë të kllapës së parë, me secilën prej kufizave të kllapës

së dytë dhe më pas krahasojnë rezultatin e tyre me polinomin në anën e majtë të barazimit.

Mësuesi/ja evidenton faktin se secila prej kllapave të anës së djathtë emërtohet faktor, dhe procesi quhet

faktorizim.

Pritshmëritë janë që nxënësit të pyesin vetë: A mund të gjejmë vetë faktorët e një polinomi?

Në të kundërt, mësuesi/ja ju drejton nxënësve këtë pyetje. Fillimisht sillet në vëmendje të nxënësve,

faktorizimi i polinomeve të fuqisë së dytë (të cilat janë zhvilluar në klasë të 10 dhe 11).

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!