06.01.2013 Views

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

– kjo i mundëson komunës që të tregojë në mënyrë transparente saktësisht ku po shpenzohen fondet

e saj. Së treti, projektet kapitale mund të përfshijë burime të shumta të financimit, siç janë të hyrat

vetanake, grantet, rezervat dhe madje edhe borxhet.

Ekziston një numër përfitimesh të cilat mund të rezultojnë nga përpilimi i Programit të Investimit Kapital

efikas. PIK-u u lejon komunave që të:

• Koordinojnë – PIK-I është një vegël kryesore për bashkimin e planeve të drejtorive komunale në

një vend, në mënyrë që të gjitha planet për bërjen e investimeve kapitale për komunitetin të

shikohen bashkërisht.

• Fokusohen në objektivat e komunitetit – duke i bashkuar planet nga drejtoritë e posaçme në një

vend, ato mund të maten kundruall objektivave të komunitetit, dhe jo vetëm kundrejt objektivave

të drejtorive të posaçëm.

• Informojnë publikun – PIK-i është mjet i shkëlqyeshëm për informimin e publikut rreth nevojave

dhe projekteve kapitale dhe ndihmon në ndërtimin e mbështetjes nga ana e publikut..

• Planifikojnë në faza dhe radhisin projektet në mënyrë efikase – identifikimi i përmirësimeve fizike

kryesore në një vend mundëson që projektet të realizohen me radhë njëri pas tjetrit.

• Koordinojnë me buxhetin operues – Procesi i PIK-it identifikon ndikimin e projektit të ri në

buxhetin operues duke identifikuar kërkesat për mirëmbajtje dhe stafin shtesë që nevojitet për

ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të reja.

v. Transparenca dhe programi i përmirësimit kapital

PIK-i ofron një lidhje të rëndësishme ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë komunale. Qytetarët shpesh i

konsiderojnë vendimet për mënyrën e shpenzimit të të hyrave komunale si vendime më të

rëndësishëm të cilat zyrtarët e zgjedhur i marrin. Kjo është për arsye se këto janë paratë e qytetarit

që shpenzohen dhe së dyti se ato shpenzohen në shërbimet dhe objektet që shfrytëzohen nga ata.

Fitimi i besimit të qytetarit fillon me procesin e planifikimit participues dhe transparent. Qytetarët

dëshirojnë që qeveritë e tyre lokale të performojnë në nivel të lartë dhe me kompetencë si dhe

dëshirojnë që ata të jenë të përgjegjshëm në vendimet e tyre. Në mënyrë që komunat të jenë të

përgjegjshme, ato duhet të jenë transparente. Transparenca në qeverinë lokale është gjëja kryesore në

ndërtimin e besimit.

Ligjet e Republikës së Kosovës dhe ligjet që rregullojnë çështjet e qeverive komunale, të zyrtarëve të

zgjedhur dhe të emëruar si dhe të shërbyesve civil parashohin se nuk do të ketë konflikte të interesit

në mesin e zyrtarëve gjatë përpilimit të buxhetit kapital. Asnjë nga individët që hartojnë buxhetin e

PIK-ut nuk mund të vendosin për buxhetin, nëse ata apo anëtarët e familjes së tyre kanë interes

personal apo financiar në rezultatin e procesit.

Në komunat e Kosovës, qytetarët dhe udhëheqësit e bizneseve kanë mundësi të japin sugjerime për

projektin dhe t’i identifikojnë prioritetet e tyre me iniciativën e tyre, apo në dëgjimet publike dhe në

mbledhjet publike. Sugjerimet e këtyre individëve duhet të jenë faktorë të rëndësishëm në

vendimmarrjen komunale. Prandaj, i tërë procesi i zgjedhjes si dhe i llogaritjes së kostos së projekteve

duhet të jetë i hapur për publikun. Në vijim jepen disa sugjerime:

• Projektet e listuar në Programin e Investimit Kapital duhet të jenë projekte diskrete (siç është

“Asfaltimi i rrugës Tërstenik 2”, jo kategoritë e projekteve, si “asfaltimi i rrugëve”.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!