06.01.2013 Views

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1.1 Krijimi i një strukture efikase organizative

Për shumë qytetarë, vendimet më të rëndësishme të cilat udhëheqësit komunal i marrin kanë të bëjnë me

mënyrën se si ata i shpenzojnë të hyrat e vjelura nga taksat dhe tarifat, domethënë cilat projekte do të

realizohen apo cilat shërbime do të fillojnë apo do të përmirësohen. Në të njëjtën mënyrë dhe ndoshta

edhe më e rëndësishme, tani komunat po vërejnë se gatishmëria e qytetarëve për të paguar taksa dhe

tarifa fuqimisht varet ose ndikohet nga besimi i tyre se komuna do t’i shfrytëzojë këto të hyra mençurisht

dhe në mënyrë të drejtë për të përmirësuar kushtet e komunitetit.

Procesi i zgjedhjes së këtyre projekteve është i rëndësishëm dhe kompleks. I rëndësishëm sepse komuna

dhe qytetarët varen nga procesi për të përcaktuar se si t’i shpenzojnë të hyrat në dispozicion dhe të bëjnë

përmirësime në kushtet e komunitetit. Kompleks sepse procesi duhet të garantojë se paratë shpenzohen

në mënyrë përkatëse, por në të njëjtën kohë duhet të përkujdeset që zërat e shumë individëve

(qytetarëve, drejtorive komunale dhe zyrtarëve të zgjedhur) të dëgjohen dhe të merren parasysh në

mënyrë të drejtë dhe transparente.

Programi i investimit kapital përgatitet me udhëzim të kryetarit të komunës mbi bazën e kërkesave të

projekteve që janë dorëzuar nga drejtoritë, anëtarët e kuvendeve komunale, qytetarët dhe OJQ-të.

Kryetari i komunës rekomandon programin dhe buxhetin në kuvendin komunal i cili është përgjegjës për

ta shqyrtuar atë në mënyrë të pavarur dhe miratuar programin dhe fondet përkatëse. Në sistemin e

decentralizuar të qeverisjes lokale në Kosovë, çdo komunë mund të themeloje strukturën e saj

organizative për t’i përmbushur nevojat e veta dhe për të mbështetur këtë proces.

Meqë procesi i PIK-it është proces i vazhdueshëm vjetor, komunat tashmë kanë përvojë me këtë proces

dhe me strukturën organizative të cilën e shfrytëzojnë për të implementuar procesin e PIK-it në komunat

e tyre. Komunat duhen të shqyrtojnë strukturën e tyre organizative për t’u siguruar se procesi i

rëndësishëm dhe kompleks do të funksionojë në mënyrë efektive për t’i përmbushur objektivat në vijim:

• Përpilimi dhe miratimi i listës së projekteve prioritare të cilat mund të realizohen më të hyrat në

dispozicion,

• Menaxhimi i procesit kompleks komunal që përfshin shumë drejtori të ndryshme, komitete,

dëgjime dhe mbledhje publike brenda një kohe të kufizuar,

• Sigurimi i qytetarëve në komunitet se procesi i zgjedhjes është i drejtë dhe promovon interesin

më të madh të të gjitha pjesëve dhe individëve të komunitetit.

Komunat e ndryshme kërkojnë struktura të ndryshme organizative. Në komunat më të mëdha, zyra e

PIK-ut mund të ketë pozitën e përhershme me orar të plotë dhe të kërkojë disa nëpunës. Në komunat

më të vogla pozita e PIK-ut mund të jetë me orar jo të plotë ose pozitë e përbashkët me detyra të tjera.

Në minimum, komunat duhet të përcaktojnë një nëpunës të PIK-ut i cili është përgjegjës për realizimin e

objektivave të lartpërmendura. Aftësia e personit për t’i arritur këto objektiva shpesh varet nga

kualifikimet dhe përvoja e saj/tij, ose edhe nga mbështetja administrative dhe e menaxhmentit, e cila jepet

nga kryetari dhe nga drejtorët e drejtorive. Nëpunësi i PIK-ut nuk merr vendim përfundimtar për

projektet që duhet të përfshihen në PIK. Nëpunësi i PIK, përderisa punon për kryetarin, menaxhon një

proces kompleks dhe puna e tij varet nga bashkëpunimi, informacionet dhe ndihma nga një numri madh i

njerëzve.

Ekzistojnë disa zgjedhje organizative për PIK brenda një komune. Zgjedhja do të varet nga rrethanat

lokale, duke përfshirë madhësinë e komunës, madhësinë buxhetit të PIK dhe rëndësinë e programit të

PIK-ut.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!