06.01.2013 Views

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

� Përpilimi i kalendarit preliminar të PIK, duke përfshirë të gjithë hapat e

rëndësishëm brenda komunës. Komuna duhet të përpilojë kalendarin e PIK para se procesi

formal të fillojë. Shumë hapa ndërmerren para se nëpunësi i PIK të përpilojë listën e projekteve. PIK

duhet të koordinohet pasi që procesi i PIP të jetë shpallur nga MEF-i.

� Përpilimi i formularëve të ri, veçanërisht për qytetarët dhe anëtarët e kuvendit

komunal. Shqyrtoni formularët e vitit të kaluar dhe vendosni nëse formularët e ri duhet të

disenjohen për drejtoritë, qytetarët dhe anëtarët e kuvendit për t’ua lehtësuar punën atyre në

propozimin e projekteve apo pajimeve. Nëpunësi i PIK duhet të bashkëpunojë ngushtë me një a dy

drejtoritë kryesore në shqyrtimin dhe përpilimin e formularëve shtesë në mënyrë që ata të jenë të

mund të përdoren me sukses. Formularët e rinj për qytetarë dhe anëtarë të kuvendit mund të jenë

të thjeshtë por duhet të përmbajnë idetë kryesore të projektit. Shembuj të formularëve për kërkesa

të projekteve nga qytetarët gjenden në shtojcë. Shih seksionin 1.3 më lartë.

� Dhënia e udhëzimeve për plotësimin e formularëve. Nëpunësi i PIK duhet të ofrojë

trajnim për mënyrën e përgatitjes së formularëve dhe t’u ofrojë ndihmë të vazhdueshme teknike

drejtorive. Pilot testimi i formularëve dhe udhëzimeve do të ndihmojë në identifikimin dhe

korrigjimin e problemeve. Njëra nga vonesat më të mëdha rrjedhë nga formularët e pakompletuar.

Udhëzimet për qytetarë dhe anëtarë të kuvendit mund të përfshihen në këta formularë.

� Ndërmarrja e vlerësimeve kapitale. Drejtorët e drejtorive duhet të bëjnë vlerësimin e

nevojave për drejtoritë e tyre para se të fillojnë përpilimin e listës së projekteve të nevojshme.

Vlerësimi i nevojës është proces shumë i rëndësishëm për komunikimin e nevojave të komunitetit

para qytetarëve, udhëheqësve të zgjedhur dhe drejtorive tjera komunale. Vlerësimi i nevojës merr

kohë për t’u shkruar por koha para se të fillojë procesi i PIK është kohë shumë e përshtatshme për

këtë aktivitet. Vlerësimi i nevojës është gjithashtu shumë i vlefshëm për nëpunësin e PIK në mënyrë

që ai ta shfrytëzojë atë në përpilimin e projekteve finale për buxhet kapital. Shih seksionin 1.5 më

lartë.

� Përpilimi i kritereve për vlerësimin e projekteve. Nëpunësi i PIK duhet të shqyrtojë

procesin përmes të cilit projektet janë prioritizuar dhe zgjedhur në procesin e fundit buxhetor të

PIK. A ishte procesi i thjesht, qartësisht i definuar dhe i kuptuar nga akterët dhe qytetarët? Ai ka

përfshirë lista përfundimtare e projekteve, qëllimet e komunitetit dhe politikat kapitale? Nëpunësi i

PIK duhet të diskutojë këto çështje me anëtarët e komitetit të PIK për t’i bërë rekomandime

kryetarit të komunës. Ekziston kohë e mjaftueshme për të përpiluar dhe definuar kriteret e

selektimit të projekteve. Shih seksionin 1.6 më lartë.

� Përpilimi listës preliminare të projekteve. Zyra e PIK duhet të përpilojë një listë

preliminare të projekteve të mundshëm për procesin e PIK. Këtu mund të përfshihen projektet që

nuk janë financuar vitin paraprak, zotimet e bëra në dokumentet e miratuara së voni (planet urbane,

planet ekonomike zhvillimore), sugjerimet nga komuniteti ndërkombëtar dhe ministritë, etj.

� Përpilimi i planit të komunikimit të PIK. Në procesin modern të PIK, nevojat e

komunikimit janë të mëdha. Planifikimi për komunikim efikas më së miri bëhet përmes planit të

komunikimit i cili përpilohet nga nëpunësi i PIK dhe nëpunësi për komunikim para se procesi formal

të fillojë. Ky plan i komunikimit do të sigurojë komunikim efektiv me qytetarë, anëtarët e kuvendit

komunal, media, kryetarët e komunës dhe anëtarë të tjera të stafit komunal. Shih seksionin 1.7 më

lartë.

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!